}

NewsArticle

18/06/2018

Një delegacion nga Mbretëria e Norvegjisë me seli qendrore të OSBE-së në Vjenë vizitoi Akademinë

Vushtrri, 18 qershor 2018 - Akademinë e Kosovës për Siguri Publike sot e vizitoi një delegacion nga Mbretëria e Norvegjisë me seli qendrore të OSBE-së në Vjenë të Austrisë i udhëhequr nga Shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë Jan Braathu, William Ekas Seter Sekretari i parë i delegacionit të Mbretërisë së Norvegjisë, Magnar Aaberg këshilltarë i delegacionit të Mbretërisë së Norvegjisë si dhe Stein - Ivar Lose Eide zëvendës shef i Ambasadës Norvegjeze ne Prishtinë.

 

Delegacioni u prit nga Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi, u.d Dekani i Fakultetit të Sigurisë Nexhat Jashari, nënkolonel Driton Zabergja si dhe menagjmenti i lartë i Akademisë. Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi duke përshëndetur të pranishmit ai i informoi  me zhvillimet e përgjithshme të  AKSP-së. Smakiqi tha se OSBE-ja në vazhdimësi ka qen partner i pandashëm i Akademisë duke ofruar përkrahje të pa rezervë  në trajnimin e pjesëtarëve të sigurisë publike si dhe përmes donacioneve të shumta të cilat kanë pasuruar Akademinë. 

 

Gjithashtu Smakiqi tha se Akademia gëzon edhe përkrahje të madhe nga Komisioni Evropian,  ICITAP  si dhe shumë institucione e  organizata tjera të cilat dëshirojnë që Kosovën ta bëjnë pjesë integrale të bashkësisë evropiane, gjegjësisht në rrjedhat bashkëkohore të ofrimit të shërbimeve për zbatues të ligjit.

 

Smakiqi tha se kjo ndihmë që i është bërë Akademisë dhe vazhdon ti bëhet gjatë këtyre viteve është si rezultat i suksesit të institucioneve të sigurisë të cilat gëzojnë një respekt, një besueshmëri në ofrimin e shërbimeve për një ambient të sigurt.

 

Gjatë këtij takimi Smakiqi delegacionin i informoi edhe përrrjedhën e Fakultetit të Sigurisë si dhe hapat e ardhshëm drejt hapjes sëstudimeve postdiplomike atë master, anëtarësimin e Akademisë në organizatatndërkombëtare CEPOL e AEPC,  Akreditimin  Ndërkombëtar  tëAkademisë nga Asociacioni Ndërkombëtar i Drejtorëve të Standardeve dheTrajnimit të Zbatimit të Ligjit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës(International Association of Directors of Law Enforcement StandardsandTraining - IADLEST), si dhe bashkëpunimin me akademitë  tjera si  mevendet e Ballkanit dhe me gjerë.

 

Ndërsa Dekani i Fakultetit të Sigurisë  pranë Akademisë Nexhat Jashari foli për pjesëmarrjen e të gjitha komuniteteve në Fakultetin e Sigurisë  si dhe respektimin e të drejtave gjuhësore duke mundësuar  barazi dhe arsimim të lartë të gjithë pjesëmarrësve. Në fund ai falënderoi misionin e OSBE-së për kontributin e vazhdueshëm që po japin për Akademinë.

Nënkolonel Driton Zabergja gjatë këtij takimi foli për përgatitjet  për fillimin e gjeneratës së re të Policisë së Kosovës.

 

 Ndërsa delegacioni gjatë këtij takimi ishin të interesuar, për  zhvillimin e trajnimeve, motivimin e të rinjeve për tu bërë pjesë e institucioneve të sigurisë- bashkëpunimin me komunitete si dhe  hapjen e programeve  master në Akademi.

Gjatë këtij takimi delegacioni vizitoi edhe njërën nga klasat ku po zhvillohej trajnimi, menagjimi për kapiten  i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, si dhe objektet përcjellëse të Akademisë ku nga instruktorët u informuan më gjerësisht  për pjesën  praktike të trajnimeve.

 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

U përurua  pllaka e akreditimit ndërkombëtarë të Akademisë nga IADLEST
U përurua pllaka e akreditimit ndërkombëtarë të Akademisë nga IADLEST

Vushtrri, 07 qershor 2018 – Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) u mbajt ceremonia e përurimit të pllakës së akreditimit ndërkombëtar  të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike nga Asociacioni Ndërkombëtar i Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Zbatimit të Ligjit (IADLEST) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në ceremoni morën pjesë Ministri i Punëve të Brendshme  Bejtush Gashi, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës Shkëlqesia e tij Greg Delawie, Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Sprovues të Kosovës dhe Kryesues i Bordit të AKSP Bajram Bujupi, Kimberley Riffe  Udhëheqëse e Programit të ICITAP-it për Kosovën, Drita Perezic Këshilltare e Lartë e ICITAP, Programi Ekzekutiv i Menaxhmentit të MPB-së, Shpresa Muharremi këshilltare Kombëtare Misioni i OSBE-së në Kosovë,. Ritva Vähäkoski Këshilltare Rezidente e Projektit të Binjakëzimit, Kolonele Taibe Canolli-Brajshori Drejtoreshë e Departamentit të Burimeve Njerëzore, personeli udhëheqës i Akademisë, oficer të lartë të Policisë së Kosovës dhe mysafir tjerë.

Në fjalën e hapjes të ceremonisë, Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi, u shprehur i lumtur që Akademia sot po bënë përurimin e pllakatës të akreditimit ndërkombëtar nga IADLEST të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Drejtori Smakiqi tha se ky akreditim na vij pas akreditimit të Programeve Profesionale dhe akreditimit institucional të Akademisë nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve dhe ky akreditim ndërkombëtar vërteton punën e gjatë të Akademisë, Agjencive të Sigurisë Publike dhe partnerëve ndërkombëtar në fushën e trajnimeve të gjithë zbatueseve të ligjit në Kosovë.

“Ky është akreditimi i parë i një Akademie të Sigurisë jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës i asociacionit IADLEST, i cili bënë akreditimi e gjitha akademive policore të SHBA-ve dhe ne ndihemi  të privilegjuar dhe krenar që jemi akredituar të parë në botë jashtë SHBA-ve. Akademia po ashtu është e para në regjion që ka një akreditim ndërkombëtarë dhe epitetin e një Qendre Ekselencë për trajnimin e zbatueseve të ligjit” ,  u shpreh Smakiqi duke falënderuar të gjithë ata që kontribuuan në këtë proces.

Drejtori Smakiqi falënderoi  Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ambasadën Amerikane në Kosovë, ICITAP-in  për ndihmën e pakursyer që po japin Akademisë deri në arritjen e praktikave më të mira dhe futjen e Akademisë në “grupi elitar të përkushtuar për shkëlqesi në dhënien e trajnimit në drejtësinë penale gjithandej botës” ashtu siç thuhet në njoftimin e IADLEST, për akreditim ndërkombëtar të Akademisë.

Ministri i Punëve të Brendshme Bejtush Gashi duke vlerësuar  lartë akreditimin e Akademisë nga IADLEST tha se ky akreditimi është shumë i rëndësishëm për vendin.
Ministri Gashi tha se  ndihma që po japin Shtete e Bashkuara të Amerikës në shtet ndërtimin e Kosovës është shumë e madhe dhe shumë e çmueshme.

“Unë si ministër dhe si ish Dekan i Fakultetit të  Sigurisë Publike, ndjej kënaqësi për këtë sukses të madh. Falënderoi partnerët ndërkombëtarë; Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian, OSBE-në,  ICITAP për mbështetjen e tyre të vazhdueshme në procesin e  shtet ndërtimit, zhvillimit dhe ngritjes së kapaciteteve të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike”, u shpreh ministri Gashi.

Më këtë rast  ministri Gashi përgëzoi të gjitha ata që kontribuuan në këtë proces të akreditimit.

Ministri Gashi vlerësoi se marrja e certifikatës së akreditimit nga IADLEST në Boston të Shteteve të Amerikës në maj të këtij viti nga drejtori Smakiqi,  do të shërbej jo vetëm si rast për të festuar, por edhe për shumëfishin e ambicieve dhe përpjekjeve të përbashkëta për të ecur më tej në rrugën e aftësimit të institucioneve të sigurisë publike.

Ndërsa, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë Greg Delawie, përgëzoj Akademinë për këto të arritura.

Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë Greg Delawie vlerësoj se mbajtja e shumë trajnimeve, shumë aktiviteteve e së fundmi edhe akreditimi nga IADLEST ndriçon edhe më shumë reputacionin e Akademisë.

Më këtë rast ambasadori Delawie, përgëzoi Akademinë si dhe stafin e ICITAP-it Programimi për Kosovë për këtë arritje të shënuar për tu bërë Akademia e para që akreditohet nga IADLEST.

“Ky përkushtim i Qeverisë së Kosovës është thelbësore për ta mirëmbajtur besimin e qytetarëve të Kosovës ndaj të gjitha institucioneve të sigurisë, prandaj keni kryer një punë shumë të mirë, Ministria e Punës së Brendshme, bordi, agjencitë e tjera që trajnohen këtu, do të duhej që të sigurohen që trajnimin që e marrin në akademi të jenë në përputhje me standardet dhe kjo nënkupton që gjatë gjithë kohës ta rishikojmë, verifikojmë dhe korrigjojnë ato standarde për t’i përmbushur të gjitha nevojat e zyrtarëve të zbatimit të ligjit që trajnohen dhe komuniteteve që do t’i shërbejnë“, tha ambasadori Delawie.

Në fund janë shpërndarë mirënjohje për gjitha ata që kontribuuan në këtë proces si dhe u bë përurimi i pllakës së Akreditimit ndërkombëtar  të AKSP-së e cila u akreditua nga Asociacioni Ndërkombëtar i Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Zbatimit të Ligjit (IADLEST).

 

Lexo më shumë
U mbajt takimi i radhës i Bordit të Akademisë
U mbajt takimi i radhës i Bordit të Akademisë

 Vushtrri, 25 qershor 2018 - Bordi i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, sot mbajti takimin e radhës  në të cilin morën  pjesë;  Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi, u.d Dekan i Fakultetit të Sigurisë Nexhat Jashari,  Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Sprovues të Kosovës Bajram Bujupi, u.d Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës  Naim Rexha,  u.d/Kryeshefe Ekzekutiv e Inspektoratit Policor të Kosovës Miradije Kelmendi,  Drejtori i Përgjithshëm i Doganave të Kosovës Bahri Berisha, Drejtor i Përgjithshëm i  Shërbimit Korrektues të Kosovës Nehat Thaqi,  Drejtor i Përgjithshëm  i Agjencisë për Menaxhimin Emergjent Fadil Kodra, Këshilltarja e Lartë e OSBE-së Shpresa  Muharremi si dhe zyrtarë të lartë nga institucionet  përkatëse.

 

Tema diskutimi me rëndësi në këtë takim ishin përcaktimi i kuotave për institucionet e sigurisë publike në studimet themelore bachelor për vitin akademik 2018/19 në Fakultetin e Sigurisë Publike në Akademi; diskutim rreth dokumentit për politikat e përbashkëta për realizimin e fushëveprimit të ligjit të AKSP-së për përmbushjen e standardeve të akreditimit si dhe  akreditimi i Akademisë  nga  IADLEST-it.


Pas aprovimit të rendit të ditës nga Bordi i Akademisë fjalën e mori Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi i cili foli  për punën si dhe procesin e Akreditimin  Ndërkombëtar  të Akademisë nga Asociacioni Ndërkombëtar i Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Zbatimit të Ligjit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (International Association of Directors of Law Enforcement Standardsand Training - IADLEST), si dhe akreditimin e Akademisë  nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve për programet profesionale si; Polic i ri, Inspektor i IPK-së, Zyrtarë Doganorë, Zyrtarë Korrektues dhe Zyrtarë sprovues.


Të pranishmit në këtë takim vlerësuan lartë arritshmërit e Akademisë si dhe përgëzuan Drejtorin Smakiqi për këtë sukses të Akademisë edhe në rrafshin ndërkombëtarë.

 

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës