}

NewsArticle

22/02/2010

U.d. Kryeshefja Ekzekutive, Znj. Taibe Canolli, mori pjesë në takimin e Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Kolegjeve Policore Evropiane

Vushtrri, 22 shkurt ’10. - Më 1 dhe 2 shkurt ‘10 u.d. Kryeshefja Ekzekutive e QKSPEZH, Znj. Taibe Canolli, mori pjesë në takimin e radhës të Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Kolegjeve Policore Evropiane (AKPE – AEPC). Nikoqir i takimit ishte Instituti Policor Zviceran, i cili organizoi këtë takim në Neuchâtel të Zvicrës.

Takimin e udhëhoqi Z. Maurice Petit, Kryetar i Asociacionit dhe njëherit Drejtor i Kolegjit Policor të Belgjikës. Në këtë takim u fol për bashkëpunimin ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe CEPOL-it dhe për Politikën Fqinjësore Evropiane (PFE – ENP). Tema të tjera për diskutim ishin edhe bashkëpunimi me Agjencinë e Unionit Evropian për të Drejta Fundamentale dhe Konferenca belge në lidership në bashkëpunim me CEPOL-in. Një pjesë të diskutimeve zuri edhe organizimi i takimeve të ardhshme të këtij asociacioni dhe kalendari vjetor i kurseve të organizuara nga anëtarët e asociacionit.

Pjesëmarrës të këtij takimi të Asociacionit të Kolegjeve Policore Evropiane ishin udhëheqës të lartë të institucioneve arsimore e trajnuese të policisë nga Azerbaixhani, Belgjika, Franca, Gjeorgjia, Gjermania, Kosova, Mali i Zi, Mbretëria e Bashkuar, Polonia, Serbia, Sllovakia, Spanja, Suedia, Zvicra dhe Turqia.

Në këtë takim Znj. Canolli mori obligime për bashkëpunim të mëtutjeshëm në aktivitetet që do të organizohen në të ardhmen në Turqi, Gjeorgji e Spanjë. Kolegjet policore nga Evropa do të paraqesin katalogun e kurseve të cilat i mbajnë dhe QKSPEZH do të jetë njëra ndër kontribueset për përpilimin e këtij katalogu, duke përfshirë në të kurset e veta.

Asociacioni i Kolegjeve Policore Evropiane (AKPE – AEPC) është themeluar në vitin 1995 nga kolegjet policore të Gjermanisë. Holandës dhe Britanisë së Madhe. Sot ky asociacion numëron 42 anëtarë – kolegje policore nga e tërë Evropa, dhe është një platformë për intensifikimin e bashkëpunimit dhe hapjen e mundësive të reja në fushën e trajnimit dhe edukimit policor, veçanërisht për zyrtarët e lartë policorë.
 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim filloi trajnimi Bazik për Zjarrfikje dhe Shpëtim
Në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim filloi trajnimi Bazik për Zjarrfikje dhe Shpëtim

Vushtrri,15 shkurt ‘10 - Sot në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim filloi trajnimi bazik për Zjarrfikje dhe Shpëtim. Kjo gjenerat numron 14 pjesëmarrës, dhe  trajnimi  do të zgjasë dy javë.
 

Lexo më shumë
Në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim përfundoi trajnimi dy javor për Zjarrfikje dhe Shpëtim
Në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim përfundoi trajnimi dy javor për Zjarrfikje dhe Shpëtim

Vushtrri, 26 shkurt ’10 - Sot në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim,  përfundoi trajnimi dy javorë për Zjarrfikje  dhe Shpëtim.

Në këtë trajnimi morën pjesë gjithsej 14 pjesëmarrës nga  komuna e Junikut, Sharrit Deçanit, Therandës dhe një pjesëmarrës nga minoriteti serb, komuna e Dragashit.

Pjesëmarrësit vlerësuan lartë   punën, angazhimin dhe organizimin e mbajtjes së këtij  trajnimi në Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim  si dhe theksuan se  puna, përvoja që ne kemi marruar gjatë këtij trajnimi do ti shërbejë në interes të ruajtjes dhe sigurisë në  mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë për qytetarët e Kosovës.
 

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës