}

NewsArticle

03/12/2018

Në AKSP u mbajt webinar i CEPOL

Vushtrri, 30 nëntor 2018.- Sot në hapësirat e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike për herë të parë u mbajt një webinar i Agjencisë së Bashkimit Evropian për Trajnime në Zbatim të Ligjit (CEPOL) për zyrtarët e zbatimit të ligjit të Kosovës.

Agjencia e Bashkimit Evropian për Trajnime në Zbatim të Ligjit (CEPOL) dhe Zyra e Kombeve të Bashkuara për Droga dhe Krime (UNODC) kanë lansuar projektin për Krime Financiare në Ballkanin Perëndimor (WBFI), në kuadër të të cilit organizojnë kurse kombëtare dhe regjionale, pjesëmarrje në Programit e Shkëmbimit të CEPOL ndërmjet zyrtarëve të zbatimit të ligjit nga Bashkimi Evropian dhe Ballkani Perëndimor si dhe aktivitete të tjera përkrahëse.

Si pjesë e këtij projekti ishte edhe trajnimi “Hetimet financiare që kanë të bëjnë me trafikimin e narkotikëve”, i cili u mbajt në Prishtinë nga 8 - 12 tetor 2018, në të cilin morën pjesë 29 zyrtarë të 7 institucioneve të Kosovës për zbatimin e ligjit, siç janë: Policia e Kosovës, Dogana e Kosovës, Njësia për Inteligjencë Financiare, Administrata Tatimore e Kosovës, Prokuroria, Gjyqësia dhe vet Akademia e Kosovës për Siguri Publike.

Qëllimi i këtij webinari ishte që t’ua rikujtojë dhe vlerësojë përmbajtjen e trajnimit si më lart, që të diskutojë për temat që u janë prezantuar në trajnim në kohë reale me të tre ekspertët që ua kanë mbajtur trajnimin dhe njëkohësisht që të shfrytëzohet kjo mundësi për të promovuar përdorimin e rrjetit elektronik (e-Net), përkatësisht të Sistemit të Menaxhimit të të Mësuarit, që do të mund të përdoret, p.sh., për të filluar një grup të diskutimeve në forum.
 
Akademia e Kosovës për Siguri Publike në këtë mënyrë po përkrah dhe promovon të mësuarit elektronik në një prej platformave më të njohura dhe më të rëndësishme në fushën e zbatimit të ligjit në Evropë, siç është ajo e CEPOL.

Ky në fakt do të jetë edhe një ndër objektivat strategjikë të Akademisë për të ardhmen.
 
AKSP më 24 mars 2017 ka nënshkruar Marrëveshje Pune me CEPOL dhe si rezultat i kësaj marrëveshjeje ka arritur që të përfshijë zyrtarët e zbatimit të ligjit të Kosovës në trajnime të ndryshme të CEPOL në Kosovë dhe jashtë vendit, në Programin e Shkëmbimit si dhe shumë prej tyre janë të kyçur dhe përdorin efektivisht Sistemin e Menaxhimit të të Mësuarit (LMS), duke marrë pjesë në webinarë, kurse online, duke përdorur librarinë elektronike etj.
 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Jessalyn Brogan Walker menaxhere e programit Hedahay vizitoi Akademinë
Jessalyn Brogan Walker menaxhere e programit Hedahay vizitoi Akademinë

Vushtrri,19 nëntor  2018 –  Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP)e vizitoi Jessalyn Brogan Walker menaxhere e programit Hedahay në Washington të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Adrian Shtuni konsulent në këtë organizatë,ku u takuan me Drejtorin e Përgjithshëm të Akademisë Ismail Smakiqi memenaxhmentin e lartë  si dhe me zyrtarët policorë.

Qëllimi i vizitës është bashkëpunimi mes Akademisë dhe ekspertëve të programit Hedahay në fushën e sigurisë konkretisht në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm.


Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi e njoftoi delegacionin e organizatës për misionin dhe vizionin e Akademisë. Ai gjatë këtij takim përmendi të arriturat që jane realizuar ne Akademi, njëkohësisht foli edhe për sfida që e presin në të ardhmen sa i përket fushës së sigurisë publike.


Drejtori Smakiqi shfaqin nevojën për bashkëpunim me ekspertë dhe organizatat ndërkombëtare, konkretisht bashkëpunimin për trajnimet në fushën e parandalimit të ekstremizmit të dhunshëm që shpijnë në terrorizëm, duke ofruar ndihmë në draftimin e kurrikulave dhe trajnimin e trajnerëve.

Gjithashtu u fol edhe për strategjinë e AKSP-së për vitin 2019/2022  që siç tha drejtori Smakiqi Akademia tashmë është një qendër e ekselencës në fushën e sigurisë e cila ka marr akreditim vendor dhe ndërkombëtar nga IADLEST.

 

Ndërkaq Jessalyn Brogan Walkermenaxhere e programit Hedahay në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke falënderuar drejtorin Smakiqi për pritjen, shprehi gatishmërinë e saj për bashkëpunim me Akademinë dhe Policinë e Kosovë.  Ajo në theks të veçantë foli për bashkëpunimin dhe rolin e policimit në bashkësi siç tha ajo vija e parë e identifikimit, parandalimit të ekstremizmit të dhunshëm, si dhe nevojën për kuptim të fenomenit dhe mekanizmave për ta parandaluar atë përmes trajnimeve dhe ngritjes së kapaciteteve të stafit ekzistues.


Ajo  theksoj se në kuadër të tyre kanë ofruar një hapësirë bukur relevante policimit në bashkësi, ku sipas saj, temat që ndërlidhen me ekstremizëm duhet të jenë pjesë e këtij moduli. 

 

“Nevoja për vazhdimësi është e theksuar sidomos tek mekanizmat trajnues me çka në mungesë të ekspertëve gjegjës, është kërkuar asistencë në hartimin e një kurrikule gjithë përfshirëse për të gjithë akterët dhe të gjitha nivelet, si dhe një trajnim për trajner për të siguruar një vazhdimësi në fushën e përballjes me fenomenet e kësaj natyre”, u shpreh Drejtori i Trajnimeve Kastriot Jashari.

 
Ardian Shtuni përfaqësues i organizatës Hedayah falënderoj Akademinë për bashkëpunimin  dhe siguroj se kërkesat e adresuara në fushat e kërkuara do ofrohen në kohë dhe së shpejti do ketë një produkt i cili do përmbush nevojat e palëve të interesit. 

 
 

Pas takimit u zhvillua edhe një vizitë e kampusit të AKSP.

 
Lexo më shumë
 Udhëheqës dhe  kadetë të Forcës së Sigurisë së Kosovës vizituan Akademinë
Udhëheqës dhe kadetë të Forcës së Sigurisë së Kosovës vizituan Akademinë

Vushtrri, 03 dhjetor 2018 – Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP) Ismail Smakiqi, priti sot në takim një delegacioni i përbërë nga udhëheqësit si dhe nga kadetët e Qendrës së Studimeve Universitare (QSU) të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Qëllimi kryesor i kësaj vizite ishte thëllimi i bashkëpunimit në fushën e sigurisë mes Akademisë dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Të pranishmit u njoftuan me fushëveprimtarinë e Akademisë, përfshirë të gjitha periudhat që nga themelimi e deri më sot, zhvillimet e fundit, e po ashtu në theks të veçantë  hapja dhe funksionalizimi i Fakultetit të Sigurisë Publike.
Po ashtu kadetët u njoftuan edhe për proceset e rëndësishme nëpër të cilat po kalon institucioni ynë.
 
Drejtori Smakiqi gjatë këtij takimi përgëzoj trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës për punën e tyre, ndërsa kadetëve ju dëshiroj punë të mbarë po sa të inkuadrohen në këtë institucion mjaftë të rëndësishëm për vendin. 

Duke i inkurajuar për punën Smakiqi u shpreh i gatshëm për bashkëpunim mes Akademisë dhe FSK-së pasi që siç tha ai ky bashkëpunim është i nevojshëm për vendin tonë.


Ndërkaq udhëheqësit dhe kadetët e  FSK-së u  interesuan rreth trajnimeve dhe aktiviteteve që zhvillohen në Akademi dhe shfaqen interesimin e tyre edhe rreth bashkëpunimit mes AKSP-së sidomos në arsimimin e  kadetëve në fushën e sigurisë. 

Në fund të vizitës, duke vizituar kampusin e Akademisë,  delegacioni shprehu përshtypjet më të mira si një institucion i mirëfilltë në fushën e arsimit në siguri publike.
 

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës