}

NewsArticle

07/02/2017

Drejtori i Përgjithshëm Ismail Smakiqi priti në takim drejtorin e Akademisë Diplomatike Beqir Ismailin

Vushtrri, 07 shkurt 2017 -  Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Diplomatike në Kosovë,  Ambasadori Beqir Ismaili, i shoqëruar nga zyrtari i lartë për trajnime dhe zhvillim Enis Xhemaili,  sot vizitoi Akademinë e Kosovës  për  Siguri Publike (AKSP), ku u prit nga Drejtori i Përgjithshëm Ismail Smakiqi, dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike Bejtush Gashi dhe menaxhmenti i lartë i Akademisë.

Qëllimi i vizitës së ambasadorit Ismaili ishte që të njihet më për së afërmi me zhvillimet në Akademi.

Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Ismail Smakiqi e falënderoi ambasadorin Ismaili  për vizitën dhe njëherësh e vlerësoi këtë vizitë si shumë të rëndësishme.

Gjatë takimit, drejtori Smakiqi e njoftoi delegacionin e Akademisë Diplomatike për veprimtarinë e Akademisë, përfshirë të gjitha periudhat që nga themelimi e deri më sot. 

Smakiqi në theks të veçantë  foli për zhvillimet e fundit në Akademi, siç janë trajnimet dhe aktivitet tjera që kanë të bëjnë me fushën e sigurisë si dhe për hapjen e Fakultetit të Sigurisë Publike.

Delegacioni u njoftua po ashtu edhe për fillimin e projektit të dytë të binjakëzimit. Me këtë rast, delegacioni u informua lidhur me bashkëpunimin që Akademia ka  me të gjitha institucionet e sigurisë, qofshin ato vendore apo ndërkombëtare, si dhe për anëtarësimin e saj në asociacione dhe organizata ndërkombëtare në fushën e arsimit në siguri publike.

Drejtori Smakiqi u shpreh i gatshëm për bashkëpunim mes Akademisë së Kosovës për Siguri Publike dhe Akademisë Diplomatike.

Ndërkaq, Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Diplomatike në Kosovës, Beqir Ismaili, duke shprehur kënaqësinë e tij për vizitën në Akademi, vlerësoi se në AKSP bëhet një punë e mrekullueshme.

“Qëllimi i vizitës është që të njihemi më për se afërmi dhe për të shqyrtuar mundësinë e bashkëpunimit mes Akademisë për Siguri Publike dhe Akademisë Diplomatike”, tha Ismaili.

Ambasadori Beqir Ismaili më tutje shtoi se Akademia për Siguri Publike ka një rol shumë të rëndësishëm në Kosovë.

“Akademia është zemra e Kosovës, pasi që ka një përgjegjësi shumë të madhe për vendin, ku nga kjo varet siguria e fëmijëve tanë, siguria e shtetit, siguria e kufijve tanë, policia janë pasqyra e shtetit”, u shpreh Ismaili, duke thënë se sa më shumë bashkëpunim, sa më shumë shkëmbim të përvojave, suksesi është shumë më i madh. Në fund të dyja palët u shprehën të gatshme për një bashkëpunim të ndërsjellët.
 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Prezantimi i të gjeturave “Studimi i Fizibilitetit - Themelimi i studimeve pasuniversitare në siguri publike dhe në sektorin e sigurisë në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike”
Prezantimi i të gjeturave “Studimi i Fizibilitetit - Themelimi i studimeve pasuniversitare në siguri publike dhe në sektorin e sigurisë në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike”

Prishtinë, 20 janar 2016 – Sot në Prishtinë në “Villa Gërmia” u bë Prezantimi i të gjeturave,  “Studimi i Fizibilitetit - Themelimi i studimeve pasuniversitare në sigurinë publike dhe në sektorin e sigurisë në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike”, nga eksperti i Misionit të OSBE-së në Kosovë  Klaus Welter.


Në takimin morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i AKSP-së Ismail Smakiqi, u.d /Drejtoresh e Departamentit  për Rend dhe Siguri në OSBE Vesna Vujovic  Ristovska, Drejtoresha e Departamentit për Arsim të Lartë në MASHT  Drita Kadriu, Udhëheqës i Departamentit për Integrim Evropian në Ministrinë e Financave  Rexhep Vasolli, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës Dejan Jankoviq, Dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike Bejtush Gashi, student të FSP në krye me Zijavere Rexhepi Keçmezi - Kryetare e Këshillit të studentëve në FSP, Shpresa  Muharremi Këshilltare Kombëtare e OSBE-së, Rafael Nievergelt  përfaqësues i KE, udhëheqës,  Këshilltar Rezident dhe Ekspertë të Projektit të Binjakëzimit, përfaqësuesit nga të gjitha ASP-së në Kosovë,  personeli udhëheqës, mësimdhënës dhe zyrtarë tjerë të lartë të AKSP-së. 


Drejtori Smakiqi, në hapjen e këtij takimi duke përshëndetur të pranishmit  tha se ky “Studim i Fizibilitetit gjegjësisht mundësia e themelimit të studimeve pasuniversitare në sigurinë publike dhe në sektorin e sigurisë në AKSP, përveç se hapë perspektiva të zhvillimit të kapaciteteve në sektorin e sigurisë publike, e vërteton kahen e duhur të zhvillimeve të deritashme në Akademi”. Më tutje Smakiqi vazhdoi duke thënë se, “Të gjithë ne prezent në këtë takim, në rrugën tonë të përbashkët që nga themelimi i Akademisë, e në veçanti në këto pesë vitet e fundit,  përfaqësues të Qeverisë së Kosovës – Ministrive përkatëse, Agjencive të Sigurisë Publike, Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, partner të ndërkombëtarë OSBE, ICITAP, Komision Evropian, kemi punuar me përkushtim për sigurinë publike, gjegjësisht ngritjen e kapaciteteve të zbatueseve të ligjit të punësuar në ASP. Sfida jonë e ardhshme do të jetë themelimi i studimeve pasuniversitare në sigurinë publike dhe përgjigjjen e parë se a është kjo e mundur do ta marrim sot nga eksperti Welter si rezultat të studimit që ai e ka bërë tani e dy muaj.


Në vazhdim fjalën e morri u.d /Drejtoresha e Departamentit  për Rend dhe Siguri në OSBE, Vesna Vujovic  Ristovska, e cila tha se OSBE-ja do të vazhdojë të përkrah Akademinë në  ndërtim e kapaciteteve   do të vazhdojnë gjithmonë të bashkërendohet me aktivitetet e përkrahura nga partnerët tjerë strategjikë vendor dhe ndërkombëtarë. 

“Fal bashkëpunimit të ngushtë me Zyrën e BE-së në Kosovë dhe AKSP-në, është përgatitur një studim fizibiliteti për gradën shkencore Master në fushë e rendit dhe të sigurisë publike, me qëllimin që të përcaktohet më tutje zhvillimi i karrierës të stafit të lartë në zbatimin e ligjit”, u shpreh  Ristovska.


Në vazhdim Welter, shpalosi studimin e fizibilitetit me ç’ rast ofroi rezultatet e hulumtimit. Ai tha se për mbledhjen e të dhënave janë përdorur diskutimet në grup, pyetësorët ose anketat, një analizë e shkurtër SWOT, analizat e dokumenteve dhe tryeza të rrumbullakëta.

 Welter shprehi entuziazmin e njerëzve që takoi duke thënë; “Pothuajse të gjithë të intervistuarit ishin të ngazëllyer për programin studimor të propozuar. Grupet e interesit si AKSP-së dhe ASP-së mendonin se ishte koha e duhur për këtë program studimor të propozuar duke pasur parasysh të kuptuarit më të mirë të hallkës së rëndësishme në mes të programit të akredituar Bachelor në Siguri Publike dhe programit të ardhshëm studimor Master në të njëjtën fushë. Prandaj, programi i propozuar studimor Master paraqet një mundësi të mrekullueshme për zhvillimin e karrierës së oficerëve të lartë të zbatimit të ligjit”. 


Numri më i madhe i të anketuarëve, studentët e Fakultetit të Sigurisë Publike nga gjithsej 145 anketa të lexueshme, 93,8% (136) dëshirojnë të shohin një ofertë pasuniversitare në të ardhmen. 

Në kapitullin “Fizibiliteti”,  Welter i përgjigjet me po,  themelimit të studimeve pasuniversitare në siguri publike në AKSP; kurse në kapitullin Rekomandimet, Welter numëroi nëntë rekomandime plotësim i të cilave do të ndihmonte dhe mundësonte themelimin e studimeve pasuniversitare. Në fund Welter duke shprehur komparacion me “sloganin” e anuesëve të hendbollit të  përfaqësuese gjermanë “If not now, when – Nëse jo tani, atëherë kur”, inkurajoi Akademinë dhe institucionet tjera të Kosovës të bëjnë program studimor pasuniversitar për studentët në fushën e sigurisë publike.


Ndërsa Drejtoresha e Departamentit për Arsim të Lartë në Ministrinë e Arsimit Drita Kadriu përgëzoi Akademinë për të gjitha të arriturat që ka bërë  deri me tani. “Iu shprehi mirënjohjen time, ju Drejtor Smakiqi dhe Akademisë, në emër të Ministrisë dhe iu përgëzoj që po përmbushni misionin që nga viti 2012 dhe studimi i Fizibilitetit në programin Master është edukim i vazhdueshëm dhe krijon kuadro të forta dhe mendje hapura për Agjencitë e Sigurisë Publike, u shpreh  Kadriu.


Rexhep Vasolli  duke vlerësuar se procesi i arsimimit në fushën e sigurisë po ecën ashtu siç është paraparë tha se aspekti financiarë është çështje mjaftë e rëndësishme për cilindo projekt që synohet të përfundojë më suksese . Nevoja e ngritjes së kapaciteteve është e nevojshme, sidomos në fushën e sigurisë publike dhe ne si ministri e përkrahim këtë proces – tha Vasolli.


Zëvendësdrejtori i  Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq falënderoj OSBE, AKSP që kanë iniciuar formimin e programit Master në Kosovë. Ai po ashtu falënderoj ekspertin  Welter për hulumtimin e bërë dhe shpresoj që ky studim të jetë mjaftë më rëndësi për agjencitë e sigurisë publike. 


Dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike në Akademi, Bejtush Gashi  tha se për studentët gjegjësisht të punësuarit në Agjencitë e Sigurisë Publike  një program i masterit është shumë i rëndësishme. Programi studimor Bechelor tanimë është stabil, kurse programi master përveç se do të ketë rëndësi për Agjencitë do të jetë i rëndësi edhe për kapacitetet e ardhshme të Fakultetit të Sigurisë Publike. 


Zonja Krista Hak Lideria e projektit të dytë të binjakëzimit falënderoj ekspertin Welter për një punë të madhe në Studimin e Fizibilitetit me qëllim të themelimit të studimeve pasuniversitare në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.


Fatos Haziri, mësimdhënës në Fakultetin e Sigurisë Publike falënderoi  Welter për hulumtim dhe tha se ky raport do të na shërbej si një guid e mire drejt qëllimit ton të themelimit të studimeve pasuniversitare në Akademi. Unë kam besim që ne i’a dalim.


Më e lumtura në këtë takim u shpreh studentja Zijavere Rexhepi Keçmezi, Kryetare e Këshillit të Studentëve në FSP. “ Unë jam shumë e lumtur për programin që e prezantoi Welter  duke shtuar se studentët me padurim po presin këtë program studimor të masterit, i cili do të na ndihmoj  në ngritjen tonë personale dhe të Agjencive në të cilat punojmë. Andaj besojmë në Akademinë në arritjen e këtij qëllimi tepër të rëndësishëm që ka të bëjë drejt për se drejti me sigurinë publike në vendin tonë”, përfundoi fjalën e sajë studentja Keçmezi.


Lexo më shumë
Në Akademi filloi trajnimi Shkolla e Stafit dhe Komandës Policore
Në Akademi filloi trajnimi Shkolla e Stafit dhe Komandës Policore

Vushtrri, 20 shkurt 2017 - Sot në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike filloi trajnimi dhjete javor i Shkollës së Stafit dhe Komandës Policore, i cili po mbahet për të pestën herë. Në hapje të këtij trajnimi morën pjesë zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, Menaxheri i Programit të ICITAP në Kosovë, William Bochter, zyrtarja e lart e programit të ICITAP-it  Drita Perezic, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, Drejtori i Përgjithshëm i AKSP-së, Ismail Smakiqi, si dhe zyrtarë të tjerë nga këto institucione.

 

Në fjalën e tij, Bochter foli për rëndësinë e këtij trajnimi, ku mësimdhënësit janë nga Universiteti Northwestern nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai u shpreh mirënjohës për kontributin që AKSP ka dhënë gjithmonë në përkrahjen për mbajtjen e këtij trajnimi, duke vënë në pah gjithmonë ngritjen e nivelit të pjesëmarrësve pas përfundimit të tij. “ICITAP-i i është mirënjohës Akademisë për mbështetjen e këtij trajnimi dhe të gjitha aktiviteteve të cilat i zhvillon në partneritet, duke i falënderuar për përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë këtyre viteve”- tha Zoti Bochter.

 

Në fjalën e tij, Drejtori i Akademisë, Ismail Smakiqi, pasi  foli për historinë e mbajtjes së këtij trajnimi në AKSP, ai rikujtoi edhe karakterin regjional që ka pasur ky trajnim  gjatë katër herëve të kaluara. Drejtori Smakiqi vazhdoi të flasë për nivelin e lartë të trajnimit të ofruar nga mësimdhënësit prestigjiozë të Universitetit Northwestern nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Trajnimi dhe arsimimi i zbatuesve të ligjit, të cilat në themel kanë trajtimin e barabartë dhe të drejtë të gjithë qytetarëve dhe respektimin e të drejtave të njeriut, sot është pa dyshim parimi fondamental i shoqërive moderne, duke përfshirë institucionet e trajnimit dhe arsimimit të zbatueseve të ligjit”, shtoi Smakiqi.

 

Duke iu drejtuar studentëve Drejtori Smakiqi më tej tha: “Shfrytëzoni këtë rast unik në karrierën tuaj të përfitoni nga ky trajnim. Ju keni detyrë të jeni të përkushtuar. Suksesi do të iu bëjë krenar jo vetëm ju dhe familjet tuaja, suksesi juaj do të bëjë krenar të gjithë kolegët tuaj e në veçanti ata të cilët iu përzgjidhen të jeni pjesë e këtij trajnimi”.

Ndërsa zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, foli me konsideratën më ta lartë për cilësinë që ofron trajnimi në këtë Shkollë, duke ndarë me të pranishmit edhe përvojën e vet personale, kur ishte vijues i këtij trajnimi në gjeneratën e parë. Ndërsa për AKSP-në Hoxha tha se, me seriozitetin dhe nivelin që po tregon, tashmë është e cilësuar si njëra nga Akademitë më të njohura në rajonin tonë. Zëvendësministri Hoxha foli për sukseset e Policisë së Kosovës, duke u shprehur se sot “Policia e Kosovës është institucioni më i besueshëm jo vetëm në Kosovë po edhe në regjion, për çka flasin edhe raporte të institucioneve hulumtuese me kredibilitet ndërkombëtar”

 

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Shpend Maxhuni, po ashtu u shpreh mirënjohës për organizatorët e këtij trajnimi, programin e ICITAP në Kosovë, si dhe falënderoi AKSP-në për mbështetjen që i ka dhënë gjithmonë këtij aktiviteti të rëndësishëm. Në vazhdim të fjalës së tij, Drejtori Maxhuni foli për rëndësinë e të gjithë zyrtarëve pjesëmarrës në këtë trajnim, e veçanërisht të atyre nga policia, të cilëve, sipas tij, ky trajnim do të ju mundësojë që të avancohen dhe profesionalizohen më tej në pozita të larta udhëheqëse brenda kësaj organizate. Drejtori Maxhuni më tej tha se “pjesa dërmuese e oficereve policor të cilët kanë ndjek këtë trajnim, sot ndodhën në pozita menaxheriale në Policinë e Kosovës”.

 

Shkolla e Stafit dhe Komandës Policore po mbahet në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike për të pestën herë. Kjo Shkollë organizohet nga programi i ICITAP në Kosovë. Pjesëmarrës të saj kanë qenë zyrtarë të lartë në fushat e sigurisë publike nga të gjitha vendet e regjionit të Evropës Jug-Lindore. Përderisa kësaj here ajo është organizuar vetëm për zyrtarët e sigurisë publike nga Kosova.


 

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës