}

NewsArticle

01/07/2015

U hap konkursi për pranimin e studentëve në Fakultetin e Sigurisë Publike për vitin akademik 2015/2016

Vushtrri, 1 korrik  2015 – Në Akademinë  e Kosovës për Siguri Publike, u hap konkursi për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore bachelor, në Fakultetin e Sigurisë Publike, për vitin akademikë 2015/2016. Të drejtë aplikimi kanë vetëm zyrtarët e institucioneve të sigurisë publike si; Policia e Kosovës, Dogana e Kosovës , Agjencioni i Menaxhimit të Emergjencave, Inspektorati Policor si dhe Shërbimi Sprovues. 


Për më shumë informata klikoni këtu: 

 

Konkursi:  http://www.aksp-ks.net/KONKURS.pdf 


Aplikacioni :  http://www.aksp-ks.net/Aplikacion.pdf


Manuali për provim pranues:  http://www.aksp-ks.net/Manuali_per_provim.pdf



  • Share:

Lexo lajme tjera:

Deputetet e Kuvendit të Republikës së Kosovës vizituan Akademinë
Deputetet e Kuvendit të Republikës së Kosovës vizituan Akademinë

Vushtrri, 30 qershor 2015 – Drejtori i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP), Ismail Smakiqi, priti sot në takim deputetët e Parlamentit të Republikës së Kosovës Nuredin Ibishin dhe Rexhep Selimin; anëtar të  Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës.


Qëllimi i vizitës ishte  që të njihen me për se afërmi me punën dhe aktivitetet në Akademi.

Drejtori Smakiqi i njoftoi deputetet për të gjitha aktivitet, arritjet dhe sfidat e AKSP-së.

Po ashtu Smakiqi i njoftoi ligjvënësit edhe për projektin e binjakëzimit, ku si rrjedhojë e punës se mirëfilltë dy vjeçare është hapur Fakulteti i Sigurisë Publike. 

 

Drejtori Smakiqi gjatë takimit më deputetet  foli edhe për proceset e fundit, për progresin e arritur në Akademi,  zhvillimin e trajnimeve nga agjencitë e sigurisë, funksionalizimin e Fakultetit të Sigurisë si dhe bashkëpunimet ndërkombëtare.

 

Duke folur rreth trajnimeve drejtori Smakiqi i informoi deputetet se në Akademi trajnohen pjesëtarë të sigurisë publike jo vetëm nga Republika e Kosovës, por  edhe nga vendet e rajonit.

 

Ndërsa  deputetet e Kuvendit të Republikës së Kosovës gjatë takimit vlerësuan se Akademia e Kosovës për Siguri Publike është vend adekuat  për t'i ofruar trajnime dhe përgatitje shkencore pjesëtareve të sigurisë publike në vend. 

 

Deputetet  e Kuvendit të Kosovës me këtë rast premtuan se do t'i japin mbështetje Akademisë në çdo aspekt.

 

Ata vlerësuan se Akademia ka bazament dhe kapacitet që të jetë një qendër e rëndësishme për trajnimet e  pjesëtarëve të  sigurisë publike,  jo vetëm për agjencitë e sigurisë në vend por edhe më gjerë.


Lexo më shumë
Vazhdohet konkursi deri me datën 22 korrik
Vazhdohet konkursi deri me datën 22 korrik

Vushtrri, 14  korrik 2015 – Konkursi për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore bachelor në vitin akademikë 2015/2016  i hapur me datën 01.07.2015 korrik do të vazhdojë deri më datën 22  të këtij muaj në ora 16:00. 

Ndërsa provimi pranues mbahet më datën 27.07.2015 duke filluar nga ora 10:00, kurse rezultatet publikohen me datën 31.07.2014.  

Kandidatët të cilët nuk  janë të kënaqur me rezultatet mund të paraqesin ankesë pran Komisionit për Ankesa në Akademi nga data 03.08.2015 deri me datën 05.08.2015 ora 16:00

Të drejtë aplikimi kanë vetëm zyrtarët e institucioneve të sigurisë publike si; Policia e Kosovës (PK), Dogana e Kosovës (DK), Shërbimi Korrektues i Kosoves (SHKK), Agjencioni i Menaxhimit të Emergjencave (AME), Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) si dhe Shërbimi Sprovues i Kosovës (SHSK).


 



Për më shumë informata klikoni këtu: 

 

Konkursi:  http://www.aksp-ks.net/KONKURS.pdf 


Aplikacioni :  http://www.aksp-ks.net/Aplikacion.pdf


Manuali për provim pranues:  http://www.aksp-ks.net/Manuali_per_provim.pdf 

 

 

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës