}

NewsArticle

04/05/2010

Qendrën e Kosovës për Siguri Publike e vizitoi drejtori i Njësisë Speciale të Shqipërisë

Vushtrri, 04 maj ’10- Qendrën e Kosovës  për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH),  sot e vizitoi drejtori i njësisë Speciale  nga Republika e Shqipërisë z. Luigj Vathi, i cili u prit nga drejtori i Drejtorisë për Përkrahje Programore z. Ali Bajgora, Agjencionet dhe stafi menaxhues i Qendrës. Z. Bajgora e ka informuar delegacionin  për strukturën organizative, kapacitet si dhe trajnimet të cilat mbahen në Qendër nga Agjencionet e Sigurisë Publike. Gjithashtu  Bjagora e informoi delegacionin  se Qendra  ka bashkëpunime te shumta me sektorët e sigurisë edhe nga Shqipëria, ku shumë pjesëtarë të sigurisë nga ky shtet janë trajnuar  në QKSPEZH.
Ndërsa drejtori i Njësisë Speciale nga Republika e Shqipërisë z. Vathi ka falënderuar udhëheqësit e Qendrës për mundësinë që iu është dhënë pjesëtarëve të sigurisë nga Shqipëria të trajnohen në QKSPEZH.
Qëllimi i kësaj vizite ishte që në të ardhmen të arrihet një marrëveshje bashkëpunimi në mes te dyjave shteteve në fushën e sigurisë.
Në fund të këtij takimi  delegacioni bëri një vizitë objekteve dhe disa nga pajisjet me të cilat trajnohen  pjesëtaret e Agjencioneve të sigurisë në Qendër.

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Në QKSPEZH filloi trajnimi bazë i gjeneratës së 41 të Policisë së Kosovës
Në QKSPEZH filloi trajnimi bazë i gjeneratës së 41 të Policisë së Kosovës

Vushtrri, 26 prill ’10 -  Sot në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH) filloi trajnimin bazë gjenerata e 41-të e Policisë së Kosovës. Trajnimi do të zgjas 12 javë dhe marrin pjesë 75 kadetë të rinj.
Kryeshefi Ekzekutiv i Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim, z.Shermet Ahmeti  dhe nënkolonel Driton Zabërgja kanë përshëndetur kadetët e rinj duke iu uruar që këtë trajnim ta përfundojnë më sukses.  Ndryshe këta kadetë kanë qenë pjesëtarë të Divizionit të Sigurimit në Policinë e Kosovës detyra e të cilëve ka qenë që të bëjnë sigurimin e objekteve të  institucioneve të Kosovës.

Lexo më shumë
Në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike përfundoi kursi i Menaxhimit të nivelit të lartë
Në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike përfundoi kursi i Menaxhimit të nivelit të lartë

Vushtrri, 14 maj 10- Në vazhdën e trajnime të cilat mbahen në Qendrën e Kosovës për Siguri, Publike Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH), sot përfundoi kursi  “Menaxhimi i nivelit të lartë”, në të  cilin trajnim morën pjesë 15 pjesëmarrës.
Ky trajnim zgjati  katër javë ku pjesëmarrësit ishin zyrtarë nga Policia e Kosovës, Dogana e Kosovës si dhe zyrtarë nga stafi civil i Qendrës. Ne ceremoninë e certifikimit të pranishëm ishin Kreshefi Ekzekutiv i QKSPEZH-it, Shermet Ahmeti, drejtori për Përkrahje Programore, Ali Bajgora, nënkolonel Driton Zabërxha  si dhe përfaqësues nga Policia e Kosovës. Kryeshefi Ekzekutiv i Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim, Shermet Ahmeti tha se ngritja e kapaciteteve të sigurisë publike është nevojë e domosdoshme. “Ky trajnim do të iu ndihmojë në të ardhme në fushën e menaxhimit të nivelit të lartë që punët, detyrat dhe përgjegjësit ti kryeni në mënyrë sa më të mirë dhe profesionale”, tha Ahmeti.  Ndërkaq nënkolonel Driton Zabërxha tha  se kryerja e këtij kursi të sapo certifikuarve do t’iu ndihmojë  që këta pjesëtarë punën e tyre ta menaxhojnë në mënyrë sa më profesionale. “Ky është kursi i parë i mbajtur nga trajnerët tanë dhe janë përfshirë të gjitha fushat ku juve ju nevojiten për shkathtësitë e juaja menaxheriale”, tha Zabërxha.
Në fund të kësaj ceremonie pjesëmarrëseve të trajnimit  iu shpërndan Certifikatat.

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës