}

NewsArticle

12/09/2018

Komiteti Drejtuese i Projektit të Binjakëzimit mbajti takimin e radhës

Vushtrri,  12 shtator 2018  – Komiteti  Drejtuese i Projektit të Binjakëzimit që ka për qëllim përkrahjen e  mëtejme të  arsimit  në fushën e sigurisë publike, sot në  Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), mbajt takimi i tij të radhës ku u raportua për ecurinë e projektit për tre mujorin e fundit të këtij viti. Ekspertët raportuan se të tri komponentët  që janë zhvilluar në këtë tre mujor janë realizuar më sukses.  

 
Në takim të pranishëm ishin Drejtori  i  Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi, Massimiliano Prozzo  nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Udhëheqësja e Projektit të Binjakëzimit  Krista Haak,  Ritva Vahakoski eksperte e projektit të binjakëzimit,  u/d i Dekanit të Fakultetit të Sigurisë Publike Nexhat Jasahri, Nderim Gërguri  nga  Ministria e Punëve të Brendshme, Tringë Sokoli nga Ministria e Integrimeve Evropiane, Milorad Corac nga Policia e Kosovës,  Adem Shala  nga Shërbimi Sprovues i Kosovës, Bujar Mustafa nga Inspektorati Policor i Kosovës, Bashkim Arifi nga Dogana e Kosovës, Iset Lahu nga Agjencioni i Menaxhimit të Emergjent si dhe zyrtarë tjerë të Akademisë.

Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi duke folur për  rrjedhat e projektit  u shpreh i lumtur që projekti deri me tani u realizua me sukses.

Drejtori Smakiqi  falënderoi të gjithë agjencionet për bashkëpunimin e vazhdueshëm që janë duke e bërë në realizimin e projektit  të binjakëzimit.

Në takim drejtori Smakiqi vlerësoi se gjatë periudhës  të  projektit të binjakëzimit në Akademi është shënuar progres ku janë realizuar disa projekte të mëdha që janë më interes për AKSP-në dhe për zbatuesit e ligjit.

“Në Akademi janë shënuar një mori suksesesh si Akreditimin i Akademisë nga ana e autoritetit Kombëtarë të Kualifikimeve për akreditim institucional dhe validim të programeve profesionale dhe mbajtja e trajnimeve të shumta që janë duke u realizuar” , u shpreh Smakiqi.

Ai vlerësoi lartë realizimin e komponentës një që ka të bëjë më zhvillimin e strukturave të qëndrueshme të trajnimit profesional që përfaqësojnë të gjitha agjencitë e sigurisë publike të koordinuar  nga Akademia, komponentin dy që ka të bëjë me ngritjen dhe avancimin e mëtutjeshëm të  programit Bachelor në AKSP si dhe komponentin tre për kontributin rreth funksionalizimit të plotë të  Institutit për Hulumtim dhe Zhvillim në Akademi për të mirën e të gjitha agjencioneve të sigurisë publike.

Ndërsa, Krista Haak, udhëheqëse e projektit të binjakëzimit  duke falënderuar të gjitha akterët për bashkëpunim  vlerësoi se deri në këtë fazë projekti është realizuar më sukses.

Haak tha se gjatë kësaj periudhe fokusi kryesor ka qenë në trajnimet të cilat kanë qenë të nevojshme që të bëhet implementimi i korrikulës  për trajnimin profesional në nivelin e lartë arsimorë.

“Instruktorët të korrikulës profesionale prej gjashtë agjencive janë trajnuar që të sigurohet implementimi i korrikulës, gjithashtu të arriturat e mësimit si dhe metodat e mësimit dhe mësimdhënies.  Trajnimi për module të korrikulave është mbajtur dhe përveç kësaj trajnimi i fundi E-learning për stafin akademikë është mbajtur. Akademia ka shumë mundësi të mira që të përdorë E-learnig me kapacitet të plotë në të ardhmen”, u shpreh Haak duke u shprehur e lumtur së stafi i Akademisë dhe agjencioneve  janë shprehur të gatshëm të marrin pjesë në aktivitetet e ndryshme hulumtuese.

Haak tha se të gjitha këto të arritura janë rezultat i bashkëpunimit tw vazhdueshëm i të gjithë hisedarëve që kanë marrë pjesë në realizimin e planit.

Vlerësim pozitive për ecurinë e projektit nga dhënë edhe Massimiliano Prozzo  nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Prozzo tha se deri me tani nuk ka pasur asnjë pengesë dhe është bërë një punë shumë e suksesshme në praktikë.

“Është një konsensus  i përgjithshëm lidhur më vlerësimin pozitivë të këtij projekti  është një storie e suksesshme. E kam pas një sqarim nga kolegët e mijë dhe nga përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës se projekti ka arritur të gjitha rezultatet në të gjitha aktivitet e realizuar sipas planit”, u shpreh Prozzo.

Duke ofruar përkrahje në realizimin më sukses të projektit vlerësim pozitivë dhanë edhe përfaqësuesit e ministrive dhe të agjencioneve të sigurisë publike që ishin të pranishëm në këtë takim.

Prezantimin e raportit tre mujori të projektit të binjakëzimit e bëri, Ritva Vahakoski, këshilltare rezidente e binjakëzimit.

Vahakoski  gjatë prezantimit para të pranishmëve ka bërë sqarimin e secilit komponent.
 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

U mbajt takimi i radhës i Bordit të Akademisë
U mbajt takimi i radhës i Bordit të Akademisë

Vushtrri, 11 shtator 2018 - Sot në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike u mbajt  takimi i rregullt i Bordit të Akademisë.

Në këtë takim morën pjesë  Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi, u.d Dekani i Fakultetit të Sigurisë Nexhat Jashari, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Rashit Qalaj, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Sprovues të Kosovës Bajram Bujupi  njëherit  edhe kryesues i bordit,  Kryeshefe Ekzekutiv e Inspektoratit Policor të Kosovës Miradije Kelmendi,  Drejtori i Përgjithshëm i Doganave të Kosovës  Bahri Berisha,  Drejtori i Përgjithshëm i  Shërbimit Korrektues të Kosovës  Nehat Thaqi,  Drejtor i Përgjithshëm  i Agjencisë për Menaxhimin Emergjent Fadil Kodra, Drejtori i Departamentit për Rend dhe Siguri në OSBE Ake Roghe , Krista Haak udhëheqëse e projektit nga shtetet anëtare, Ritva Vahakoski Këshilltare Rezidente e Projektit të Binjakëzimit, Drita Perezic nga ICITAP, si dhe zyrtarë të lartë nga institucionet  përkatëse.

Në fjalën e tij hyrëse kryesuesi i Bordit Bajram Bujupi duke përshëndetur të pranishmit ai i uroi punë të mbarë Drejtorit të sapoemëruar në Policisë së Kosovës Rashit Qalaj  si dhe bashkëpunim si anëtarë i rregullt në Bordin e Akademisë.

Tema me rendësi në këtë takim ishin raporti  mbi zhvillimin e konkursit të pranimit të studentëve në programin bachelor dhe propozim ndryshimi i kuotave dhe nën-kuotave për institucionet e sigurisë publike në studime bachelor për vitin akademikë 2018/19, shqyrtimi i raportit gjashtë mujorë të punës së AKSP, janar- qershor 2018 si dhe themelimi i grupit punues për përcaktimin e trajnimeve obligative për personelin trajnues të Akademisë.

Gjatë këtij takimi  Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për siguri Publike Ismail Smakiqi prezantoi raportin gjashtë mujorë të punës së AKSP.


Puna dhe suksesi i Akademisë u vlerësua  lartë nga të pranishmit në këtë takim.
 

Lexo më shumë
Rishpallet konkursi për pranimin e studentëve në vitin e parë akademik 2018/2019
Rishpallet konkursi për pranimin e studentëve në vitin e parë akademik 2018/2019

Vushtrri, 17 shtator 2018 – Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP)  rishpallet konkursit për pranimin e studentëve  për vitin e ri akademik 2018/2019. Të drejtë aplikimi kanë vetëm  zyrtarët nga Dogana e Kosovës  dhe zyrtarët  nga Menaxhimi Emergjent i Kosovës. Aplikimi bëhet  online  në adresën elektronike. 


Për më shumë kliko më poshtë


KONKURSI

MANUALI

LINKU PËR APLIKIM: http://smu.aksp-ks.net:8090/
 

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës