}

NewsArticle

30/06/2015

Deputetet e Kuvendit të Republikës së Kosovës vizituan Akademinë

Vushtrri, 30 qershor 2015 – Drejtori i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP), Ismail Smakiqi, priti sot në takim deputetët e Parlamentit të Republikës së Kosovës Nuredin Ibishin dhe Rexhep Selimin; anëtar të  Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës.


Qëllimi i vizitës ishte  që të njihen me për se afërmi me punën dhe aktivitetet në Akademi.

Drejtori Smakiqi i njoftoi deputetet për të gjitha aktivitet, arritjet dhe sfidat e AKSP-së.

Po ashtu Smakiqi i njoftoi ligjvënësit edhe për projektin e binjakëzimit, ku si rrjedhojë e punës se mirëfilltë dy vjeçare është hapur Fakulteti i Sigurisë Publike. 

 

Drejtori Smakiqi gjatë takimit më deputetet  foli edhe për proceset e fundit, për progresin e arritur në Akademi,  zhvillimin e trajnimeve nga agjencitë e sigurisë, funksionalizimin e Fakultetit të Sigurisë si dhe bashkëpunimet ndërkombëtare.

 

Duke folur rreth trajnimeve drejtori Smakiqi i informoi deputetet se në Akademi trajnohen pjesëtarë të sigurisë publike jo vetëm nga Republika e Kosovës, por  edhe nga vendet e rajonit.

 

Ndërsa  deputetet e Kuvendit të Republikës së Kosovës gjatë takimit vlerësuan se Akademia e Kosovës për Siguri Publike është vend adekuat  për t'i ofruar trajnime dhe përgatitje shkencore pjesëtareve të sigurisë publike në vend. 

 

Deputetet  e Kuvendit të Kosovës me këtë rast premtuan se do t'i japin mbështetje Akademisë në çdo aspekt.

 

Ata vlerësuan se Akademia ka bazament dhe kapacitet që të jetë një qendër e rëndësishme për trajnimet e  pjesëtarëve të  sigurisë publike,  jo vetëm për agjencitë e sigurisë në vend por edhe më gjerë.


  • Share:

Lexo lajme tjera:

Filloi mini-olimpiada për persona me aftësi të kufizuara në Akademi
Filloi mini-olimpiada për persona me aftësi të kufizuara në Akademi
Vushtrri, 27 qershor 2015 - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot filloi mini-olimpiada për persona me aftësi të kufizuara. 

Në hapje e mini-olimpiadës morën pjesë, Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë, Ismail  Smakiqi, ambasadori i Ambasadës së Italisë në Kosovë, Andreas Ferrarese, shefi i misionit të OSBE-së Jan Claude Schlumberger,  kryetarja e Komitetit  Paralimpik, Njomza  Emini, z/vendës komandanti i KFOR-it Anthony Waldner si dhe përfaqësues tjerë nga institucionet e Republikës së Kosovës.

Presidentja e komitetit para olimpik Njomza Emini theksoi se është privilegj i madh dhe historik të ju mirëpres në ngjarjen e tret radhazi e pikërisht me OPFAKOS- mini-olimpiada 2015, i pari që prej njohjes historike të Kosovës edhe në Komitetin Olimpik Botërorë në dhjetor të vitit 2014.

Gjithashtu ajo theksoi se nëpërmjet organizimit të kësaj mini-olimpiade me karakter tradicional dërgojmë mesazhin e qartë institucioneve ndërkombëtare sportive se në Kosovë ka të rinj dhe të reja të komunitetit me nevoja të veçanta, që i përkasin komunitetit sportiv mbarë botërorë, dhe që zyrtarisht duan të bëhen pjesë e të gjithë sportistëve të botës për të kontribuar në ndërtimin e një bote më të mirë të një bote më paqësorë.

“Ndjej peshën, privilegjin dhe përgjegjësin që në një moment si ky të shumëpritur dhe të veçantë për secilin prej nesh, të përjetojmë krenarin, mirësinë dhe ngazëllimin që na e fal organizimi i mini-olimpiadës për fëmijë dhe të rinj me aftësi të kufizuara”, tha Emini.

Ndërsa shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë Jan Claude Schlumberger, tha se sa i lumtur jam që të shoh të gjithë ju këtu sot në turneun mini-olimpik për personat me aftësi të kufizuara dhe jam i sigurt se do të jetë një fundjavë argëtuese me shumë lojëra dhe argëtim dhe me një shans për të bërë miq të rinj. 

Gjithashtu ai tha se kjo ngjarje nuk është vetëm për lojëra dhe argëtim kjo ka të bëjë me përfshirjen sociale dhe integrimin e secilit dhe çdo njërit prej nesh. Ngjarje si kjo ku ju mund të tregoni aftësitë tuaja dhe talentet janë të rëndësishme sepse ato na ofrojnë një mundësi të shkëlqyer për të na kujtuar se secili prej nesh është i talentuar  dhe se me ndihmën dhe drejtimin e duhur ne të gjithë mund të jemi të suksesshëm dhe të vlefshëm për komunitetin, tha Schlumberger.


OSBE-ja për herë të parë filloi mbështetjen e kësaj ngjarje në vitin 2005 këtu ne Akademi, dhe që atëherë kjo ngjarje ka evoluar dhe është e ndarë tani me Komunitetin Para-olimpik të Kosovës dhe partnerët e tjerë lokalë e ndërkombëtarë. Ne jemi të sigurt se nën drejtimin e Komitetit Para-olimpik të Kosovës ngjarja do të vazhdojë traditën e të ju sjellë të gjithë së bashku dhe do të vazhdojë të tërheqë vëmendjen tuaj, u shpreh Schlumberger.


Ambasadori i Ambasadës së Italisë në Kosovë, Andreas Ferrarese, duke përshëndetur pjesëmarrësit e mini-olimpiadës tha se është i lumtur që merr pjesë në takimin e njerëzve të cilët kanë nevojë për përkujdesjen e shoqërisë. Ambasadori po ashtu shprehu kënaqësinë për prezencën e KFOR-it Italian të cilët sponzoruan mini-olimpiadën, si dhe prezencën e  karabinierëve italian të cilët janë vullnetar në shërbimit të personave me aftësi të kufizuar gjatë dy ditëve sa edhe zgjatë mini-olimpiada.

Ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi fillimisht iu uroi mirëseardhje në Akademi duke theksuar se për Akademinë është një ngjarje mjaft me rëndësi sepse këtu gjatë dy ditëve radhazi zhvillohen aktivitete të ndryshme nga kjo pjesë mjaftë e rëndësishme e shoqërisë sonë. 

Ai tha se Akademia është e gatshme çdo herë të përkrah dhe të ndihmojë çdo qytetarë të Republikës së Kosovës. “Vetë organizimi i mini-olimpiadës tregon rëndësinë e përfshirjes dhe ofrimit të mundësive të barabarta për secilin anëtarë të shoqërisë sonë”, tha Smakiqi.

Në Akademi gjatë dy ditëve radhazi sa edhe zgjat  mini-olimpiada, nga personat me aftësi të kufizuara do të zhvillohen aktivitete të ndryshme sportive si vrapim me karrocë, basketboll, hendboll, pikado shenjëtari etj.

Mini-olimpiada “Kosova 2015” është organizuar nga Komiteti Para-Olimpik i Kosovës dhe OPFAKOS “Prindi e Fëmiu”, dhe është përkrahur nga  KFOR-i Italian, OSBE-ja dhe Akademia. 
Ky komitet bashkë me institucione të tjera organizon për të trembëdhjetën herë me radhë mini-olimpiadën, e cila tashmë është bërë tradicionale dhe mbahet çdo vit.
Lexo më shumë
 U hap konkursi për pranimin e studentëve  në Fakultetin e Sigurisë Publike për vitin akademik 2015/2016
U hap konkursi për pranimin e studentëve në Fakultetin e Sigurisë Publike për vitin akademik 2015/2016

Vushtrri, 1 korrik  2015 – Në Akademinë  e Kosovës për Siguri Publike, u hap konkursi për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore bachelor, në Fakultetin e Sigurisë Publike, për vitin akademikë 2015/2016. Të drejtë aplikimi kanë vetëm zyrtarët e institucioneve të sigurisë publike si; Policia e Kosovës, Dogana e Kosovës , Agjencioni i Menaxhimit të Emergjencave, Inspektorati Policor si dhe Shërbimi Sprovues. 


Për më shumë informata klikoni këtu: 

 

Konkursi:  http://www.aksp-ks.net/KONKURS.pdf 


Aplikacioni :  http://www.aksp-ks.net/Aplikacion.pdf


Manuali për provim pranues:  http://www.aksp-ks.net/Manuali_per_provim.pdf



Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës