}

NewsArticle

09/12/2014

Drejtori Smakiqi viziton zyrtarisht Universitetin Policor Gjerman në Munster

Vushtrri, 09 dhjetor 2014 -  Me ftesë të Universitetit Policor Gjerman  në  Munster, drejtori i Përgjithshëm  i  Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP) Ismail Smakiqi, i shoqëruar nga dekani i Fakultetit të Sigurisë  Publike Nazmi Iballi, ka udhëtuar zyrtarisht  për  në  Gjermani.  Qëllimi i vizitës është shkëmbimi i përvojave dhe krijimi i mundësive për bashkëpunim mes Akademisë së Kosovës për Siguri Publike dhe Universitetit Policor  në Munster të Gjermanisë. Kjo vizitë e cila është projekt i Organizatës  për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), ka për qellim përkrahjen e Akademisë në themelimin e programeve të avancuara të arsimit. 

Në kuadër të këtij programi temat që do të diskutohen gjatë kësaj vizite janë; Trajnimi në përbërjen dhe veprimtarinë e Universitetit Policor Gjerman, parimet ligjore dhe organizimi, kursi modular i masterit, struktura dhe përzgjedhja e mësimdhënësve. Po ashtu çështjet që do të diskutohen janë edhe; Akreditimi dhe ndërlidhëshmëria me procesin e Bolonjes (Sistemi evropian i transferit të kredive), menaxhimi i cilësisë, trajnimi në arsimin e lartë etj. 

 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Filloi trajnimi bazik i gjeneratës së 52 të kadetëve për Policë të Kosovës
Filloi trajnimi bazik i gjeneratës së 52 të kadetëve për Policë të Kosovës

Vushtrri, 01 dhjetor 2014 –Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot filloi trajnimi bazik i gjeneratës së 52 të  Policisë së Kosovës. Kadetët e rinj do të trajnohen sipas plan programeve të dizajnuara në bazë të standardëve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe sundim të ligjit.  Drejtori i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Ismail Smakiqi i përshëndeti kadetë dhe iu dëshiroj suksese gjatë trajnimit të tyre për Policë të Kosovës. Smakiqi i inkurajoi kadetët që të japin maksimumin nga vetja e tyre dhe të gjithë trajnimin bazik ta përfundojnë me sukses. 

Po ashtu edhe përfaqësuesi i Policisë së Kosovës në Akademi, nënkolonel Driton Zabërxha i përshëndeti dhe iu uroi suksese kadetëve.  

Trajnimi do të zgjasë 26 javë dhe do të marrin pjesë 147 kadet, prej tyre janë 16 femra, 26 serb, 6 boshnjak, 2 rom dhe 3 egjiptian. 


 

Lexo më shumë
U mbajt takimi i nëntë i Bordit të AKSP-së
U mbajt takimi i nëntë i Bordit të AKSP-së

Vushtrri, 18 dhjetor 2014 - Bordi i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP),  mbajti sot takimin e nëntë  të radhës dhe të fundit për vitin 2014,   në të cilin morën pjesë drejtori i Përgjithshëm i Akademisë, Ismail Smakiqi, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, i cili njëherit është edhe kryesues i bordit, u.d i Kryeprokurorit të Shtetit Syl Hoxha, anëtarët tjerë të bordit, të cilët janë edhe përfaqësues të agjencioneve të sigurisë publike si dhe bashkëpunëtor ndërkombëtarë nga OSBE-ja dhe ICITAP-i. 

Gjatë këtij takimi u shqyrtuan pikat të cilat ishin në rënd dite; raporti rreth  aprovimit të standardeve të profesionit për zyrtarët e institucioneve për siguri publike. Më këtë rast drejtori Smakiqi ka raportuar para bordit se standardi i cili është miratuar në mars të këtij vit nga Bordi i Akademisë, është aprovuar edhe nga Autoriteti  Kombëtarë i Kualifikimeve.

Gjatë mbledhjes së bordit u shqyrtua edhe projekt -plani i trajnimeve për vitin 2015. Po ashtu bordi i Akademisë u njoftua nga drejtori Smakiqi edhe rreth aktiviteteve të AKSP-së në fushën e bashkëpunimit më ndërkombëtaret. 

Duke analizuar kushtet që ka Akademia si dhe ofrimin e trajnimeve Bordi i AKSP propozoi mbajtjen e kurseve për dy gjuhëve zyrtare, serbisht dhe shqip për të gjithë pjesëtarët e sigurisë publike. Ndryshe në takim u diskutuan edhe pika tjera të cilat lidhen më zhvillimet në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.
 

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës