}

NewsArticle

27/02/2017

Në Akademi filloi trajnimi Shkolla e Stafit dhe Komandës Policore

Vushtrri, 20 shkurt 2017 - Sot në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike filloi trajnimi dhjete javor i Shkollës së Stafit dhe Komandës Policore, i cili po mbahet për të pestën herë. Në hapje të këtij trajnimi morën pjesë zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, Menaxheri i Programit të ICITAP në Kosovë, William Bochter, zyrtarja e lart e programit të ICITAP-it  Drita Perezic, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, Drejtori i Përgjithshëm i AKSP-së, Ismail Smakiqi, si dhe zyrtarë të tjerë nga këto institucione.

 

Në fjalën e tij, Bochter foli për rëndësinë e këtij trajnimi, ku mësimdhënësit janë nga Universiteti Northwestern nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai u shpreh mirënjohës për kontributin që AKSP ka dhënë gjithmonë në përkrahjen për mbajtjen e këtij trajnimi, duke vënë në pah gjithmonë ngritjen e nivelit të pjesëmarrësve pas përfundimit të tij. “ICITAP-i i është mirënjohës Akademisë për mbështetjen e këtij trajnimi dhe të gjitha aktiviteteve të cilat i zhvillon në partneritet, duke i falënderuar për përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë këtyre viteve”- tha Zoti Bochter.

 

Në fjalën e tij, Drejtori i Akademisë, Ismail Smakiqi, pasi  foli për historinë e mbajtjes së këtij trajnimi në AKSP, ai rikujtoi edhe karakterin regjional që ka pasur ky trajnim  gjatë katër herëve të kaluara. Drejtori Smakiqi vazhdoi të flasë për nivelin e lartë të trajnimit të ofruar nga mësimdhënësit prestigjiozë të Universitetit Northwestern nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Trajnimi dhe arsimimi i zbatuesve të ligjit, të cilat në themel kanë trajtimin e barabartë dhe të drejtë të gjithë qytetarëve dhe respektimin e të drejtave të njeriut, sot është pa dyshim parimi fondamental i shoqërive moderne, duke përfshirë institucionet e trajnimit dhe arsimimit të zbatueseve të ligjit”, shtoi Smakiqi.

 

Duke iu drejtuar studentëve Drejtori Smakiqi më tej tha: “Shfrytëzoni këtë rast unik në karrierën tuaj të përfitoni nga ky trajnim. Ju keni detyrë të jeni të përkushtuar. Suksesi do të iu bëjë krenar jo vetëm ju dhe familjet tuaja, suksesi juaj do të bëjë krenar të gjithë kolegët tuaj e në veçanti ata të cilët iu përzgjidhen të jeni pjesë e këtij trajnimi”.

Ndërsa zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, foli me konsideratën më ta lartë për cilësinë që ofron trajnimi në këtë Shkollë, duke ndarë me të pranishmit edhe përvojën e vet personale, kur ishte vijues i këtij trajnimi në gjeneratën e parë. Ndërsa për AKSP-në Hoxha tha se, me seriozitetin dhe nivelin që po tregon, tashmë është e cilësuar si njëra nga Akademitë më të njohura në rajonin tonë. Zëvendësministri Hoxha foli për sukseset e Policisë së Kosovës, duke u shprehur se sot “Policia e Kosovës është institucioni më i besueshëm jo vetëm në Kosovë po edhe në regjion, për çka flasin edhe raporte të institucioneve hulumtuese me kredibilitet ndërkombëtar”

 

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Shpend Maxhuni, po ashtu u shpreh mirënjohës për organizatorët e këtij trajnimi, programin e ICITAP në Kosovë, si dhe falënderoi AKSP-në për mbështetjen që i ka dhënë gjithmonë këtij aktiviteti të rëndësishëm. Në vazhdim të fjalës së tij, Drejtori Maxhuni foli për rëndësinë e të gjithë zyrtarëve pjesëmarrës në këtë trajnim, e veçanërisht të atyre nga policia, të cilëve, sipas tij, ky trajnim do të ju mundësojë që të avancohen dhe profesionalizohen më tej në pozita të larta udhëheqëse brenda kësaj organizate. Drejtori Maxhuni më tej tha se “pjesa dërmuese e oficereve policor të cilët kanë ndjek këtë trajnim, sot ndodhën në pozita menaxheriale në Policinë e Kosovës”.

 

Shkolla e Stafit dhe Komandës Policore po mbahet në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike për të pestën herë. Kjo Shkollë organizohet nga programi i ICITAP në Kosovë. Pjesëmarrës të saj kanë qenë zyrtarë të lartë në fushat e sigurisë publike nga të gjitha vendet e regjionit të Evropës Jug-Lindore. Përderisa kësaj here ajo është organizuar vetëm për zyrtarët e sigurisë publike nga Kosova.


 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Drejtori i Përgjithshëm Ismail Smakiqi priti në takim drejtorin e Akademisë Diplomatike Beqir Ismailin
Drejtori i Përgjithshëm Ismail Smakiqi priti në takim drejtorin e Akademisë Diplomatike Beqir Ismailin

Vushtrri, 07 shkurt 2017 -  Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Diplomatike në Kosovë,  Ambasadori Beqir Ismaili, i shoqëruar nga zyrtari i lartë për trajnime dhe zhvillim Enis Xhemaili,  sot vizitoi Akademinë e Kosovës  për  Siguri Publike (AKSP), ku u prit nga Drejtori i Përgjithshëm Ismail Smakiqi, dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike Bejtush Gashi dhe menaxhmenti i lartë i Akademisë.

Qëllimi i vizitës së ambasadorit Ismaili ishte që të njihet më për së afërmi me zhvillimet në Akademi.

Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Ismail Smakiqi e falënderoi ambasadorin Ismaili  për vizitën dhe njëherësh e vlerësoi këtë vizitë si shumë të rëndësishme.

Gjatë takimit, drejtori Smakiqi e njoftoi delegacionin e Akademisë Diplomatike për veprimtarinë e Akademisë, përfshirë të gjitha periudhat që nga themelimi e deri më sot. 

Smakiqi në theks të veçantë  foli për zhvillimet e fundit në Akademi, siç janë trajnimet dhe aktivitet tjera që kanë të bëjnë me fushën e sigurisë si dhe për hapjen e Fakultetit të Sigurisë Publike.

Delegacioni u njoftua po ashtu edhe për fillimin e projektit të dytë të binjakëzimit. Me këtë rast, delegacioni u informua lidhur me bashkëpunimin që Akademia ka  me të gjitha institucionet e sigurisë, qofshin ato vendore apo ndërkombëtare, si dhe për anëtarësimin e saj në asociacione dhe organizata ndërkombëtare në fushën e arsimit në siguri publike.

Drejtori Smakiqi u shpreh i gatshëm për bashkëpunim mes Akademisë së Kosovës për Siguri Publike dhe Akademisë Diplomatike.

Ndërkaq, Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Diplomatike në Kosovës, Beqir Ismaili, duke shprehur kënaqësinë e tij për vizitën në Akademi, vlerësoi se në AKSP bëhet një punë e mrekullueshme.

“Qëllimi i vizitës është që të njihemi më për se afërmi dhe për të shqyrtuar mundësinë e bashkëpunimit mes Akademisë për Siguri Publike dhe Akademisë Diplomatike”, tha Ismaili.

Ambasadori Beqir Ismaili më tutje shtoi se Akademia për Siguri Publike ka një rol shumë të rëndësishëm në Kosovë.

“Akademia është zemra e Kosovës, pasi që ka një përgjegjësi shumë të madhe për vendin, ku nga kjo varet siguria e fëmijëve tanë, siguria e shtetit, siguria e kufijve tanë, policia janë pasqyra e shtetit”, u shpreh Ismaili, duke thënë se sa më shumë bashkëpunim, sa më shumë shkëmbim të përvojave, suksesi është shumë më i madh. Në fund të dyja palët u shprehën të gatshme për një bashkëpunim të ndërsjellët.
 

Lexo më shumë
Në AKSP u mbajt ligjëratë për çështje të sigurisë “NATO dhe e ardhmja e sigurisë Euro-Atlantike” nga profesor dhe ushtarak të Kolegjit të Mbrojtjes së NATO-s
Në AKSP u mbajt ligjëratë për çështje të sigurisë “NATO dhe e ardhmja e sigurisë Euro-Atlantike” nga profesor dhe ushtarak të Kolegjit të Mbrojtjes së NATO-s

Vushtrri, 22 shkurt 2017 - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, para studentëve të Fakultetit sot u mbajt ligjëratë për çështje të sigurisë  “NATO dhe e ardhmja e sigurisë Euro-Atlantike” nga profesor dhe ushtarak të Kolegjit të Mbrojtjes së NATO-s, në përbërje: Gjeneral Lejtnant Giorgio Battisti Komandanti i Komandës së Trajnimit dhe Doktrinës të Ushtrisë Italiane, Dr. Brooke A. Smith-Windsor zëvendës Udhëheqësi i Divizionit të Hulumtimit në Kolegjin e Mbrojtjes së NATO-s, Kolonel Giuseppe Morabito Ish-Drejtor i Fakultetit të Lindjes së Mesme të Kolegjit të Mbrojtjes së NATO-s dhe Dr. Arian Starova Presidenti i Këshillit Atlantik të Shqipërisë.
 

Mysafirët nga Kolegji i Mbrojtjes së NATO-s u priten nga zëvendësministri i Ministrisë të Punëve të Brendshme  Valdet Hoxha, Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi, Dekani i Fakultetit të Sigurisë pranë AKSP-së Bejtush Gashi, Gjeneral brigade i FSK-së Gëzim Hazrolli, Sekretar i Përgjithshëm i Asociacionit të Euroatlantik të Kosovës Agron Jusufi  si dhe menagjmenti i lartë i Akademisë. Në ligjëratë morën pjesë partnerët e përhershëm të Akademisë, OSBE, ICITAP-i, Ekspertët e Projektit të Binjakëzimit, mësimdhënësit dhe studentët e Fakultetit të Sigurisë Publike.
 
Duke i falënderuar delegacionin për vizitën në Akademi drejtori Smakiqi tha se vet organizata NATO për të gjithë ne është e barabartë me kuptimin e fjalës liri.
 
Më pas Drejtori Smakiqi delegacionin e informoi me historikun e Akademisë, prioritetet, zhvillimet e fundit si dhe me bashkëpunimin ndërkombëtarë, duke vënë në pah ndihmën e vazhdueshme që kanë dhënë për vendin të gjithë mekanizmat ndërkombëtar e në mesin e tyre edhe NATO. 
 
Në fjalën e tije Smakiqi tha se Akademia është në funksion të trajnimit dhe arsimimit të lartë për të gjithë zbatuesit e ligjit në institucionet e sigurisë.
 
Smakiqi tha se përveç procesit të rregullt mësimor në Akademi zhvillohen edhe një seri ligjëratash nga institucione të sigurisë nga Evropa, duke shtuar se është privilegje që në mesin tonë sot kemi gjeneral, profesor të Kolegjit të Mbrojtjes së NATO-s.

Ndërsa zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme Valdet Hoxha duke shprehu falënderime në emër të Ministrit Skender Hyseni, tha,  “ ne jemi shume të lumtur që Akademia e Kosovës për Siguri Publike e cila cilësohet si njëra nga më të mirat në rajon është agjencion i Ministrisë së Punëve të Brendshme, por mbi të gjitha është pjesë e mekanizmave të suksesshëm të sigurisë të Republikës së Kosovës”.
 
Gjithashtu Hoxha shprehu qëndrimet dhe përkrahjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme për Akademinë në iniciativa të tilla të cilat kontribuojnë vendit, ku në veçanti falënderoi Drejtorin Smakiqi për punën dhe angazhimin me gjithë stafin për ndërtimin e një institucioni siç është bërë sot AKSP-ja.
 

Ai gjithashtu inkurajoi studentët që ti shfrytëzojnë këto ligjërata dhe që ti përkthejnë në rezultate në pozitat të cilat i mbajnë në institucionet prej nga vijnë.
 

Dekani i Fakultetit të Sigurisë pranë Akademisë Bejtush Gashi tha se ndihet i kënaqur me prezencën e zyrtarëve të NATO-s dhe organizimin e kësaj ligjërate në këto ditë të rëndësishme për Kosovën dhe rajonin me qëllim që nga ekspertet ndërkombëtar të marrim vizione për perspektivën  e NATO-s dhe sigurisë euro-atlantike si dhe shanset e Kosovës dhe rajonit për integrime në këto struktura.

Ndërsa Arian Starova President i këshillit Atlantikë Shqipërisë, tha se ndihet i lumtur që sot gjendët në Akademi një institucion i sigurisë, një punë e mrekullueshme që po bëhet, duke i falënderuar Drejtorin Smakiqi, Dekanin Bejtush Gashin, zëvendësministrin Hoxha. Ai tha se ky bashkëpunim në këtë drejtim do të vazhdojë edhe në të ardhmen me AKSP-në.
 
Më pas Zyrtarët e lartë të NATO-s duke shprehu falënderimet për Akademinë mbajtën ligjërata para studentëve dhe të pranishmëve në sallë lidhur me NATO-n, misionin e saj, anëtarësimin si rreth zhvillimeve të fundit të këtij misioni, ku në fund pati pyetje dhe diskutime nga të pranishmit.
 

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës