}

NewsArticle

11/09/2018

U mbajt takimi i radhës i Bordit të Akademisë

Vushtrri, 11 shtator 2018 - Sot në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike u mbajt  takimi i rregullt i Bordit të Akademisë.

Në këtë takim morën pjesë  Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi, u.d Dekani i Fakultetit të Sigurisë Nexhat Jashari, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Rashit Qalaj, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Sprovues të Kosovës Bajram Bujupi  njëherit  edhe kryesues i bordit,  Kryeshefe Ekzekutiv e Inspektoratit Policor të Kosovës Miradije Kelmendi,  Drejtori i Përgjithshëm i Doganave të Kosovës  Bahri Berisha,  Drejtori i Përgjithshëm i  Shërbimit Korrektues të Kosovës  Nehat Thaqi,  Drejtor i Përgjithshëm  i Agjencisë për Menaxhimin Emergjent Fadil Kodra, Drejtori i Departamentit për Rend dhe Siguri në OSBE Ake Roghe , Krista Haak udhëheqëse e projektit nga shtetet anëtare, Ritva Vahakoski Këshilltare Rezidente e Projektit të Binjakëzimit, Drita Perezic nga ICITAP, si dhe zyrtarë të lartë nga institucionet  përkatëse.

Në fjalën e tij hyrëse kryesuesi i Bordit Bajram Bujupi duke përshëndetur të pranishmit ai i uroi punë të mbarë Drejtorit të sapoemëruar në Policisë së Kosovës Rashit Qalaj  si dhe bashkëpunim si anëtarë i rregullt në Bordin e Akademisë.

Tema me rendësi në këtë takim ishin raporti  mbi zhvillimin e konkursit të pranimit të studentëve në programin bachelor dhe propozim ndryshimi i kuotave dhe nën-kuotave për institucionet e sigurisë publike në studime bachelor për vitin akademikë 2018/19, shqyrtimi i raportit gjashtë mujorë të punës së AKSP, janar- qershor 2018 si dhe themelimi i grupit punues për përcaktimin e trajnimeve obligative për personelin trajnues të Akademisë.

Gjatë këtij takimi  Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për siguri Publike Ismail Smakiqi prezantoi raportin gjashtë mujorë të punës së AKSP.


Puna dhe suksesi i Akademisë u vlerësua  lartë nga të pranishmit në këtë takim.
 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

 Zëvendëskomandanti i KFOR-it  Csomboki vizitoi Akademinë
Zëvendëskomandanti i KFOR-it Csomboki vizitoi Akademinë
 Vushtrri, 04 shtator –   Zëvendëskomandanti i KFOR-it, gjeneral brigade Janos Csomboki shoqëruar nga nënkolonel  Antonello Catalano  dhe Tomics Batary  vizituan Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, ku u  priten nga Drejtori i Departamentit të Trajnimeve Kastriot Jashari, Drejtori i Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përbashkëta Rrahim Rexha dhe Udhëheqësi i Divizionit për Marrëdhënie më Jashtë Avni Istrefi.

Qëllimi i kësaj vizite ishte të diskutohet  rreth mundësisë së bashkëpunimit  në zhvillimin  trajnimeve për zyrtarët e sigurisë në vend.

Drejtorin e Departamentit të Trajnimeve Kastriot Jashari, e informoi delegacioni për misionit dhe aktiviteteve që zhvillohen në Akademi.

Më këtë rast Jashari bëri një prezantim të detajuar rreth strukturës së trajnimeve, rreth  bashkëpunimit që ka Akademia ka më CEPOL-in dhe më organizata tjera ndërkombëtare të sigurisë  si dhe për proceset nëpër të cila është duke kaluar AKSP.  

Tutje, Jashari u shpreh i gatshëm që Akademia të vazhdojë bashkëpunimin më KFOR-in për realizimin e trajnimeve në fushën e sigurisë.

Ndërsa, zëvendëskomandanti i KFOR-it, gjeneral brigade Janos Csombok uroi Akademinë për të arriturat, ndërkohë që u shpreh i gatshëm për bashkëpunim  rreth realizimit të trajnimeve për organizatat e sigurisë në vend.


Në fund delegacioni vizitoi ambientin e Akademisë ku patën mundësi të shoh më për së afërmi se ku zhvillohen planet dhe trajnimet.







Lexo më shumë
Komiteti  Drejtuese i Projektit të Binjakëzimit mbajti takimin e radhës
Komiteti Drejtuese i Projektit të Binjakëzimit mbajti takimin e radhës

Vushtrri,  12 shtator 2018  – Komiteti  Drejtuese i Projektit të Binjakëzimit që ka për qëllim përkrahjen e  mëtejme të  arsimit  në fushën e sigurisë publike, sot në  Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), mbajt takimi i tij të radhës ku u raportua për ecurinë e projektit për tre mujorin e fundit të këtij viti. Ekspertët raportuan se të tri komponentët  që janë zhvilluar në këtë tre mujor janë realizuar më sukses.  

 
Në takim të pranishëm ishin Drejtori  i  Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi, Massimiliano Prozzo  nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, Udhëheqësja e Projektit të Binjakëzimit  Krista Haak,  Ritva Vahakoski eksperte e projektit të binjakëzimit,  u/d i Dekanit të Fakultetit të Sigurisë Publike Nexhat Jasahri, Nderim Gërguri  nga  Ministria e Punëve të Brendshme, Tringë Sokoli nga Ministria e Integrimeve Evropiane, Milorad Corac nga Policia e Kosovës,  Adem Shala  nga Shërbimi Sprovues i Kosovës, Bujar Mustafa nga Inspektorati Policor i Kosovës, Bashkim Arifi nga Dogana e Kosovës, Iset Lahu nga Agjencioni i Menaxhimit të Emergjent si dhe zyrtarë tjerë të Akademisë.

Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi duke folur për  rrjedhat e projektit  u shpreh i lumtur që projekti deri me tani u realizua me sukses.

Drejtori Smakiqi  falënderoi të gjithë agjencionet për bashkëpunimin e vazhdueshëm që janë duke e bërë në realizimin e projektit  të binjakëzimit.

Në takim drejtori Smakiqi vlerësoi se gjatë periudhës  të  projektit të binjakëzimit në Akademi është shënuar progres ku janë realizuar disa projekte të mëdha që janë më interes për AKSP-në dhe për zbatuesit e ligjit.

“Në Akademi janë shënuar një mori suksesesh si Akreditimin i Akademisë nga ana e autoritetit Kombëtarë të Kualifikimeve për akreditim institucional dhe validim të programeve profesionale dhe mbajtja e trajnimeve të shumta që janë duke u realizuar” , u shpreh Smakiqi.

Ai vlerësoi lartë realizimin e komponentës një që ka të bëjë më zhvillimin e strukturave të qëndrueshme të trajnimit profesional që përfaqësojnë të gjitha agjencitë e sigurisë publike të koordinuar  nga Akademia, komponentin dy që ka të bëjë me ngritjen dhe avancimin e mëtutjeshëm të  programit Bachelor në AKSP si dhe komponentin tre për kontributin rreth funksionalizimit të plotë të  Institutit për Hulumtim dhe Zhvillim në Akademi për të mirën e të gjitha agjencioneve të sigurisë publike.

Ndërsa, Krista Haak, udhëheqëse e projektit të binjakëzimit  duke falënderuar të gjitha akterët për bashkëpunim  vlerësoi se deri në këtë fazë projekti është realizuar më sukses.

Haak tha se gjatë kësaj periudhe fokusi kryesor ka qenë në trajnimet të cilat kanë qenë të nevojshme që të bëhet implementimi i korrikulës  për trajnimin profesional në nivelin e lartë arsimorë.

“Instruktorët të korrikulës profesionale prej gjashtë agjencive janë trajnuar që të sigurohet implementimi i korrikulës, gjithashtu të arriturat e mësimit si dhe metodat e mësimit dhe mësimdhënies.  Trajnimi për module të korrikulave është mbajtur dhe përveç kësaj trajnimi i fundi E-learning për stafin akademikë është mbajtur. Akademia ka shumë mundësi të mira që të përdorë E-learnig me kapacitet të plotë në të ardhmen”, u shpreh Haak duke u shprehur e lumtur së stafi i Akademisë dhe agjencioneve  janë shprehur të gatshëm të marrin pjesë në aktivitetet e ndryshme hulumtuese.

Haak tha se të gjitha këto të arritura janë rezultat i bashkëpunimit tw vazhdueshëm i të gjithë hisedarëve që kanë marrë pjesë në realizimin e planit.

Vlerësim pozitive për ecurinë e projektit nga dhënë edhe Massimiliano Prozzo  nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Prozzo tha se deri me tani nuk ka pasur asnjë pengesë dhe është bërë një punë shumë e suksesshme në praktikë.

“Është një konsensus  i përgjithshëm lidhur më vlerësimin pozitivë të këtij projekti  është një storie e suksesshme. E kam pas një sqarim nga kolegët e mijë dhe nga përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës se projekti ka arritur të gjitha rezultatet në të gjitha aktivitet e realizuar sipas planit”, u shpreh Prozzo.

Duke ofruar përkrahje në realizimin më sukses të projektit vlerësim pozitivë dhanë edhe përfaqësuesit e ministrive dhe të agjencioneve të sigurisë publike që ishin të pranishëm në këtë takim.

Prezantimin e raportit tre mujori të projektit të binjakëzimit e bëri, Ritva Vahakoski, këshilltare rezidente e binjakëzimit.

Vahakoski  gjatë prezantimit para të pranishmëve ka bërë sqarimin e secilit komponent.
 

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës