}

NewsArticle

01/12/2014

Filloi trajnimi bazik i gjeneratës së 52 të kadetëve për Policë të Kosovës

Vushtrri, 01 dhjetor 2014 –Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot filloi trajnimi bazik i gjeneratës së 52 të  Policisë së Kosovës. Kadetët e rinj do të trajnohen sipas plan programeve të dizajnuara në bazë të standardëve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe sundim të ligjit.  Drejtori i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Ismail Smakiqi i përshëndeti kadetë dhe iu dëshiroj suksese gjatë trajnimit të tyre për Policë të Kosovës. Smakiqi i inkurajoi kadetët që të japin maksimumin nga vetja e tyre dhe të gjithë trajnimin bazik ta përfundojnë me sukses. 

Po ashtu edhe përfaqësuesi i Policisë së Kosovës në Akademi, nënkolonel Driton Zabërxha i përshëndeti dhe iu uroi suksese kadetëve.  

Trajnimi do të zgjasë 26 javë dhe do të marrin pjesë 147 kadet, prej tyre janë 16 femra, 26 serb, 6 boshnjak, 2 rom dhe 3 egjiptian. 


 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Akademia Policore e Shqipërisë nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Akademinë e Kosovës për Siguri Publike
Akademia Policore e Shqipërisë nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Akademinë e Kosovës për Siguri Publike

Tiranë 26 nënt04 2014 - Më datë 26.11.2014, në Tiranë u bë nënshkrimi i Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP) dhe Akademisë Policore të Shqipërisë (APSH). Marrëveshjen u nënshkrua nga drejtorët e dy akademive,  Ismail Smakiqi, Drejtor i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP) dhe Bilbil Mema, Drejtor i Përgjithshëm i Akademisë Policore të Shqipërisë (APSH). 


Qëllimi i kësaj marrëveshje është përcaktimi i bashkëpunimit reciprok në mes të dy Institucioneve për të përkrahur objektivat strategjike në fushat e trajnimit, studimit, hulumtimit, zhvillimit si dhe në marrëdhëniet me publikun.


Fushë veprimtaria e bashkëpunimit ndërmjet Institucioneve përfshinë;

zhvillimin dhe bashkërendimin e arsimit në tri nivele, arsimin profesional, arsimin e vazhdueshëm profesional dhe arsimin e lartë. Lidhjet e hulumtimit, shkëmbimin e informatave dhe rezultateve, vizitat e personelit hulumtues dhe ofertat për financim të hulumtimit nga Bashkimi Evropian dhe agjencitë tjera ndërkombëtare në fushat e policimit, sigurisë së brendshme dhe zbatimit të ligjit. Shkëmbimin dhe vizitat e personelit për këshilla dhe bashkërendim të standardeve, kurseve dhe zhvillim të kurrikulës dhe çështje të tjera arsimore dhe pedagogjike. Përkrahjen e mentorimit, këshillimit dhe trajnimit për personelin akademik, profesional dhe administrativ. Këmbimin e programeve të trajnimeve dhe programeve studimore në fushën e Sigurisë Publike.


Pas nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit, Akademia e Kosovës për Siguri Publike dhe Policia e Republikës së Kosovës i dorëzojnë Akademisë Policore te Republikës së Shqipërisë dy kurset e trajnimit; Trajnimi themelor për policë  dhe Menaxhimi i vijës së parë.  Dorëzim- pranimin e këtyre materialeve e nënshkruan përveç dy drejtorëve të akademive edhe nënkoloneli Agron Rukiqi – drejtor i burimeve njerëzore në Policinë e Kosovës. Po ashtu Akademia e Kosovës për Siguri Publike  i dorëzoi Akademisë Policore të Republikës së Shqipërisë “Programin Studimor Bachelor në Sigurinë Publike” si dhe 18 dokumente tjera të më të rëndësishme të AKSP.


Në vazhdim të kësaj ceremonie para personelit të Akademisë Policore të Shqipërisë  si dhe oficerëve të lart të policisë së shtetit,  drejtori Rukiqi prezantoi  kurset e trajnimit; Trajnimi themelor për policë dhe Menaxhimi i vijës së parë.  Ndërsa   dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, Nazmi Iballi prezantoi, Programin Studimor Bachelor në Sigurinë Publike. 

Kurse drejtori Bilbil Mema shprehi kënaqësinë për nënshkrimin e marrëveshjes së 

bashkëpunimit ndërmjet Akademisë së Kosovës dhe Akademisë  Policore të Shqipërisë. Mema tha se kjo i mundëson dy akademive bashkëpunimin institucional me interes tepër të madh për të dyja vend. Zoti Mema me këtë rast falënderoi  Akademia e Kosovës për Siguri Publike dhe Policia e Republikës së Kosovës për ofrimin e dy kurset e trajnimit; Trajnimi themelor për policë dhe Menaxhimi i vijës së parë  si dhe Programin Studimor Bachelor në Sigurinë Publike.


Drejtori Smakiqi, Nënkolonel Rukiqi dhe Dekani Iballi e falënderuan  drejtorin Mema për pritjen në Akademi dhe vlerësuan tepër lart ofrimin e kurseve të trajnimit dhe programeve studimore të institucioneve të Kosovës, në vazhdën e bashkëpunimit të institucioneve të sigurisë publike të dyja shteteve.

 

Lexo më shumë
Drejtori Smakiqi viziton zyrtarisht Universitetin Policor Gjerman në Munster
Drejtori Smakiqi viziton zyrtarisht Universitetin Policor Gjerman në Munster

Vushtrri, 09 dhjetor 2014 -  Me ftesë të Universitetit Policor Gjerman  në  Munster, drejtori i Përgjithshëm  i  Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP) Ismail Smakiqi, i shoqëruar nga dekani i Fakultetit të Sigurisë  Publike Nazmi Iballi, ka udhëtuar zyrtarisht  për  në  Gjermani.  Qëllimi i vizitës është shkëmbimi i përvojave dhe krijimi i mundësive për bashkëpunim mes Akademisë së Kosovës për Siguri Publike dhe Universitetit Policor  në Munster të Gjermanisë. Kjo vizitë e cila është projekt i Organizatës  për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), ka për qellim përkrahjen e Akademisë në themelimin e programeve të avancuara të arsimit. 

Në kuadër të këtij programi temat që do të diskutohen gjatë kësaj vizite janë; Trajnimi në përbërjen dhe veprimtarinë e Universitetit Policor Gjerman, parimet ligjore dhe organizimi, kursi modular i masterit, struktura dhe përzgjedhja e mësimdhënësve. Po ashtu çështjet që do të diskutohen janë edhe; Akreditimi dhe ndërlidhëshmëria me procesin e Bolonjes (Sistemi evropian i transferit të kredive), menaxhimi i cilësisë, trajnimi në arsimin e lartë etj. 

 

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës