}

NewsArticle

25/11/2009

Një delegacion nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Integrime Evropiane e Kroacisë vizitoi QKSPEZH

Vushtrri, 25 nëntor 2009 -  Sot në ora 14:00, Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH), në Vushtrri, e vizitoi një delegacion nga Kroacia i kryesuar nga Shefi i Njesisë për Siguri Ndërkombëtare pranë Drejtorisë Multilaterale të Ministrisë së Kroacisë për Punë të Jashtme dhe Integrime Evropiane, z.Andrej Dogan .  

Delegacioni u mirëprit nga u.d i Departamentit për Përkrahje Programore, z.Ali Bajgora, u.d Drejtor i Administratës dhe Logjistikës z. Erton Beka , stafi menaxhues i Qendrës dhe përfaqësues të Agjencive të Sigurisë Publike.


Qëllimi i vizitës ishte njohja për së afërmi me konceptin e trajnimeve në Qendrën Kosovare për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim.

Gjatë takimit z.Bajgora bëri një prezentim të punës,  aktiviteteve, misionit  dhe konceptit të QKSPEZH-të. Ai falënderoi delegacionin për vizitën bërë Qendrës, dhe tha se “në Qendrën  e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim kemi pasur instruktorë edhe nga Kroacia që kanë dhënë kontribut të madh në trajnimin e pjesëtarëve të Agjencive të Sigurisë Publike”.

Ndërsa, Delegacioni nga Kroacia u nda i kënaqur me punën të cilën e zhvillon Qendra e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim, dhe premtoi se shteti Kroat edhe në të ardhmën do ta ndihmoj në forma të ndryshme QKSPEZH-in.
 
Pas takimit, delegacioni në përcjellje të z. Bajgora dhe stafit menaxhues të Qendrës për Siguri Publike, bënë një vizitë rreth objekteve të QKSPEZH-it për tu njoftuar me infrastrukturën dhe me disa nga pajisjet me të cilat trajnohen zyrtarët e Agjencive të Sigurisë Publike.

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim e vizitoi një delegacion nga Hungaria
Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim e vizitoi një delegacion nga Hungaria

Vushtrri,18 nëntor 2009 - Qendrën  e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim e vizitoi një delegacion nga Hungaria i kryesuar nga Këshilltari i Lartë i Ministrisë së Mbrojtjes z. Karloy Nagy.

Delegacioni u  mirëprit nga u.d i Kryeshefit Ekzekutiv të Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe zhvillim z-sha Canolli, Shefi i Zyrës Ligjore z. Ali Bajgora, nënkolonel Driton Zabërgja, Rrahman Sefedini, Shef i Trajnimeve në Kuadër të DME-së si dhe nga stafi menaxhues i Qendrës.

\"\"Fillimisht z-sha Canolli i përshëndeti të pranishmit dhe u uroi mirëseardhje në Qendër. Gjatë takimit z-sha Canolli i njoftoi më për së afërmi rreth punës, duke bërë një prezantim rreth misionit, vizionit, fazës së tranzicionit, legjislacionit, trajnimeve dhe aktiviteteve që i zhvillon Qendra e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim.

Delegacioni nga Hungaria u nda i kënaqur me vizitën bërë Qendrës sonë QKSPEZH-it, si dhe shprehën interesim për thellimin e bashkëpunimit në mes të dy shteteve edhe në të ardhmen, duke konstatuar se deri më tani kanë arritur shumë suksese si rezultat i bashkëpunimit duke dërguar ekspertë te fushave të ndryshme në realizimin e projekteve dhe trajnimeve në QKSPEZH, përmes misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë EULEX.

Në fund të takimit, delegacioni nga Hungaria përshëndeti z-sha Canolli për pritjen që iu bë, dhe për prezantimin e punës së Qendrës  së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim.
 

Lexo më shumë
Diplomoi gjenerata e 38-të e Shërbimit Korrektues të Kosovës
Diplomoi gjenerata e 38-të e Shërbimit Korrektues të Kosovës

Vushtrri, 04 Dhjetor 2009 - Pas një trajnimi intensiv dymbëdhjetë javor të 20 oficerëve të rinj korrektues, në Qendrën për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim diplomoi gjenerata e 38-të e Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Në ceremoni ishin të pranishëm  Komisari i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Resmi Hoxha, Shefi i Trajnimeve në SHKK Tahir Krasniqi, N/kolonel Driton Zabergja, u.d Drejtor i Drejtorisë për Përkrahje Programore  Ali Bajgora si dhe familjarë të oficerëve të rinj të SHKK.

Komisari i SHKK-së, Resmi Hoxha përgëzoi oficerët për diplomimin. “Ne jemi të përkushtuar çdo herë që të mbizotërojë drejtësia, prandaj unë besoj që edhe kjo gjeneratë me përkushtim do të zbatojë  misionin duke pasur parasysh gjithmonë zbatimin e ligjit”, tha ndër të tjera z.Hoxha.

Ndërsa, u.d/Drejtori i Drejtorisë për Përkrahje Programore i QKSPEZH-it z. Bajgora i tha se “ne jemi të përkushtuar dhe vazhdojmë të mbështesim trajnimet që zhvillohen në qendër, sipas standardeve të kërkuara”.

Zëdhënësi i Gjeneratës së 38-të Arton Imeraj  tha se ne po u bashkohemi SHKK-së, si dhe do të përpiqemi të jemi sa më profesional dhe të përgjegjshëm në detyrat që na presin.
 

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës