}

NewsArticle

31/10/2025

Përfaqësuesit e AKSP-së morën pjesë në takimin e organizuar në Kroaci në kuadër të projektit “Përpjekje e përbashkët për ndërtimin e kapaciteteve: Mbikëqyrja e kufijve duke respektuar të drejtat e njeriut”

Zagreb, 29 tetor - Me ftesë të Akademisë së Policisë së Kroacisë “Polici i Parë Kroat”, përfaqësuesit e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP), z.Shpend Shabani, Ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm, dhe z.Avni Istrefi, Udhëheqës i Divizionit për Marrëdhënie me Jashtë, së bashku me përfaqësues nga Policia e Kosovës morën pjesë në takimin e udhëheqësve të Institucioneve të arsimit policor dhe përfaqësuesve të policisë kufitare në kuadër të projektit “Përpjekje e përbashkët për ndërtimin e kapaciteteve: Mbikëqyrja e kufijve duke respektuar të drejtat e njeriut  (“Common effort on capacity building: Border surveillance with respect to human rights”), që u mbajt më 28-29 tetor 2025 në Zagreb, Kroaci.

Ngjarja u organizua nga Akademia e Policisë e Kroacisë “Polici i parë kroat”, në bashkëpunim me Akademinë Federale të Policisë së Lübeck, Gjermani, dhe mblodhi përfaqësues nga institucione të arsimit policor dhe të policisë kufitare nga Kosova, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Polonia.  

Gjatë takimit, fokusi kryesor ishte vlerësimi i ndikimit të trajnimeve të zhvilluara në kuadër të projektit në shpërndarjen e njohurive dhe përvojave të pjesëmarrësve tek kolegët e tyre në vendet përkatëse, si dhe shkëmbimi i ideve për fusha të reja bashkëpunimi, përfshirë trajnime në zbulimin e mashtrimeve me dokumente dhe zhvillimin e kapaciteteve në arsimin e të rriturve.

Në kuadër të pjesëmarrjes në këtë ngjarje, përfaqësuesit e AKSP-së zhvilluan takime me delegacionet pjesëmarrëse, me fokus në inicimin dhe forcimin e bashkëpunimit bilateral në fushën e arsimit policor dhe zhvillimit profesional. Gjatë këtyre takimeve, AKSP prezantoi ide dhe mundësi për bashkëpunime të mëtejshme, duke theksuar rëndësinë e vazhdimësisë së projekteve të përbashkëta dhe shkëmbimit të përvojave ndërmjet institucioneve të arsimit policor në rajon dhe Evropë.

Në përmbyllje të takimit, u theksua se kontributi i përbashkët i të gjitha palëve pjesëmarrëse riafirmon se përmes bashkëpunimit dhe përpjekjeve të përbashkëta mund të ndërtohen kufij më të sigurt, duke respektuar njëkohësisht të drejtat themelore të njeriut.


 

 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

AKSP merr pjesë në punëtorinë profesionale të organizuar nga Policia Federale Gjermane për modernizimin e trajnimeve në fushën e sigurisë publike
AKSP merr pjesë në punëtorinë profesionale të organizuar nga Policia Federale Gjermane për modernizimin e trajnimeve në fushën e sigurisë publike

Eschwege, Gjermani, 16 tetor 2025 - Përfaqësues të lartë të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP) morën pjesë në punëtorinë profesionale të organizuar nga Policia Federale Gjermane në qendrën e saj të edukimit në Eschwege, Gjermane në kuadër të projektit evropian “EU-ISF SCOPE III – Virtual Classroom”. Në këtë aktivitet morën pjesë gjithashtu zyrtarë të Policisë së Kosovës dhe të Akademisë së Sigurisë të Shqipërisë. Ky aktivitet u organizua dhe u kordinua me mbështetjen e Ambasadës Gjermane në Tiranë.

Punëtoria kishte për qëllim prezentimin dhe ndarjen e praktikave dhe përvojave mbi modernizimin e trajnimeve dhe arsimimit në fushën e sigurisë publike, në fokus të policisë, përmes përdorimit të platformave digjitale dhe metodave bashkëkohore të mësimdhënies, si mësimi elektronik (E-Learning) dhe trajnimi hibrid. Pjesëmarrësit u njohën me përvojat dhe praktikat e Policisë Federale Gjermane në fushën e edukimit virtual, integrimin e E-Learning në programet e trajnimit, përdorimin e klasave virtuale si “Big Blue Button”, ndërtimin e kurseve digjitale, si dhe me organizimin e qendrave të koordinimit për dizajn mediatik.

Kjo përvojë ndihmon në forcimin e kapaciteteve profesionale dhe institucionale të AKSP-së, duke kontribuar në përmirësimin e cilësisë dhe efikasitetit të programeve të trajnimit. Modernizimi i metodave të mësimdhënies dhe integrimi i teknologjive të reja në procesin trajnues dhe arsimor mbeten prioritete të rëndësishme për AKSP-në, në funksion të përgatitjes së zbatuesve të ligjit për sfidat e reja të mjedisit të sigurisë publike.

AKSP shpreh mirënjohje dhe falënderim të veçantë për Policinë Federale Gjermane dhe Ambasadën Gjermane në Tiranë për organizimin dhe mbështetjen e këtij aktiviteti të rëndësishëm, si dhe për mundësinë që iu dha përfaqësuesve të AKSP-së për të marrë pjesë dhe për të shkëmbyer përvoja profesionale në kuadër të këtij projekti evropian me rëndësi të veçantë për zhvillimin e trajnimeve moderne në fushën e sigurisë publike.


Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës