}

NewsArticle

19/09/2017

Tracy Whittington vizitoi Akademinë e Kosovës për Siguri Publike

Vushtrri, 18 shtator 2017- Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi priti sot në takim  drejtoreshën e sapoemëruar për Kosovë e Zyrës për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit (INL), Tracy Whittington e shoqëruar nga e Drita Pereziç Këshilltare e Lartë e menaxhmentit ekzekutiv të Ministrisë së Punëve të Brendshme  nga ICITAP, Drita Pereziç.


Gjatë vizitës  Whittington u njoftua nga afër me historikun dhe zhvillimet në  AKSP-së, të arriturat dhe sfidat e saj. Po ashtu gjatë qëndrimit në Akademi Whittington u njoftua edhe për kontributin dhe donacionet që Ambasada Amerikane i jap Akademisë.

Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi shprehu mirënjohjen dhe falënderimin e tij të thellë për tërë kontributin, përkrahjen dhe ndihmën që SHBA-të kanë dhënë për AKSP-në që nga themelimi i saj e deri më sot. Ndërsa  Whittington u shpreh e  kënaqur me zhvillimet e Akademisë. Ajo tha se AKSP edhe më tutje do ta ketë përkrahjen nga SHBA-të, përfshirë dhe INL-në.
 
Pas këtij takimi, delegacioni vizitoi pajisjen e Simulimit të Trajnimit me Armë Zjarri (FATS) të dhuruar nga INL për AKSP-në në qershor të këtij viti.
.
 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Në Tiranë  zhvillohet punëtoria për Përkrahjen e Akademisë për ta zhvilluar programin e mentorimit dhe intershipit bazuar në programin profesional të agjencive të sigurisë publike
Në Tiranë zhvillohet punëtoria për Përkrahjen e Akademisë për ta zhvilluar programin e mentorimit dhe intershipit bazuar në programin profesional të agjencive të sigurisë publike

Tiranë, 14 shtator  2017 –  Në mbështetje të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), sot filloi punëtoria e cila ka për qëllim përkrahjen e Akademisë për t'i zhvilluar trajnimet profesionale gjegjësisht Doracakun e Praktikes Profesionale për Sigurisë Publike. 


Në këtë punëtori po marrin pjesë Drejtori i Përgjithshëm i  Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi, drejtori i Departamentit për Rend dhe Siguri Publike në OSBE me mision në Kosovë Ake Roghe, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës Dejan Jankoviç, Këshilltarja e Lartë e ICITAP-it  Drita Perziç, Dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike Bejtush Gashi, përfaqësuesit e agjencive të sigurisë publike si dhe menaxhmenti i lartë të cilët janë edhe anëtarë të grupit punës për finalizimin e këtij drafti. 


Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi,  në fjalimin e tij gjatë hapjes se punëtorisë,  duke falënderuar të gjithë akterët të cilët janë të përfshirë në krijimin e moduleve sa me profesionale për trajnimin e pjesëtarëve të sigurisë, tha se Akademia do të vazhdojë të ofroje trajnime dhe arsim të lartë me standarde evropiane për të gjithë zbatuesit e ligjit.  Smakiqi më këtë rast falënderoi  OSBE-në për organizimin e kësaj punëtorie e cila është shumë e rëndësishme për Akademi.

Drejtori Smakiqi tha se Akademia ka shënuar progres në realizimin e punëve të saj siç janë akreditimi institucional i Akademisë për pesë vite, akreditimi tre vjeçar i programit studimor si dhe realizimi i trajnimeve të shumta për zyrtarët e sigurisë publike. 


“Këtë vit kemi pasë disa çështje të rëndësishme akreditimin e institucionit të Akademisë për pesë vjet si dhe akreditimin tre vjeçar të programit studimor  dhe tani jemi në përfundim të kompletimit të dokumenteve për të aplikuar për validimin e programeve profesionale“, u shpreh Smakiqi duke thënë se ky është një rrugëtim i përbashkët që të jemi sa më afër standardeve profesional që sot i kanë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropa. 

Ndërsa, drejtori i Departamentit për Rend dhe Siguri Publike në OSBE Ake Roghe, përgëzoi drejtorin Smakiqi për punën e bërë deri me tani, ndërkohë që ka vlerësuar se Akademia është një shembull për bashkëpunim dhe përkushtim në punë. 

Roghe vlerësoj se Akademia është institucioni kryesor më i rëndësishëm në Kosovë nga ky dalin zyrtarë të cilët kujdes për sigurinë e çdo qytetari në vend. 

“Gjithçka varet nga ajo se si trajnohen dhe arsimohen zyrtarët e sigurisë, kjo i takon Akademisë, Akademia është një pikë shumë e rëndësishme për këtë, institucioni i juaj është i jashtëzakonshëm sepse nëse ju dështoni, atëherë dështojnë të gjitha agjencitë e sigurisë publik,  kështu që gjithçka varet nga trajnimi që ju ofroni', u shpreh Roghe duke vlerësuar se Akademia ka bërë dhe po vazhdon të bëjë një punë shumë të mirë. 

“Ju po e bëni një punë të mirë dhe natyrisht ju duhet të vazhdoni ta bëni këtë punë të mirë“, tha Roghe. 

Ndërkaq, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës Dejan Jankovic duke falënderuar  OSBE-në dhe ICITAP-in për përkrahje, u shpreh i kënaqur që është pjesë e punëtorisë ku bëhet fjalë për zhvillimin e fushës së arsimit dhe edukimit të zyrtarëve të sigurisë publike.  “Është mirë ta përkrahim njëri tjetrin dhe të japim përvojat tona në lidhje mbi planet, idetë dhe programet e reja lidhur me trajnimet. Sa i përket kësaj punëtorie policia është e gatshme të kontribuoi për këtë program dhe të bashkëpunojë edhe me tutje“, tha  Jankovic 

Po ashtu edhe Këshilltarja e lartë e ICITAP-it Drita Perezic  vlerësoi se Akademia është një institucion shumë i rëndësishëm për vendin.


 Pereziç u shpreh se ICITAP do të vazhdoj ta përkrah Akademinë edhe në të ardhmen si institucion për trajnimin dhe arsimimin e zyrtarëve të sigurisë në vend.


“ICITAP  e përkrah Akademinë dhe do të vazhdojë të përkrah edhe në të ardhmen më disa ndryshime tjera siç është inicimi i procesit për akreditimin ndërkombëtarë të Akademisë. Akademia të jetë e para në regjion që do të ketë akreditim ndërkombëtarë më standarde të larta“, tha Pereziç 

 

Punëtoria për ta përkrahur AKSP-në për ta zhvilluar programin e mentorimit dhe intershipit bazuar në programet e aftësimit profesional të agjencive të sigurisë publike  e mbështetur nga OSBE-ja do të zgjasë tri ditë.

 

Lexo më shumë
U mbajt takimi i radhës i Bordit të Akademisë
U mbajt takimi i radhës i Bordit të Akademisë

Vushtrri, 18 shtator 2017 – Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike  (AKSP),  sot u mbajt takimi i radhës i bordit ku u diskutua për  rrjedhat e fundit në Akademi siç janë pranimi i studentëve për vitin akademik 2017/2018, akreditimi, raporti i gjashtë mujorit të fundit etj.

Në takim morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Sprovues të Kosovës Bajram Bujupi i cili një herit është edhe kryesues i Bordit të Akademisë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës  Shpend Maxhumi, Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi, Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës Hilmi Mehmeti, Drejtori i Përgjithshëm i Doganave të Kosovës Bahri Berisha,  ushtrues detyre i  Shërbimit Korrektues të Kosovës Sokol Zogaj,  Drejtor i Përgjithshëm  i Agjencisë për Menaxhimin Emergjent Fadil Kodra,  Tracy Whittington drejtoreshë për Kosovë e Zyrës për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit, Drejtori i Kolegjit Universitarë Policor (POLAMK) në Finlandë njëherit ekspertë afat shkurt i projektit të binjakëzimit Kimo Himberg,  Këshilltarja e Lartë e ICITAP-it Drita Pereziç, Këshilltarja  Rezidente e Projektit të Binjakëzimit Ritva Vähäkoski si dhe  Këshilltarja e Lart e OSBE-së Shpresa  Muharremi.

Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi, gjatë takimit duke diskutuar për çështjet që lidhen më trajnimet  dhe arsim të lartë, ka raportuar edhe për punën gjashtë mujore të Akademisë.

Drejtori Smakiqi gjatë këtij prezantimi si të arritura kryesore për këtë periudhë veçoi, miratimin e planit vjetor të punës së AKSP-së për vitin 2017, nënshkrimin e marrëveshjes se punës  mes Akademisë, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe CEPOL-it, rishikimin e programit studimor, aplikimin për ri akreditim të programit studimor dhe atë institucional, hartimin e korrikulave për trajnimet profesionale për të gjitha agjencit e sigurisë publike dhe miratimin e tyre nga ana e bordit të AKSP-së, realizimin e tetëdhjetë e tetë trajnimeve me gjithsej 1426 zyrtar të ISP-ve , pjesëmarrjen e  Akademisë në konferenca ndërkombëtare siç janë ajo e Këshillit të përgjithshëm INTERPA ,  ajo e Asociacionit Ndërkombëtarë të Drejtorëve dhe Trajnimit në Zbatimin e Ligjit (IADLEST) etj. Po ashtu drejtori Smakiqi  si të arritur e ka paraqit edhe pranimin e Akademisë në Asociacionin e Kolegjeve Evropiane të Shërbimit të Zjarrëfikjes EFSCA, donacioni nga ICITAPI i cili është Pajisja e trajnimit të simulimit të armëve të zjarrit (FATS) etj.  

Drejtori  Smakiqi tha se njëra ndër të arriturat është edhe akreditimi i institucionit të Akademisë për periudhën pesë vjeçare.

Ndërsa, Dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike Bejtush Gashi  gjatë takimit të bordit ka raportuar për zhvillimin e konkursit për pranimin e studentëve në programin bachelor të studimeve për vitin akademik 2017 /18.
 

Duke  cilësuar se procesi i pranimit  të studentëve  ka ecur mirë, dekani Gashi ka  raportuar për numrin e studentëve të pranuar në secilin  drejtim të Fakultetit të Sigurisë Publike, si janë  drejtimi policor, doganor, menaxhimi emergjent si dhe korrektues dhe sprovues. 

Kurse Tracy Whittington  drejtoreshë për Kosovë e Zyrës për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit,  gjatë takimit shprehu gatishmërinë për bashkëpunimin me Akademinë.

Drejtori i Kolegjit Universitarë Policor (POLAMK) në Finlandë njëherit ekspertë afat shkurt i projektit të binjakëzimit Kimo Himberg, tha se  projekti i binjakëzimit është në rrugë të drejtë. 

“Jam i lumtur që shoh zhvillimin e vazhdueshëm të Akademisë drejt arritjes së  synimeve të saj”, tha Himberg.

Himberg falënderoi anëtarët e Bordit të Akademisë për punën dhe bashkëpunimin e ndërsjellët.

 

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës