}

NewsArticle

13/07/2018

Bordi i Akademisë mbajti takimin e radhës

Vushtrri, 13 korrik 2018   - Bordi i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike mbajti sot takimin e radhës, ku  u diskutua lidhur  më  përcaktimin e nën kuotat  të institucioneve të sigurisë publike për  vendet e studimeve themelore bachelor në Fakultetin e Sigurisë Publike për vitin akademik 2018 /2019.

Në takim morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Sprovues të Kosovës Bajram Bujupi njëherti edhe kryesues i bordit, u.d Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës  Naim Rexha,  u.d/Kryeshefe Ekzekutiv e Inspektoratit Policor të Kosovës Miradije Kelmendi,  Drejtori i Përgjithshëm i Doganave të Kosovës Bahri Berisha, Zëvendës  Drejtori i Përgjithshëm i  Shërbimit Korrektues të Kosovës Rasim Selmanaj,  Drejtor i Përgjithshëm  i Agjencisë për Menaxhimin Emergjent Fadil Kodra, Rektori i Kolegjit Policor Universitar të Finlandës Kim Himmberg - në cilësinë e ekspertit të Projektit të Binjakëzimit, Ritva Vahakoski Këshilltare Rezidente e Projektit të Binjakëzimit, si dhe zyrtarë të lartë nga institucionet  përkatëse.

Gjatë këtij takim  anëtarët e bordit të Akademisë  propozuan dhe u përcaktuan për nën kuotat  për institucionet e sigurisë publike  për studime në FSP.


Më këtë rast Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi,  falënderoi anëtarët e bordit të Akademisë për gatishmërinë e tyre për përcaktimin e nën kuotave për secilin agjencion veç e veç.

Smakiqi tha se Akademia ka qenë dhe është e gatshme  gjithmonë të ofroj trajnime dhe arsim të lartë për secilin zyrtarë të agjencioneve të sigurisë publike.


Ndërsa, rektori i Kolegjit Policor Universitar të Finlandës Kim Himmberg, i cili njëherit është edhe ekspertë i projektit të binjakëzimit në Akademi  duke u shprehur i lumtur për  bashkëpunim, vlerësoi se Akademia ka arritur rezultate të mira deri me tani.  Himmberg duke folur për hapat e parë të hapjes së Fakultetit të Sigurisë Publike, tha se Akademia është shembull për të mirë se si duhet të implementohet dhe realizohen me kujdes dokumentet strategjike

“Më këtë përvojë që ka Akademia, strategjitë tjera do të arrijnë bazat konkrete të Akademisë e cila vazhdimisht punon që të bëhet sa më ë mirë. Jam i lumtur që kam shërbye këtu, Akademia e Kosovës është duke shkuar përpara më shpejtë se sa universiteti i Finlandës”, u shpreh Himmberg.
   
Ndryshe në vitin e ri akademik 2018/2019 për studime në Fakultetin e Sigurisë Publike do të pranohen 27 studentë nga Policia e Kosovës, 21 studentë nga Shërbimi Korrektues i Kosovës i Kosovës, 5 nga Dogana e Kosovës, nga Agjencioni i Menaxhimit Emergjent 11 dhe nga Inspektorati Policor i Kosovës 1.
 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Diplomoi gjenerata e parë e studentëve të Fakultetit të Sigurisë Publike
Diplomoi gjenerata e parë e studentëve të Fakultetit të Sigurisë Publike
Vushtrri, 06 korrik 2018 - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot u mbajt ceremonia e diplomimit të  gjeneratës së parë të studentëve të Fakultetit të Sigurisë Publike në programin e studimeve bachelor. 


Në ceremoni të pranishëm ishin ministri i Punëve të Brendshme Bejtush Gashi, Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë për Siguri Publike Ismail Smakiqi, drejtori i Departamentit për Rend dhe Siguri Publike në OSBE Ake Roghe, ud i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës Naim Rexha, ud i Dekanit të Fakultetit të Sigurisë Publike Nexhat Jashari, Laura Dobruna udhëheqëse e Departamentit të Burimeve Njerëz në Doganën e Kosovës, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Korrektues të Kosovës Nehat Thaçi, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Menaxhimit Emergjent Fadil Kodra, ud e Kryeshefit Ekzekutiv të Inspektoratit Policor të Kosovës Miradije Kelmendi, stafi akademik dhe përfaqësues tjerë të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.


Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi duke i përgëzuar studentët për suksesin e tyre, tha se Akademia do të vazhdojë të jetë shembull i mirë për ofrimin e arsimit cilësorë në fushën e sigurisë.


Smakiqi tha se programi  studimor i krijuar nga Akademia e Kosovës për Siguri Publike dhe i  akredituar nga Agjencia e Kosovës për Akreditim është i mbështetur edhe nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare.


“Përkrahja e Bashkimit Evropian vazhdoi edhe në projektin e dytë të binjakëzimit, po ashtu u implementua nga ekspertët e Finlandës dhe Estonisë  dhe si rezultat i komponentës së dytë të këtij projekti në shtator të vitit 2017 ky program studimor u ri akreditua nga Agjencia e Kosovës se Akreditimit”, u shpreh Smakiqi duke thënë se Akademia si institucion dhe programi studimor bachelor në sigurinë publike në procesin e ri akreditimit u vlerësua  nga ekspert gjermanë me notën më të larta, kurse raportet e vetëvlerësimit u cilësuan si raporte me standarde për tu ndjekë si shembull.


Drejtori Smakiqi tha se programi studimor bachelor i sigurisë publike me 240 kredi, është bazuar në nevojat e institucioneve të sigurisë publike.

“Programi studimor i Akademisë  është koncept unik dhe i veçantë jo vetëm në Kosovë, por në rajon dhe me gjerë”, tha Smakiqi duke thënë se mobilitetit përmes programit të shkëmbimit me ERASMUS + dhe CEPOL, po ashtu ka qenë një veçori dalluese e studimit në Fakultetin e Sigurisë Publike ku siç tha ai studentët kanë përfituar nga shkëmbimi përmes ERASMUS + dhe CEPOL


Smakiqi gjatë ceremonisë ka përmendur edhe akreditimin ndërkombëtar të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike nga Asociacioni Ndërkombëtar i Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Zbatimit të Ligjit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës – IADLEST.



Kurse ministri i Punëve të Brendshme Bejtush Gashi duke ofruar mbështetje për Akademinë para studentëve të sapo diplomuar tha se shteti nuk kërkon asgjë prej tyre për pos cilësi.


“Në cilësinë e ministrit të Punëve të Brendshme kam kënaqësinë të konfirmojë përkushtimin dhe përkrahjen time për të vazhduar avancimin e mëtutjeshëm më qëllim që Fakulteti i Sigurisë Publike në Akademi të jenë lider në rajon dhe më gjerë për arsimin e lartë në fushën e sigurisë publike”, u shpreh Gashi duke thënë se sot çështja më jetike për shoqërinë tonë e shtetin demokratike të Republikës së Kosovës është vendosja e shteti të së drejtës nëpërmjet vendosjes dhe jetësimit të pranimit të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në jetën publike.


“Kjo duhet të jetë detyra e juaj nesër dhe përgjithmonë. Për të gjithë ju që po e mbyllni sot këtë kapitull dhe mëtoni të hidhni hapat e parë drejtë profesionit dhe tregut të punës nuk duhet ta harroni këtë detyrë”, u shpreh Gashi.


Gjithashtu ministri Gashi tha se qëndrojnë pranë asaj së gjithmonë të ofrohet një arsim cilësor, për një Akademi  dhe  për një Fakultet të Sigurisë Publike sa më cilësor.


Duke thënë se ishte kënaqësi që ka qenë profesor dhe dekan i Fakultetit të Sigurisë Publike dhe duke  iu uruar studentëve sukses në punë e tyre ministri Gashi shprehi mbështetjen e tij  pa asnjë kusht tjetër,  përveç kërkesë për cilësi në këtë sfidë të madhe për ju e për shoqërinë tonë.


Dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike Nexhat Jashari tha se gjenerata e parë e sapo diplomuar është model për gjenerata tjera të cilat do të vijojnë studimet në Fakultetin e Sigurisë Publike. 


“Të studioni në Fakultetin e Sigurisë Publike të nderuar studentë nuk ishte e lehtë, mase ishte edhe një sfidë në rrugëtimin tuaj për të arritur nivele të reja dhe më të larta të njohurive akademike, shkencore dhe ngritjen profesionale, sfidë të cilën ju me angazhim dhe punë e tejkaluat”, u shpreh Jashari duhet thënë së investimi në arsimin e fushës së sigurisë shpaguhet shumëfishë dhe reflekton pozitivisht në sigurinë publike dhe mirëqenien e qytetarëve të vendit.


 Ndërkaq ud i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës Naim Rexha, duke i përgëzuar studentët  për arritjen iu uroi sukses në rrugëtimin e zhvillimit të karrierës së tyre.


“Ju uroi përzemërsisht diplomimin më kërkesën që mësimi të jetë një mision i barasvlershëm me jetën tonë, ju ftojë që me kompletimin e  këtij programi jashtëzakonisht të rëndësishëm të vazhdoni veç e veç dhe bashkërisht që të mësojmë edhe më tutje”, u shpreh Rexha.


Ndërsa në emër të studentëve foli Zijavere Keqmezi e cila u shpreh e lumtur që ishte pjesë e studimeve në Fakultetin e Sigurisë Publike për katër vite me radhë. Keqmezi falënderoi Akademinë e Kosovës për Siguri Publike konkretisht drejtorin Smakiqi për përkrahjen  e vazhdueshme që ua ka dhënë.

Numri i studentëve të sapo diplomuar është 61, në fund të ceremonisë studentëve   iu shpërndan certifikata.




   








   

Lexo më shumë
U hap konkursi për pranimin e studentëve në Fakultetin e Sigurisë Publike për vitin akademik 2018/2019
U hap konkursi për pranimin e studentëve në Fakultetin e Sigurisë Publike për vitin akademik 2018/2019

Vushtrri,  18 korrik 2018  – Në Akademinë  e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) , u hap konkursi për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve bachelor, në Fakultetin e Sigurisë Publike për vitin akademik 2018/2019.

Të drejtë aplikimi në këtë konkurs kanë zyrtarët e Policisë së Kosovës,  Doganave të Kosovës, Agjencisë të Menaxhimit Emergjent, Shërbimit Korrektues të Kosovës si dhe Inspektoratit Policor të Kosovës.

Aplikimi bëhet  online  në adresën elektronike: http://smu.aksp-ks.net:8090/

Dokumentet duhet të dorëzohen në kopje fizike  të noterizuara në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri, në Objektin e ri Fakulteti i Sigurisë Publike Nr. i Zyrës 111 .

 

KONKURSI

 

MANUALI

 

Linku për aplikim: http://smu.aksp-ks.net:8090/


 

 

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës