}

NewsArticle

05/11/2009

Delegacioni i kryesuar nga u.d. i Kryeshefit Ekzekutiv të Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim, z-sha Taibe Canolli ka udhëtuar për Kroaci ku ka marrë pjesë në takimin e radhës së Asociacionit të Kolegjeve Policore të Evropës

Vushtrri ,28 tetor 2009 - Më ftesën  e Asociacionit  të Kolegjeve Policore të Evropës (AEPC), delegacioni i udhëhequr nga  u.d. i Kryeshefit Ekzekutiv  të Qendrës së Kosovës për  Siguri  Publike, Edukim dhe Zhvillim  z-sha  Taibe  Canolli dhe  përfaqësuesja nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), Dhurata Sadiku  udhëtuan për të marrë pjesë  në takimin e radhës së AEPC-ut  të  mbajtur më 29.11.2009 në  Zagreb të Kroacisë.

Nga  Asociacioni  i  Kolegjeve Policore të Evropës  (AEPC),  anëtare të së cilës janë 45 shtete, Qendra e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim është pranuar në cilësi të anëtarit  vëzhgues në takimin e mbajtur të Bordit Qeverisës të (AEPC) më 17 shtator 2009 në Budvë të Malit  të Zi .

Në këtë takim nga shtetet anëtare të Asociacionit  të Kolegjeve Policore të Evropës, Qendra e Kosovës për  Siguri Publike,  Edukim  dhe Zhvillim u  mirëprit dhe ju ofrua mundësia që të jetë pjesë e të gjitha aktiviteteve  duke përfshirë trajnimet, shkëmbimin e përvojave,  pjesëmarrjen në të gjitha  konferencat e organizuara  nga shtetet anëtare  të AEPC.

Meqë ishte hera e parë  e pjesëmarrjes , Qendrës së Kosovës për  Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim  ju dha mundësia   të  prezantojë tërë aktivitetin ,  konceptin dhe  funksionimin e QKSPEZH –it ,  në mënyrë që  shtetet  anëtare të AEPC  të kenë një pasqyrë të qartë  mbi  Qendrën tonë. 

Pranimi i Qendrës  së Kosovës  për  Siguri Publike,  Edukim dhe Zhvillim në këtë Asociacion është i një rëndësie të veçantë  dhe i kontribuon zhvillimit dhe bashkëpunimit të ngushtë mes shteteve anëtare të Asociacionit  të Kolegjeve Policore  të Evropës  (AEPC).

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Drejtori i Policisë së  Malit të Zi Veselin Veljovic vizitoi QKSPEZH
Drejtori i Policisë së Malit të Zi Veselin Veljovic vizitoi QKSPEZH

Vushtrri, 29 tetor 2009 -  Në vazhdën e takimeve që ka zhvilluar me institucione te larta shtetërore të Republikës se Kosovës, drejtori i Policisë së Malit të Zi ka vizituar edhe Qendrën e Kosovës për Siguri Publike Edukim dhe Zhvillim. Delegacioni I shoqëruar edhe nga drejtori i Policisë së Republikës së Kosovës Sheremet Ahmeti, është pritur nga stafi menaxhues i Qendrës. 


Delegacioni është njoftuar për së afërmi me punën dhe aktivitetet e Qendrës, si dhe nga të dyja palët është shfaqur interesim bashkëpunimi në fushën e sigurisë. Pasi u ka dëshiruar mirëseardhje të pranishmëve, u.d. i Drejtorit te Administratës dhe Logjistikes, Erton Beka Ka theksuar se kjo vizite është shumë e rëndësishme për shkëmbimin e përvojave dhe thellimin e bashkëpunimit ne mes dy shteteve. 
Ai e ka njoftuar drejtorin Veljovic se “Qendra për Siguri Publike Edukim dhe Zhvillim brenda vitit trajnon 12 deri ne 13 mijë zyrtarë të sigurisë publike në trajnime të avancuara dhe specializuara”. Gjithashtu ka sqaruar se në këtë Qendër trajnohen zyrtarët e katër agjensioneve te sigurisë publike. 

Pas takimit delegacioni i kryesuar nga drejtori Veljovic, ka vizituar studentët e gjeneratës se 39 të Policisë së Republikës së Kosovës, të cilët po e vijojnë trajnimin bazik në këtë Qendër. Më pas ata kanë bërë një vizitë rreth Qendrës për t`u informuar me infrastrukturën dhe pajisjet qe posedon Qendra.


Lexo më shumë
Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim  e vizitoi  një delegacion  nga Mali i Zi
Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim e vizitoi një delegacion nga Mali i Zi

Vushtrri, 10 nëntor 2009 - Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim  e vizitoi një delegacion nga Mali i Zi, i kryesuar nga Miroslav  Gospodinov nga OSCE ,  i shoqëruar  nga  Rajko Pekovic, Radivoje Sokovic dhe Nenad Vojinovic, instruktor policorë.
 
Delegacioni nga Mali i Zi në emër të Qendrës së Kosovës për  Siguri Publike,  Edukim dhe Zhvillim, është  pritur  nga Shefi i Zyrës Ligjore  Ali Bajgora, Nënkoloneli z. Driton Zabërgja dhe stafi menaxhues i Qendrës.

Fillimisht, të pranishmit i përshëndeti z. Bajgora me ç’rast në emër të u.d Kryeshefit Ekzekutiv z-sha Taibe Canolli u uroj mirëseardhje në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim.

Gjatë takimit z. Bajgora delegacionin  e njoftoi dhe bëri një prezantim lidhur më punën, konceptin dhe vizionin e Qendrës. Gjithashtu i njoftoi për të gjitha aktivitetet që i zhvillon Qendra e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim, për  kapacitetet dhe mundësit  në trajnimin  e pjesëtarëve të policisë dhe të agjencive  tjera të Sigurisë Publike.

Pas takimit, delegacioni në përcjellje të stafit menaxhues të Qendrës bëri  një vizitë  rreth objekteve dhe hapësirës  të cilën e disponon QKSPEZH. 

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës