}

NewsArticle

18/04/2017

Drejtori Smakiqi mori pjesë në prezantimin e arsimit policor të Holandës

Vushtrri, 18 prill 2017-  Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP)  z.Ismail Smakiqi i shoqëruar nga Udhëheqësi i Divizionit për Marrëdhënie me Jashtë z. Avni Istrefi,  mori pjesë në prezantimin e arsimit policor,  gjegjësisht kursin  “Prezantimi i arsimit policor të  vendeve nën  nivelin e detit”,  në Akademinë  Policore Apeldoorn  të  Holandës ku ka zgjatur nga data 10.04.2017 deri me datën 14.04.2017.

Në këtë prezantim morën pjesë 28 pjesëmarrës nga 18 vende të Evropës, Azisë, Afrikës dhe Amerikës Latine (kryesisht përfaqësues të Akademive Policore nga vendet përfaqësuese).

Pjesëmarrësit janë pritur nga përfaqësuesit e Akademisë Policore në Apeldoorn, ku nga ta kanë  dëgjuar prezantime për; Policinë e Holandës, Akademinë Policore të Holandës, Rekrutimi dhe Selektimi, Menaxhmenti dhe Lidershipi, Programi Bachelor dhe Master për Policin e Holandës. Pjesëmarrësit po ashtu kanë vizituar dy qendra të trajnimeve në Eindhoven dhe Ossendrecht.


Ndryshe, Holanda ka një Akademi Policore kombëtare, me selinë kryesore në Apeldoorn, mirëpo ka qendra trajnimi ose arsimimi të policisë edhe në shtatë qytete tjera të Holandës.

 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Drejtori Smakiqi mori pjesë në konferencën e gjashtë të INTERPA-së
Drejtori Smakiqi mori pjesë në konferencën e gjashtë të INTERPA-së

Vushtrri, 03 prill 2017 -  Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës  për Siguri  Publike (AKSP)  z.Ismail Smakiqi  i shoqëruar nga Udhëheqësi i Divizionit për Marrëdhënie me Jashtë  z.Avni Istrefi,  mori pjesë në konferencën e gjashtë  të Asociacionit Ndërkombëtar të Akademive Policore INTERPA,  e cila u mbajt në Republikën e Qipros Veriore, në qytetin Kyrenia. 


Në këtë konferencë e cila mbahet për çdo vit,  morën pjesë  70 përfaqësues të 26 institucioneve anëtare nga 23 vende të ndryshme dhe organizata ndërkombëtare si Asociacioni i Kolegjeve Policore Evropiane (AEPC) dhe të Policisë Kombëtare të ASEAN (ASEANAPOL).

Tema kryesore e konferencës ishte \"Çështja e drogës dhe qasjeve të reja në trajnimin policor në luftimin  narkotik\". 

 Konferenca u organizua në gjashtë sesione në të cilat u trajtuan tema boshte, siç janë: Roli dhe rëndësia e trajnimit policor në luftimin e drogave, Roli i shoqërisë civile dhe rrjeteve sociale në luftimin e drogave, Trajnim mbi luftën kundër  drogës, Trajnimi i policisë në parandalimin e rreziqeve dhe kërcënimeve, Rehabilitimi dhe ri integrimi i të varurve nga droga, Bashkëpunimi ndërkombëtar për trajnime në luftimin e drogave.

Gjatë konferencës u mbajtën  takimi i Bordi Ekzekutiv si dhe  mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm.

Me pjesëmarrje të reja, INTERPA arritur 67 institucionet anëtare nga 52 vende të ndryshme. Në fund gjatë konferencës u aprovua  Deklarata  Përfundimtare e Konferencës.

Udhëheqësit e delegacioneve të Akademive Policore dhe Institucioneve trajnuese të sigurisë publike, në ditën e dytë u pritën nga presidenti i Republikës së Qipros Veriore  z.Mustafa Akıncı si dhe kryetarja  e Parlamentit  znj.Sibel Siber.
 

Lexo më shumë
Në Akademi filloi trajnimi për “Kërkim dhe Shpëtim”
Në Akademi filloi trajnimi për “Kërkim dhe Shpëtim”

Vushtrri, 20 prill 2017- Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike filloi trajnimi për  “Kërkim dhe Shpëtim” i përkrahur nga Ambasada Amerikiane në Prishtinë.

Pjesëmarrës në këtë trajnim janë tridhjetë  zyrtarë të sigurisë publike ku janë të përfshirë, Policia e Kosovës, Agjencioni për Menagjim Emergjent si dhe pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Qëllimi i këtij trajnimi është aftësimi i zyrtarëve lidhur me operacionet për mbështetje humanitare në raste të krizave.
 

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës