}

NewsArticle

17/06/2010

Në QKSPEZH mbahet Miniolimpiada për personat me aftësi të kufizuara


Vushtrri, 16 qershor ‘10– Në Qendrën e Kosovës për Siguri, Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH) do të mbahet miniolimpiada për persona më aftësi të kufizuara. Miniolimpiada do të mbahet dy ditë radhazi të shtunën dhe të dielën (me datën 19 dhe 20 qershor). Hapja e ceremonisë zyrtare do të bëhet të shtunën në ora 11:00, në QKSPEZH.

Miniolimpiada e cila  organizohet nga  “OPFAKOS”  përmban aktivitet të ndryshme sportive si: vrapim me karrocë, basketboll, hendboll, goll-boll, pikado, shenjëtari etj. Numri i pjesëmarrësve parashihet të jetë afro 451 persona, të cilët janë kryesisht fëmijë të përcjellë nga familjarët e tyre dhe organizatorët.

Qendra e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim dhe Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE) edhe kësaj radhe janë sponsor gjeneral i miniolimpiadës për persona me aftësi të kufizuar, duke mbështetur kështu pjesëmarrësit me transport, akomodim, ushqim dhe staf që vullnetarisht kanë shprehur dëshirën të punojnë gjatë këtyre 2 ditëve, enkas që të ndihmojnë pjesëmarrësit e miniolimpiadës.

Ftohen mediat qe ta përcjellin Miniolimpiaden.

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Kryeshefi Ekzekutiv i QKSPEZH-it, Sheremet Ahmeti ka vizituar Akademinë Policore të Shqipërisë
Kryeshefi Ekzekutiv i QKSPEZH-it, Sheremet Ahmeti ka vizituar Akademinë Policore të Shqipërisë

Vushtrri, 04 qershor ’10 – Kryeshefi Ekzekutiv i Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim (QKSPEZH), Sheremet Ahmeti, ka qëndruar tri ditë për vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë. Kryeshefi z.Ahmeti i shoqëruar nga drejtori i Administratës dhe Logjistikës, Halim Shala, shefi i Zyrës Ligjore, Dukagjin Dinaj, si dhe nga drejtori për Trajnime Mandatore, nënkolonel, Driton Zabërxha, kanë vizituar Qendrën për Formimin Policor të Shqipërisë (QFP), ku janë pritur nga zëvendësdrejtori i policisë së shteti të Shqipërisë, Ahmet Haxhia si dhe nga drejtori i QFP-së, Nazmi Kotarja. Qëllimi i vizitës ka qenë shkëmbimi dhe përfitimi i përvojave në mes të dyja qendrave, në fushën e organizimit të brendshëm, infrastrukturës ligjore si dhe çështjet tjera që janë të rëndësishme për qendrën tonë.
Gjatë takimi z. Ahmeti dhe z.Haxhia kanë diskutuar për çështjen e sigurisë si dhe për krijimin e raporteve bilaterale në mes të QKSPEZH-it dhe Akademisë Policore të Shqipërisë. Të dyja palët kanë vlerësuar lartë marrëdhëniet e deritashme mes Kosovës dhe Shqipërisë sa i përket fushës së sigurisë. 

Lexo më shumë
Akademia Policore e Turqisë ofron përkrahje  Qendrës së Kosovës për Siguri, Publike Edukim dhe Zhvillim
Akademia Policore e Turqisë ofron përkrahje Qendrës së Kosovës për Siguri, Publike Edukim dhe Zhvillim
Vushtrri, 17 qershor ’10- Një delegacion i Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim i kryesuar nga Shefi i Zyrës Ligjore Dukagjin Dinaj, nënkolonel Driton Zabergja dhe nga koordinatori i zyrës së Kryeshefit të Qendrës Rifat Muqiqi kanë qëndruar për një vizitë zyrtare në Turqi.
Delegacioni është pritur nga udhëheqësit e Akademisë Policore te Turqisë. Qëllimi i vizitës ishte binjakëzimi i Qendrës së Kosovës për Siguri Publike me Akademinë Policore të Turqisë. Temë diskutimi mes përfaqësuesve të QKSPEZH-it dhe atyre të Akademisë Policore të Turqisë ka qenë shkëmbimi i përvojave si dhe bashkëpunimi mes këtyre dy akademive. Shefi i zyrës ligjore Dukagjin Dinaj  tha se udhëheqësit e Akademisë Policore të Turqisë kanë premtuar se  do ta përkrahin në vazhdimësi QKSPEZH-in.

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës