}

NewsArticle

04/12/2009

Diplomoi gjenerata e 38-të e Shërbimit Korrektues të Kosovës

Vushtrri, 04 Dhjetor 2009 - Pas një trajnimi intensiv dymbëdhjetë javor të 20 oficerëve të rinj korrektues, në Qendrën për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim diplomoi gjenerata e 38-të e Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Në ceremoni ishin të pranishëm  Komisari i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Resmi Hoxha, Shefi i Trajnimeve në SHKK Tahir Krasniqi, N/kolonel Driton Zabergja, u.d Drejtor i Drejtorisë për Përkrahje Programore  Ali Bajgora si dhe familjarë të oficerëve të rinj të SHKK.

Komisari i SHKK-së, Resmi Hoxha përgëzoi oficerët për diplomimin. “Ne jemi të përkushtuar çdo herë që të mbizotërojë drejtësia, prandaj unë besoj që edhe kjo gjeneratë me përkushtim do të zbatojë  misionin duke pasur parasysh gjithmonë zbatimin e ligjit”, tha ndër të tjera z.Hoxha.

Ndërsa, u.d/Drejtori i Drejtorisë për Përkrahje Programore i QKSPEZH-it z. Bajgora i tha se “ne jemi të përkushtuar dhe vazhdojmë të mbështesim trajnimet që zhvillohen në qendër, sipas standardeve të kërkuara”.

Zëdhënësi i Gjeneratës së 38-të Arton Imeraj  tha se ne po u bashkohemi SHKK-së, si dhe do të përpiqemi të jemi sa më profesional dhe të përgjegjshëm në detyrat që na presin.
 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Një delegacion nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Integrime Evropiane e Kroacisë vizitoi QKSPEZH
Një delegacion nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Integrime Evropiane e Kroacisë vizitoi QKSPEZH

Vushtrri, 25 nëntor 2009 -  Sot në ora 14:00, Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH), në Vushtrri, e vizitoi një delegacion nga Kroacia i kryesuar nga Shefi i Njesisë për Siguri Ndërkombëtare pranë Drejtorisë Multilaterale të Ministrisë së Kroacisë për Punë të Jashtme dhe Integrime Evropiane, z.Andrej Dogan .  

Delegacioni u mirëprit nga u.d i Departamentit për Përkrahje Programore, z.Ali Bajgora, u.d Drejtor i Administratës dhe Logjistikës z. Erton Beka , stafi menaxhues i Qendrës dhe përfaqësues të Agjencive të Sigurisë Publike.


Qëllimi i vizitës ishte njohja për së afërmi me konceptin e trajnimeve në Qendrën Kosovare për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim.

Gjatë takimit z.Bajgora bëri një prezentim të punës,  aktiviteteve, misionit  dhe konceptit të QKSPEZH-të. Ai falënderoi delegacionin për vizitën bërë Qendrës, dhe tha se “në Qendrën  e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim kemi pasur instruktorë edhe nga Kroacia që kanë dhënë kontribut të madh në trajnimin e pjesëtarëve të Agjencive të Sigurisë Publike”.

Ndërsa, Delegacioni nga Kroacia u nda i kënaqur me punën të cilën e zhvillon Qendra e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim, dhe premtoi se shteti Kroat edhe në të ardhmën do ta ndihmoj në forma të ndryshme QKSPEZH-in.
 
Pas takimit, delegacioni në përcjellje të z. Bajgora dhe stafit menaxhues të Qendrës për Siguri Publike, bënë një vizitë rreth objekteve të QKSPEZH-it për tu njoftuar me infrastrukturën dhe me disa nga pajisjet me të cilat trajnohen zyrtarët e Agjencive të Sigurisë Publike.

Lexo më shumë
DIPLOMOI GJENERATA E 39-të E POLICISË  SË KOSOVËS
DIPLOMOI GJENERATA E 39-të E POLICISË SË KOSOVËS

Vushtrri, 04 Dhjetor 2009 - Pas një trajnimi të modifikuar 12 javor, në QKSPEZH diplomoi gjenerata e 39-të e  zyrtarëve të rinj të Policisë së Kosovës. Kjo gjeneratë numëron 70 pjesëtarë, të cilët u trajnuan me planprogramin e dizajnuar në bazë të standardeve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe sundim të ligjit.

Në ceremoni të diplomimit morën pjesë; zavendës Drejtori i DPPK-së Riza Shillova,Nënkolonel Driton Zabërgja, u.d Drejtor i Drejtorisë për Përkrahje Programore  Ali Bajgora,nga Shërbimi Korrektues i Kosovës,  Dogana e Kosovës, përfaqësues nga EULEX-i,  si dhe familjarë të të diplomuarëve.

\"\"Pjesmarrësit  në këtë ceremoni kanë vlerësuar lartë punën  e Policisë së Kosovës  duke i inkurajuar  ata  që  edhe në  të ardhmen të  shërbejnë në nivel të njejtë të bërë deri  tani.”.

Zavendës  drejtori i DPPK-së z. Shillova  vlerësoi se edukimi dhe zhvillimi luajnë rol të rëndësishëm në formimin e kuadrit profesional.
Gjithashtu ai kërkoi  përkushtimin maksimal nga kjo gjeneratë në zbatimin e ligjit të Kosovës.

U.d Drejtor i Departamentit për Përkrahje  Programore në QKSPEZH  z. Bajgora theksoi se dita e sotme po shënon edhe një sukses madhorë që po kurorëzohet si rezultat i angazhimit të Institucioneve të Republikës së Kosovës, në veçanti i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Policisë së Kosovës, Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim  bashkërisht me Institucionet dhe Organizmat Ndërkombëtarë në sferën e sigurisë publike –Diplomimin e gjeneratës së 39-të të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Ndërsa, zëdhënësi i gjeneratës së 39- të policisë, Shemsi  Demolli, tha se “do të japim maksimumin në përkushtimin ton, që t’i mbrojmë të drejtat e qytetarëve, pa dallim etnie, race apo gjinie duke u bazuar dhe zbatuar me përpikshmëri ligjet e Republikës së Kosovës”.

Pas shpërndarjes së diplomave, kapitenët e klasëve dorëzuan flamujt të cilët simbolizonin të arriturat akademike, disiplinën si dhe arritjet në të gjitha lëmitë përgjatë 3 mujorit të  trajnimit. Këta flamuj iu dorëzun drejtorit të  Drejtoratit për Trajnime Mandatore, nënkolonel Driton Zabërgja.
 

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës