}

NewsArticle

29/10/2009

Drejtori i Policisë së Malit të Zi Veselin Veljovic vizitoi QKSPEZH

Vushtrri, 29 tetor 2009 -  Në vazhdën e takimeve që ka zhvilluar me institucione te larta shtetërore të Republikës se Kosovës, drejtori i Policisë së Malit të Zi ka vizituar edhe Qendrën e Kosovës për Siguri Publike Edukim dhe Zhvillim. Delegacioni I shoqëruar edhe nga drejtori i Policisë së Republikës së Kosovës Sheremet Ahmeti, është pritur nga stafi menaxhues i Qendrës. 


Delegacioni është njoftuar për së afërmi me punën dhe aktivitetet e Qendrës, si dhe nga të dyja palët është shfaqur interesim bashkëpunimi në fushën e sigurisë. Pasi u ka dëshiruar mirëseardhje të pranishmëve, u.d. i Drejtorit te Administratës dhe Logjistikes, Erton Beka Ka theksuar se kjo vizite është shumë e rëndësishme për shkëmbimin e përvojave dhe thellimin e bashkëpunimit ne mes dy shteteve. 
Ai e ka njoftuar drejtorin Veljovic se “Qendra për Siguri Publike Edukim dhe Zhvillim brenda vitit trajnon 12 deri ne 13 mijë zyrtarë të sigurisë publike në trajnime të avancuara dhe specializuara”. Gjithashtu ka sqaruar se në këtë Qendër trajnohen zyrtarët e katër agjensioneve te sigurisë publike. 

Pas takimit delegacioni i kryesuar nga drejtori Veljovic, ka vizituar studentët e gjeneratës se 39 të Policisë së Republikës së Kosovës, të cilët po e vijojnë trajnimin bazik në këtë Qendër. Më pas ata kanë bërë një vizitë rreth Qendrës për t`u informuar me infrastrukturën dhe pajisjet qe posedon Qendra.


  • Share:

Lexo lajme tjera:

OSBE ndihmon në avancimin e SHKK-së
OSBE ndihmon në avancimin e SHKK-së

Vushtrri, 23 tetor- Sot në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike Edukim dhe Zhvillim kanë diplomuar 29 pjesëtarë të Shërbimit Korrektues të Kosovës të cilët për dy javë kanë ndjekur “Trajnimin për Trajnerë”, të organizuar nga OSBE. Të pranishëm në ceremoninë e ndarjes së diplomave ishin  u.d e Kryeshefit Ekzekutiv të QKSPEZH znj. Taibe Canolli,  Këshilltari i Ministres së Drejtësisë z. Rrustem Buzhala, Zëvendës Komisari i SHKK z. Sokol Zogaj, Shefi i Departamentit për Siguri Publike në OSBE, z. Carsten Tweilmeier, Zëvendës Shefja e Njësitit të Korrektuesve në EULEX znj. Amu Mellko, si dhe zyrtarë të tjerë.

\"\"Gjatë kësaj ceremonie në emër të Ministres së Drejtësisë znj. Nekibe Kelmendi, të pranishmit i ka përshëndetur këshilltari i, z. Rrustem Buzhala i cili ka theksuar se ky trajnim ka qenë i domosdoshëm për pjesëtarët e SHKK-së të cilëve u ndihmon ne kryerjen e detyrave dhe në avancimin e tyre. Ai gjithashtu ka falënderuar OSBE-në dhe EULEX-in dhe ka shtuar se trajnime të tilla janë të mirëseardhura.

Ndërkaq Kryesuesi i Departamentit për Siguri Publike në OSBE z. Carsten Tweilmeier pasi ka përshëndetur të pranishmit, ka siguruar se OSBE do të përkrahë edhe me tutje aktivitete të tilla, “dua të them që sapo të njoftohemi për nevojat tuaja, ne do të jemi në gjendje t`i projektojmë ato dhe më pas t`i realizojmë ato”, ka thënë z Tweilmeier.

Ky trajnim që ka zgjatur dy javë dhe është ndarë në dy faza. Në atë teorike dhe praktike, pjesa teorike është realizuar ne QKSPEZH ndërsa ajo praktike është realizuar në ambientet e Burgut të Dubravës. Gjatë kësaj kohe, pjesëmarrësve u kanë ligjëruar ligjërues nga Austria, profesionist e kësaj fushe. Pjesëmarrësit e trajnimit pasi janë pajisur me diploma, kanë demonstruar para të pranishmëve disa nga aktivitetet qe i kanë mësuar gjatë këtij trajnimi.

 

Lexo më shumë
Delegacioni i kryesuar nga u.d. i Kryeshefit Ekzekutiv të Qendrës së Kosovës  për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim, z-sha Taibe Canolli  ka udhëtuar për Kroaci ku ka marrë pjesë në takimin e radhës së Asociacionit të Kolegjeve Policore të Evropës
Delegacioni i kryesuar nga u.d. i Kryeshefit Ekzekutiv të Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim, z-sha Taibe Canolli ka udhëtuar për Kroaci ku ka marrë pjesë në takimin e radhës së Asociacionit të Kolegjeve Policore të Evropës

Vushtrri ,28 tetor 2009 - Më ftesën  e Asociacionit  të Kolegjeve Policore të Evropës (AEPC), delegacioni i udhëhequr nga  u.d. i Kryeshefit Ekzekutiv  të Qendrës së Kosovës për  Siguri  Publike, Edukim dhe Zhvillim  z-sha  Taibe  Canolli dhe  përfaqësuesja nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), Dhurata Sadiku  udhëtuan për të marrë pjesë  në takimin e radhës së AEPC-ut  të  mbajtur më 29.11.2009 në  Zagreb të Kroacisë.

Nga  Asociacioni  i  Kolegjeve Policore të Evropës  (AEPC),  anëtare të së cilës janë 45 shtete, Qendra e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim është pranuar në cilësi të anëtarit  vëzhgues në takimin e mbajtur të Bordit Qeverisës të (AEPC) më 17 shtator 2009 në Budvë të Malit  të Zi .

Në këtë takim nga shtetet anëtare të Asociacionit  të Kolegjeve Policore të Evropës, Qendra e Kosovës për  Siguri Publike,  Edukim  dhe Zhvillim u  mirëprit dhe ju ofrua mundësia që të jetë pjesë e të gjitha aktiviteteve  duke përfshirë trajnimet, shkëmbimin e përvojave,  pjesëmarrjen në të gjitha  konferencat e organizuara  nga shtetet anëtare  të AEPC.

Meqë ishte hera e parë  e pjesëmarrjes , Qendrës së Kosovës për  Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim  ju dha mundësia   të  prezantojë tërë aktivitetin ,  konceptin dhe  funksionimin e QKSPEZH –it ,  në mënyrë që  shtetet  anëtare të AEPC  të kenë një pasqyrë të qartë  mbi  Qendrën tonë. 

Pranimi i Qendrës  së Kosovës  për  Siguri Publike,  Edukim dhe Zhvillim në këtë Asociacion është i një rëndësie të veçantë  dhe i kontribuon zhvillimit dhe bashkëpunimit të ngushtë mes shteteve anëtare të Asociacionit  të Kolegjeve Policore  të Evropës  (AEPC).

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës