}

NewsArticle

26/04/2010

Në QKSPEZH filloi trajnimi bazë i gjeneratës së 41 të Policisë së Kosovës

Vushtrri, 26 prill ’10 -  Sot në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH) filloi trajnimin bazë gjenerata e 41-të e Policisë së Kosovës. Trajnimi do të zgjas 12 javë dhe marrin pjesë 75 kadetë të rinj.
Kryeshefi Ekzekutiv i Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim, z.Shermet Ahmeti  dhe nënkolonel Driton Zabërgja kanë përshëndetur kadetët e rinj duke iu uruar që këtë trajnim ta përfundojnë më sukses.  Ndryshe këta kadetë kanë qenë pjesëtarë të Divizionit të Sigurimit në Policinë e Kosovës detyra e të cilëve ka qenë që të bëjnë sigurimin e objekteve të  institucioneve të Kosovës.

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Sot u Certifikuan pjesëtaret e DME-së nga Shqipëria dhe Kosova
Sot u Certifikuan pjesëtaret e DME-së nga Shqipëria dhe Kosova

Vushtrri, 23 prill ’10- Pas një trajnimi dy javorë të mbajtur në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim sot u certifikuan 10 pjesëtaret e  Departamentit të Emergjencave nga Republika e Shqipërisë si dhe 26 nga Kosova.  Në ceremoninë e certifikimit e cila u mbajt në fshatin  Studime të Vushtrrisë të pranishëm ishin Ministri i Punëve të Brendshme  Bajram Rexhepi, drejtori i Departamentit të Emergjencave Fadil Kodra,  Kryeshefi Ekzekutiv i Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim Sheremet Ahmeti, përfaqësues nga ambasada e Shqipërisë si dhe përfaqësues nga  OSBE-ja.
Ministri i Punëve të Brendshme z. Bajram Rexhepi në fjalimin  e tij gjatë kësaj ceremonie premtoj se do të angazhohet maksimalisht që të krijoj kushte edhe më të mira për trajnuesit e emergjencave. Ai tha se  sfidat me të cilat ballafaqohemi si mungesa e pajisjeve të mjaftueshme, zhvillimi i  trajnimeve të avancuara, permisimi  i kushteve te punës, duhet të adresohen me urgjencë në mënyrë që të arsyetohen pritjet e qytetareve të vendit.  “Në realizimin e përgjegjësive dhe prioriteteve tona të përbashkëta do ta keni mbështetjen time të pa rezervë.Tashmë kemi kompletuar infrastrukturën ligjore ndërkohë jemi duke punuar në themelimin e agjencisë për reagimin emergjent si mekanizëm ekzekutivë në kuadër te Ministrisë së Punëve të Brendshme’’, tha ministri Rexhepi.Ministri Rexhepi është shprehur i kënaqur që marrëveshja për bashkëpunim në aspektin e politikë-bërjes mes të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës dhe asaj të Republikës së Shqipërisë  është duke u realizuar. Ndërsa Kryeshefi Ekzekutiv i QKSPEZH-it, Shermet Ahmeti  është shprehur i kënaqur që në këtë  Qendër, trajnimin bazikë për zjarrëfikje dhe shpëtim e kanë kryer  26 pjesëtarë të DME-së nga Kosovës dhe 10 pjesëtarë nga Shqipëria. “Për Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim kjo është një kënaqësi dhe nder, pasi që kjo në njërën anë do t’i kontribuojë zhvillimit të mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve  dhe në anën tjetër shpie kah objektivat e QKSPEZH-it që në të ardhmen të jetë një qendër trajnues për tërë rajonin tonë për pjesëtarët e agjencive të sigurisë publike”, tha z.Ahmeti.Ndërkaq shefi i Departamentit të Emergjencave në kuadër të QKSPEZH-it,Rrahman Sefedini, tha se pjesëmarrësit e emergjencave nga Shqipëria u trajnuan duke u bazuar në planë programet mësimore të aprovuara para njësisë së akreditimit në QKZPEZH.  Ai tha se këta pjesëmarrës janë trajnuar duke i respektuar të gjitha rregullat dhe standardet taktiko -zjarrfikës të Republikës së Kosovës. Gjithashtu pjesëmarrësit në këtë ceremoni vlerësuan lartë punën dhe angazhimin që bëhet në QKSPEZH.  Pjesëmarrësit e trajnimit të të dyjave shteteve demonstruan ushtrime të përbashkëta për zjarrëfikje dhe shpëtim. Në fund ceremonisë   ministri z.Rexhepi  shpërndau certifikatat pjesëmarrësve të trajnimit.

Lexo më shumë
Qendrën e Kosovës për Siguri Publike e vizitoi drejtori i Njësisë Speciale të Shqipërisë
Qendrën e Kosovës për Siguri Publike e vizitoi drejtori i Njësisë Speciale të Shqipërisë

Vushtrri, 04 maj ’10- Qendrën e Kosovës  për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH),  sot e vizitoi drejtori i njësisë Speciale  nga Republika e Shqipërisë z. Luigj Vathi, i cili u prit nga drejtori i Drejtorisë për Përkrahje Programore z. Ali Bajgora, Agjencionet dhe stafi menaxhues i Qendrës. Z. Bajgora e ka informuar delegacionin  për strukturën organizative, kapacitet si dhe trajnimet të cilat mbahen në Qendër nga Agjencionet e Sigurisë Publike. Gjithashtu  Bjagora e informoi delegacionin  se Qendra  ka bashkëpunime te shumta me sektorët e sigurisë edhe nga Shqipëria, ku shumë pjesëtarë të sigurisë nga ky shtet janë trajnuar  në QKSPEZH.
Ndërsa drejtori i Njësisë Speciale nga Republika e Shqipërisë z. Vathi ka falënderuar udhëheqësit e Qendrës për mundësinë që iu është dhënë pjesëtarëve të sigurisë nga Shqipëria të trajnohen në QKSPEZH.
Qëllimi i kësaj vizite ishte që në të ardhmen të arrihet një marrëveshje bashkëpunimi në mes te dyjave shteteve në fushën e sigurisë.
Në fund të këtij takimi  delegacioni bëri një vizitë objekteve dhe disa nga pajisjet me të cilat trajnohen  pjesëtaret e Agjencioneve të sigurisë në Qendër.

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës