}

NewsArticle

02/07/2025

Takim i përbashkët ndërmjet AKSP-së dhe Akademisë Diplomatike

Vushtrri, 2 korrik 2025 - Sot, në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, u zhvillua një takim i përbashkët me përfaqësues të Akademisë Diplomatike. Ky takim ishte pjesë e vazhdimit të bashkëpunimit të ndërsjellë ndërmjet dy institucioneve. Të dy institucionet u përfaqësuan nga udhëheqësit e tyre, z. Shpend Shabani, u.d. Drejtor të Përgjithshëm të AKSP-së, dhe znj. Mirjeta Behluli, Drejtoreshë e Përgjithshme e Akademisë Diplomatike, të shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tyre.

Gjatë takimit, palët diskutuan për bashkëorganizimin e trajnimit të radhës në AKSP, i cili do t’u dedikohet zyrtarëve të huaj (ndërkombëtarë) që operojnë në fushën e sigurisë publike. Trajnime të tilla janë mbajtur edhe në vitet e kaluara, në kuadër të implementimit të suksesshëm të marrëveshjes së bashkëpunimit mes këtyre dy institucioneve.

Ky aktivitet dëshmon angazhimin e vazhdueshëm për zbatimin e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve, e cila ka për synim forcimin e partneritetit strategjik në fusha me interes të përbashkët. Në fokus mbetet zhvillimi i trajnimeve cilësore, avancimi profesional dhe fuqizimi i kapaciteteve institucionale.

Përmes këtij bashkëpunimi, të dyja palët riafirmojnë përkushtimin e tyre për bashkërendim efektiv në organizimin e aktiviteteve të përbashkëta, shkëmbimin e njohurive dhe përvojave, si dhe mbështetjen e iniciativave që kontribuojnë në ngritjen e mëtejshme të standardeve në fushën e sigurisë publike dhe diplomacisë.

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Sot në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, profesori David Walsh prezantoi Projektin për hetimin efektiv të krimeve “ImpleMendez”
Sot në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, profesori David Walsh prezantoi Projektin për hetimin efektiv të krimeve “ImpleMendez”

Vushtrri, 01 korrik 2025 - Sot në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) David Walsh, profesor i hetimeve penale në Shkollën e Drejtësisë të Universitetit De Montfort, të Leicester në Mbretërinë e Bashkuar, njëkohësisht edhe udhëheqës i projektit “Krijimi i Rrjeteve për Zbatimin e Parimeve mbi Intervistimin Efektiv për Hetime (ImpleMendez)”, bëri një prezantim të Projektit ImpleMendez, i bazuar në gjashtë parime.

Profesori Walsh para zyrtarëve të lartë të AKSP-së, ligjëruesve të Fakultetit për Siguri Publike, zyrtarëve të Policisë së Kosovës e stafit udhëheqës të programeve trajnuese pranë AKSP-së prezantoi një historik të shkurtër të zanafillës së Parimeve mbi Intervistimin Efektiv për Hetimet dhe Mbledhjen e Informacionit, të njohura tashmë si Parimet e Mendezit.

Më pas profesori Wash, shpjegoi rëndësinë e projektit ImpleMendez në proceset hetimore të krimeve, ndërsa theksoi se projekti ImpleMendez është një projekt i gjërë i implementuar në 41 vende anëtare, që synim ka rrjetëzimin e mëtejmë, bashkëpunimin dhe përmirësimin e praktikave policore në hetimin efektiv të krimit dhe vërtetimin e provave.

Duke ndarë praktikat dhe përvojat e tij, profesor Walsh, shprehu vullnetin për të ndihmuar në implementimin e parimeve të projektit ImpleMendez, në veçanti rreth qasjes së drejtë të marrjes në pyetje të të dyshuarve, dëshmitarëve dhe viktimave (përfshirë intervistimin e fëmijëve) në Kosovë. Profesori, Walsh shpreson që edhe Kosova shumë shpejtë do të jetë pjesë e këtij projekti duke u përfaqësuar nga niveli profesional dhe akademik për avancimin e hetimeve efektive të krimeve nga fusha e marrjes në pyetje.

Projekti ImpleMéndez, është pjesë e Bashkëpunimit Evropian në Shkencë dhe Teknologji (COST) i financuar nga Bashkimi Evropian.

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës