}

NewsArticle

23/03/2019

Akademia e Kosovës për Siguri Publike reagon ndaj lajmit të publikuar më dt.22 mars 2019 në portalin “REPORTERI” me titull, “Në Akademinë Policore: Shkuan për tu bërë policë, u kapen duke konsumuar narkotik”

Vushtrri, 23 mars 2019 -Akademia e Kosovës për Siguri Publike reagon ndaj lajmit të publikuar më dt.22 mars 2019 në portalin  “REPORTERI” me titull, “Në Akademinë Policore: Shkuan për tu bërë policë, u kapen duke konsumuar narkotik”.


Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike janë duke u trajnuar 420 kadet të Policisë së Kosovës, 17 pjesëtarë të Inspektoratit Policorë, 120 pjesëtarë të Shërbimit Korrektues dhe më shume se 250 student  të cilën ndjekin studimet bachelor  nga të gjitha agjencitë e sigurisë publike në vend.


Mbrëmë, më datën 22/03/2019, në orën 21:25, Portali “REPORTERI” ka publikuar një lajmë të pa vërtetë, kinse në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike “dy student serb janë kapur duke konsumuar narkotik”.


Lajmi i publikuar nuk është i vërtet. Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike të gjithë pjesëmarrësit e trajnimeve janë në mbikëqyrje 24 orë nga kujdestarët e agjencive përkatëse si dhe në përkujdesje të personelit përgjegjës të AKSP-së në përputhje me rregulloret e brendshme të AKSP-së.


Akademia dhe Agjencitë e Sigurisë Publike do të vazhdojnë trajnimet e kadetëve dhe arsimimin e studentëve dhe të gjithë vijueseve të këtyre agjencive në përputhje me akreditimet dhe standardet më të larta kombëtare dhe ndërkombëtare të Akademisë.


Në disa raste televizionet publike të Kosovës kanë raportuar për jetën e kadetëve në Akademi, për çka Akademia i falënderon përzemërsisht dhe publiku është i njoftuar me mbarëvajtjen e trajnimeve në Akademi.

Vlerat e proklamuara në Strategjia Zhvillimore e AKSP-së janë të shenjta: Ndershmëria,  Transparenca, Përgjegjësia, Etika profesionale, Diversiteti dhe mbi këto vlera i ftojmë të gjitha portalet dhe mjetet e informimit të vërtetohen në zotimet tona.


 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Një delegacion i Departamentit të Shteteve të  Bashkuara të Amerikës vizitoi Akademinë
Një delegacion i Departamentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës vizitoi Akademinë

Vushtrri, 20 mars 2019 – Një delegacion i Departamentit të Shteteve të  Bashkuara të Amerikës i  udhëhequr  nga  Sarah Swatzburg  Koordinatore e Asistencës të Shteteve për Evropë, Euro Azi dhe Azi Qendrore, Departamenti i Shteteve të Bashkuara e shoqëruar nga Matthew Briggs Sektori Ekonomik,  Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë,  Drita Perezic këshilltare e lartë e ICITAP Programi Ekzekutiv i Menaxhmentit në Ministrinë e Punëve të Brendshme si dhe  Remzije Ibrahimi Koordinatore Kombëtare në ICITAP,  vizitoi sot Akademinë e Kosovës për  Siguri Publik (AKSP),  ku u prit nga Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi dhe nga stafi menaxhues i Akademisë; Drejtorët e Departamenteve Rrahim Rexha, Kastriot Jashari dhe Shpend Shabani.

Drejtori  i Përgjithshëm i Akademisë  Ismail Smakiqi, e njoftoi delegacionin për zhvillimet në Akademi, historikun e saj dhe planet për të ardhmen.

Drejtori Smakiqi  duke e falënderuar delegacionin për  vizitën  e informoi edhe për  trajnimet aktuale që janë duke u mbajtur në Akademi si dhe për ato që do të mbahen në të ardhmen e afër.

Në theks të veçantë drejtori para delegacionit foli edhe për  procesin e akreditimit  të Akademisë nga autoriteti Kombëtarë i Kualifikimeve si dhe për  akreditimin  Ndërkombëtar  të Akademisë  që është bërë nga Asociacioni Ndërkombëtar i Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Zbatimit të Ligjit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (International Association of Directors of Law Enforcement Standardsand Training - IADLEST).

Më këtë rast drejtori Smakiqi falënderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, konkretisht Ambasadën Amerikanë në Kosovë dhe ICITAPI-in për  kontributin dhe për donacionet që i kanë dhënë Akademisë .
 
Drejtori Smakiqi e njoftoi delegacionin edhe për trajnimet që realizohen nga ana e ICITAP-it siç është trajnimi “Shkolla e Stafit dhe Komandës Policore” , i cili mbahet çdo vit në Akademi. 

Ndërsa, delegacion i Departamentit të Shteteve të  Bashkuara të Amerikës  duke falënderuar drejtorin për pritje tha se ndjehen të lumtur për vizitën e saj në Akademi.

Sarah Swatzburg  Koordinatore e Asistencës të Shteteve për Evropë, Euro Azi dhe Azi Qendrore, Departamenti i Shteteve të Bashkuara u interesua për programet trajnuese dhe studimore të cilat zhvillohen në Akademi, marrëdhënieve ndër etnike gjatë procesit të trajnimeve si dhe u zhvillua një bashkëbisedim për të kuptuarit e Policisë në Bashkësi.

Delegacioni vizitoi Kampusin e Akademisë si dhe Poligonin e Simulimit me Armë të Zjarrit, i cili është donacion nga SHBA duke marr pjesë në trajnim të kadetëve të Policisë së Kosovës.

Lexo më shumë
NË AKADEMI FILLOI TRAJNIMI  DHJET JAVOR “SHKOLLA E STAFIT DHE KOMANDËS POLICORE”
NË AKADEMI FILLOI TRAJNIMI DHJET JAVOR “SHKOLLA E STAFIT DHE KOMANDËS POLICORE”

Vushtrri, 08 prill 2019 – Sot 42 oficer dhe zyrtar të lart të agjencive të sigurisë publike të Kosovës filluan trajnimi dhjete javor të Shkollës së Stafit dhe Komandës Policore.


Në ceremoninë e hapje të këtij trajnimi morën pjesë; Udhëheqësja e Programit të ICITAP-it për Kosovë znj. Kimberley Riffe, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Rashit Qalaj, Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike z. Ismail Smakiqi, Drejtues të Departamenteve nga AKSP dhe PK, znj. Remzije Ibrahimi Këshilltare Nacionale e ICITAP-it për AKSP. si dhe zyrtar nga Ambasada e Shteteve të  Bashkuara të Amerikës dhe ICITAP-it të cilët kujdesën për mbarëvajtjen e këtij trajnimi.


Shkolla për Stafin Policorë dhe Komandues i cili mbahet nga “Qendra për Siguri Publike të Universiteti Northwestern” këtë vite zhvillohet për herë të gjashtë në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike. Gjerë tani këtë shkollë e kanë ndjekur dhe kanë diplomuar më shumë se 200 oficer policor dhe të agjencive tjera të Sigurisë Publike.


Shkollën për Stafin Policor dhe Komandues, përveç oficerëve policor nga Policia e Kosovës, e kanë ndjekur dhe e kanë përfunduar oficer policor nga vendet e regjionit; Mali i Zi, Shqipëria, Maqedonia, Bosnja e Hercegovina dhe Kroacia.


Gjatë këtij kursi, pjesëmarrësit do të ndjekin tetë modulet të cilat ndihmojnë oficer dhe zyrtar të lart të agjencive të sigurisë publike në avancimin e punës së tyre dhe të organizatave të tyre; Lidershipi, Alokimi i burimeve, Sjellja organizative, Trafiku dhe etika, Buxhetimi, Vendimmarrja, Menaxhimi i projektit, Komunikimet dhe marrëdhëniet me komunitetin.


Në fjalën e saj Udhëheqësja e Programit të ICITAP-it për Kosovë znj.Kimberley Riffe, shprehi kënaqësinë për mundësin e përkrahjes të Akademisë dhe Agjencive të Sigurisë Publike nga ana e ICITAP-it. Duke iu drejtuar pjesëmarrësve të Shkollës së Stafit dhe Komandës Policore, ajo i inkurajoj ata të jenë aktiv gjatë trajnimit me qëllim të përfitimit nga ky trajnim duke shfrytëzuar njohurit e fituara në të mirë të organizatës së tyre. 


Në vazhdim fjalën e morri Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike z. Ismail Smakiqi, i cili falënderoi Ambasadën e Shteteve të  Bashkuara të Amerikës, ICITAP-it si dhe Instruktorin nga Qendra për Siguri Publike të Universiteti Northwestern Zotin Mike McGuigan.


Duke iu drejtuar studentëve Drejtori Smakiqi më tej tha: 

-“Shkolla për Stafin Policor dhe Komandues e njohur si trajnimi “SPSC” është shkolla ose trajnimi më i rëndësishme për personelin udhëheqës të Policisë së Kosovës dhe agjencitë tjera të sigurisë publike. Është pa dyshim trajnimi i specializuar dhe i avancuar më i rëndësishmi i cili zhvillohet në Akademi, sigurisht njeri ndër trajnimet më të rëndësishme i cili zhvillohet në regjionin ku bënë pjesë Kosova”.

- “Gjatë këtyre dhjet javëve të shkollës që do të ndjekin, do të keni rastin unik në karrierën tuaj të i bashkoheni mijëra oficerëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe disa vendeve tjera të botës, të cilët ndjekin këtë kurse nga Instruktorët e “Qendrës për Siguri Publike të Universiteti Northwestern”.


Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, z.Rashit Qalaj shpreh falënderimin e tije dhe të Policisë së Kosovës për ICITAP-in dhe Universitetin Northwestern për organizimin e këtij trajnimi si dhe falënderoi AKSP-në për mbështetjen që i ka dhënë gjithmonë këtij aktiviteti të rëndësishëm. 

Në vazhdim të fjalës së tij, Drejtori Qalaj uroi pjesëmarrësit e trajnimit të cilët janë përzgjedhë në saje të sukseseve të tyre, duke i inkurajuar dhe kërkuar të jenë sa më aktivë gjatë trajnimit.

Drejtori Qalaj më tej tha se “pjesa dërmuese e oficereve policor të cilët kanë ndjek këtë trajnim, sot ndodhën në pozita menaxheriale në Policinë e Kosovës” .

 

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës