}

NewsArticle

24/03/2017

U nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit mes Akademisë dhe CEPOL-it

Vushtrri, 24 mars 2017 -  Akademia e  Kosovës për Siguri Publike (AKSP) dhe Agjencia e Bashkimit Evropian për Trajnime dhe Zbatim të Ligjit  (CEPOL),  sot nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit, qëllimi i secilës  është definimi i marrëdhënieve ndërmjet AKSP-së dhe CEPOL-it, duke specifikuar natyrën, shtrirjen dhe mënyrën në të cilën Akademia mund të merr pjesë në punën e  kësaj  agjencie dhe  aranzhimeve të nevojshme për të ndihmuar bashkëpunimin reciprok.

Nënshkrimi i  marrëveshjes u bë në mes të Drejtorit Ekzekutiv të CEPOL-it z.Ferenc Bánfi dhe Ministrit të Punëve të Brendshme z.Skender Hyseni, ku i pranishëm ishte edhe Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike z.Ismail Smakiqi.

Drejtori i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, z.Ismail Smakiqi tha se nënshkrimi i marrëveshjes së punës më CEPOL-in është shumë i rëndësishëm për Akademinë dhe zbatuesit e ligjit.
“Gjatë viteve të  fundit Akademia ka vazhduar të komunikoj më CEPOL-in më qëllim që të krijoi marrëveshje pune dhe jemi me fat që këtë marrëveshje bashkëpunimi po e nënshkruajmë sot”, u shpreh Smakiqi.

Smakiqi tha se dobitë e kësaj marrëveshje janë; trajnimet, kurset, seminaret, programet e këmbimeve, korrikulat e përbashkëta, hulumtimet shkencore, platforma  E-learning si dhe  platforma tjera të cilat siç tha ai janë të domosdoshme  për Akademinë.

“Trajnimet që ofrohen nga CEPOL-i, si; komunikim në bashkësi, bashkëpunimi kryesor në kuadër të terrorizmit dhe ekstremizmit,  bashkëpunimi policor, krimi ekonomik financiar dhe mjedisor,  sistemi organizativ i strukturave të policisë brenda Bashkimit Evropian, migrimi ilegal, menaxhimi i lidershipit strategjik të gjitha këto janë tema të rëndësishme të cilat mbahen nga CEPOL-i dhe që do të jetë përfituese edhe Akademia”, tha Smakiqi duke falënderuar Drejtorin Ekzekutiv të CEPOL-it  z.Ferenc Bánfi për përkrahjen e vazhdueshme që të arrihet nënshkrimi i kësaj marrëveshje.

“Akademia është anëtare e shumë rrjeteve të kolegjeve të ndryshme policore, megjithatë nënshkrimi i marrëveshjes së punës me CEPOL-in  për Akademinë është e një rëndësi të veçantë”, u shpreh drejtori Smakiqi.

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Skender Hyseni falënderoi drejtorin Smakiqi për organizimin e kësaj ceremonie, duke vlerësuar se nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit me CEPOL-in është shumë i rëndësishëm për Akademinë dhe MPB-në përgjithësi.

\"Kënaqësia bëhet edhe më e madhe ku sot nënshkruhet marrëveshja e bashkëpunimit me këtë agjenci të Bashkimit Evropian që është marrëveshja e tretë që Ministria e Punëve të Brendshme përkatësisht agjencitë përkatëse të ministrisë nënshkruajnë me Bashkimin Evropian\", tha ministri Hyseni.

Ministri Hyseni tha Marrëveshja e Punës me CEPOL-in është e një rëndësie të veçantë në rrafshin e përsosjes së mëtejme të mësimdhënies edhe për Akademinë.

\"Ju përgëzoj të gjithëve që keni punuar për arritjen e kësaj marrëveshje. Falënderoj shumë drejtorin ekzekutiv të CEPOL-it, z. Ferenc Banfi për përkushtimin që kjo marrëveshje të arrihet. Kosova ka bërë shumë në integrimin e policisë dhe institucioneve të saj të sigurisë në arkitekturën e sigurisë, qoftë rajonale qoftë evropiane dhe se është optimist në anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL\", theksoi ministri Hyseni.

Ndërsa, Drejtorit Ekzekutiv i CEPOL-it z.Ferenc Bánfi  ka përmendur se CEPOL   në  vitin e kaluar ka kryer trajnime për 80 mijë zyrtarë policorë, nga më shumë se 45 vende të ndryshme të botës, ku nga sot  është pjesë  edhe Kosova.

“Jeni të mirëseardhur në familjen tonë dhe ju shprehi falënderimet me të sinqerta me organizimin e kësaj ceremonie dhe mikpritjen e ngrohtë që është impresionuese”, tha Bamfi.

Bashkëpunimi mes Akademisë dhe CEPOL-it do të bëhet duke përfshirë pjesëmarrjen e zyrtarëve të zbatimit të ligjit të Kosovës në sesionet trajnuese të CEPOL-it, dhe të zyrtarëve të zbatimit të ligjit të BE-së që operojnë në fushën e çështjeve të drejtësisë dhe punëve të brendshme në sesionet trajnuese të organizuara nga Akademia thuhet në marrëveshje.

Marrëveshja përfshin definimin e aktiviteteve të mundshme përkrahëse të Akademisë në organizimin e kurseve trajnuese të CEPOL-it; të harmonizojë më tutje standardet e trajnimit të zbatimit të ligjit sa i përket bashkëpunimit ndër-kufitar; të ngritë  shkëmbimin e praktikave më të mira dhe japë AKSP-së qasje në seksionet publike të rrjetit elektronik të  CEPOL, të definuar si seksionet e qasshme për të gjithë përdoruesit e regjistruar të e-Net por me kufizime për përdoruesit e paregjistruar, nën kushtet e reciprocitetit dhe në masë të nevojshme për arritjen e objektivave për të cilat është arritur pajtueshmëri e përbashkët përmes marrëveshjes së tashme të punës.

Tutje në marrëveshjes përfshihet edhe  interesimi i përbashkët për të rritur efektivitetin e zbatimit të ligjit në luftën kundër krimit, veçanërisht krimit ndër-kufitar, në Evropë duke mbajtur trajnime të përbashkëta për zyrtarët e zbatimit të ligjit për të ngritur vetëdijen dhe për të rritur njohurinë e instrumenteve dhe mekanizmave të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe evropian, si dhe të një game të gjerë të lenive të veçanta, si kundër-terrorizmi, trafikimi me narkotikë dhe krimi i organizuar, migrimi ilegal, dhe kontrolli kufitar ose trafikimi me qenie njerëzore.


CEPOL është Agjenci e Bashkimit Evropian për Trajnim të Zbatimit të Ligjit e cila ishte themeluar me vendimin e këshillit si një entitet i bashkimit me qëllim të trajnimit të zyrtarëve të lartë të policisë të shteteve anëtare dhe të lehtësimit të bashkëpunimit ndërmjet forcave policore kombëtare duke organizuar dhe koordinuar aktivitete trajnimi me dimension evropian të policimit.

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Komiteti Drejtues mbajti takimin e tij të radhës
Komiteti Drejtues mbajti takimin e tij të radhës

Vushtrri, 17 mars 2017 – Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot u mbajt takimi i katër i Komitetit Drejtues i Projektit të Binjakëzimit, “Përkrahja  e mëtejme e arsimit në sigurinë publike në Kosovë”, ku gjatë prezantimit të raportit të pranishmit vlerësuan se është shënuar progres në realizimin e  këtij projekti. 


Të pranishëm në këtë takim përveç Drejtorit të Përgjithshëm të Akademisë, z.Ismail Smakiqi, morën pjesën edhe z.Rafael Nievergelt përfaqësues i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë,  drejtori i Departamentit për Rend dhe Siguri Publike në OSBE z.Ake Roghe, Udhëheqësja e Projektit të Binjakëzimit znj. Krista Haak, z.Laur Tabur ekspertë i projektit, znj.Ritva Vahakoski, znj.Shpresa Muharremi dhe znj.Shpresa Mulliqi nga OSBE-ja, z. Agron Rukiqi nga Policia e Kosovës, z.Adem Shala nga Shërbimi Sprovues i Kosovës, z.Xhavit Fetahaj nga Inspektorati Policor i Kosovës, znj.Tefta Bytyqi nga Shërbimi Korrektues i Kosovës. 


Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë zSmakiqi përshëndeti të pranishmit në takim duke u shprehur i lumtur me punën e të gjithë akterëve të përfshirë në projektin e binjakëzimit, “Mbështetja e mëtutjeshme e arsimimit në sigurinë publike në Kosovë”, projekt i financuar nga Bashkimi Evropian.

 

Drejtori Smakiqi falënderoi edhe Drejtorin e  Departamentit për Siguri Publike në OSBE z.Ake Roghe për prezencën në këtë tryezë, duke thënë se të gjitha këto suksese që i ka arritur Akademia që nga themelimi  e deri më sot ka pasur përkrahjen e vazhdueshme nga partnerët ndërkombëtar.

Po ashtu z.Smakiqi foli edhe për takimin e Bordit të Akademisë të mbajtur gjatë kësaj jave duke vënë në pah edhe miratimin e korrikulave,  planprogrameve profesionale për gjashtë agjencionet e sigurisë publike.

“Në fazën të cilën po kalon Akademia po bëhet një punë e jashtëzakonshme, jemi  para proceseve  shume të rëndësishme  në interes të të gjitha agjencive të sigurisë. Kemi bërë një punë të madhe në hartimin dhe rishikimin e korrikulave në bashkëpunim me ekspertet e projektit të binjakëzimit, përfaqësuesit e agjencive të sigurisë, profesorët, etj”, tha Smakiqi. 


Ndërkaq përfaqësuesi nga Zyra e Bashkimit Evropian z.Rafael Nievergelt, duke u shprehur i kënaqur me punën e Akademisë vlerësoj se Projekti i Binjakëzimit është duke u realizuar me sukses. 

\"E di që çdo fazë e projektit i ka sfidat e veta, edhe pse nuk e keni ende programin master, ju veç e keni eksperiencën e  masterit me ballafaqimin me sfidat në këtë projekt”, u shpreh z.Nievergelt duke premtuar se Zyra e BE-së në Kosovë do të vazhdojë ta përkrah projektin e binjakëzimit edhe me tutje. 


“Jam shumë i lumtur se progresi për zhvillim dhe hulumtim po vazhdon, janë realizuar edhe vizita studimore  dhe kjo është  një bazë e fortë për Akademinë. Kjo është një gjë e rëndësishme për juve nëse doni të keni partnerë në të ardhmen  në fushën e hulumtimit në nivelin  ndërkombëtar dhe i ndihmon institucionit të vazhdojë me tutje”, tha z.Nievergelt duke u vlerësuar se procesi i ri-akreditimit është shumë i rëndësishëm. 


“Gjëja më e rëndësishme është se e kemi fazën e ri-akreditimit dhe besoj që do të shkoj gjithçka në rregull, jam pozitiv që do të vazhdojmë tutje, dhe jam i bindur që edhe akreditimi do të kaloj me suksese. BE- ja është këtu që ta përkrah Kosovën dhe Akademinë Kosovës për Siguri Publike”, u shpreh z.Nievergelt. Duke e përshëndetur drejtorin Smakiqi ai vlerësoi se Akademia po bënë një punë shumë të madhe dhe po bëhet çdo ditë e më shumë institucion i pavarur dhe ky është qëllimi që e kemi. 


Edhe drejtori i  Departamentit për Rend dhe Siguri Publike në OSBE z.Ake Roghe  vlerësoi se Akademia po bënë një punë të madhe dhe të rëndësishme për vendin siç janë trajnimet për pjesëtarët e sigurisë publike. 


“Ne presim shumë gjëra në mënyrë që mund  të përballemi më të gjitha sfidat nga pikëpamja e sigurisë dhe patjetër që në fund gjithçka varet nga trajnimi. Është lehtë që të themelohet një farë lloj Akademie, mirëpo jo gjithkush mund ta mbaj në nivel të mirë si dhe ti përballoj sfidat e reja që dalin për çdo ditë. E përshëndes drejtorin Smakiqi dhe ekipin e tij të cilët  janë duke e mbajtur Akademinë në këtë nivel të duhur. Unë jam vërtetë i impresionuar dhe kam nderin që OSBE-ja të punojë më Akademinë, me EU dhe Agjensionet e Sigurisë Publike”, u shpreh z.Roghe duke thënë se zhvillimi i korrikulave është një hap shumë i madh për Akademinë përpara një hap krucial. 


 

Nderasa znj.Krista Haak udhëheqëse e Projektit të Binjakëzimit tha se gjatë rrugëtimit si në çdo projekt edhe në këtë ka sfida, por vlerësoj se gjysma e misionit është përfunduar.  

“Janë  kompletuar korrikulat dhe mësimënxënja është arritur, raporti i vetëvlerësimit për ri-akreditimin për programin bachellor është finalizuar. Të gjithë së bashku 24 ekspertët që kanë ardhur për ta përkrahur AKSP-në nga fillimi i projektit kanë pruar një ekspertizë shumë të mirë këtu. Jam shumë e lumtur për punën e suksesshme, por jam shumë ma e lumtur për zyrtarët e AKSP-së dhe Akademinë si institucione që para 5 vite nëse krahasohet është ndryshim shumë i madh. Bazuar në opinionin tim Akademia nuk varet vetëm nga ndihma e jashtme, zyrtarët në  AKSP kanë shumë vetëbesim dhe janë shumë të gatshëm për ta bërë punën e tyre”, tha znj.Haak.

 

Ajo tha se suksesi i projektit qëndron në tri shtylla kryesore se pari siç tha znj.Haak ekspertët kanë qenë të përkushtuar, e dyta është motivimi dhe vizioni i qartë nga punonjësit e Akademisë dhe e treta është kontributi i agjencioneve. 


Kurse z.Avni Gashi ud/drejtor në  Autoriteti Kombëtar i Kualifikimit e përgëzoj Akademinë për punën e bërë deri me tani. “Autoriteti do të jetë i gatshëm për bashkëpunim për proceset të cilat i kemi përpara. Shpresoj se në bashkëpunim  me palët  e interesit brenda Akademisë do t’ia dilni ti zgjidhni problemet”, tha Gashi. 

 

Eksperti i Projektit të Binjakëzimit, Lauri Tabur u shpreh i kënaqur që Agjencit e Sigurisë Publike kanë kontribuar në hartimin e trajnimeve vokacionale, sepse zhvillimi i këtyre gjerave sipas tij nuk është përgjegjësi vetëm e drejtorit Smakiqi, por kjo është përgjegjësi e  përbashkët. 


 “Akademia është njëri ndër institucionet më të rëndësishme sa i përket trajnimeve sepse ofron trajnime për numrin më të madh të punonjësve të sigurisë publike, pasi që institucionet e sigurisë publike janë punëdhënësit më të mëdhenj në shërbim të sigurisë, ndërsa pas dy viteve AKSP do të jetë ofruesi më i madh i trajnimeve për numrin më të madh  punonjësve”, tha z.Tabur.


Gjatë këtij takimi të Komitetit Drejtues të Projektit znj.Ritva Vahakoski prezantoi raportin e përkohshëm të ̢çerekut të katër të binjakëzimit, raport i cili u vlerësua i suksesshëm nga të pranishmit. 


Ndërsa përfaqësuesit e Agjencive të Sigurisë Publike prezantuan qëndrimet rreth korrikulave dhe shprehen gatishmërinë për bashkëpunimit më Akademinë edhe në të ardhmen, duke vlerësuar lartë edhe aprovimin e këtyre korrikulave nga Bordi i Akademisë.  Ata vlerësuan lartë hartimin dhe rishikimin e korrikulave vokacionale të cilat janë bërë në bashkëpunim më të gjithë akterët e përfshirë në projekt. 

 

Lexo më shumë
Drejtori Smakiqi mori pjesë në konferencën e gjashtë të INTERPA-së
Drejtori Smakiqi mori pjesë në konferencën e gjashtë të INTERPA-së

Vushtrri, 03 prill 2017 -  Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës  për Siguri  Publike (AKSP)  z.Ismail Smakiqi  i shoqëruar nga Udhëheqësi i Divizionit për Marrëdhënie me Jashtë  z.Avni Istrefi,  mori pjesë në konferencën e gjashtë  të Asociacionit Ndërkombëtar të Akademive Policore INTERPA,  e cila u mbajt në Republikën e Qipros Veriore, në qytetin Kyrenia. 


Në këtë konferencë e cila mbahet për çdo vit,  morën pjesë  70 përfaqësues të 26 institucioneve anëtare nga 23 vende të ndryshme dhe organizata ndërkombëtare si Asociacioni i Kolegjeve Policore Evropiane (AEPC) dhe të Policisë Kombëtare të ASEAN (ASEANAPOL).

Tema kryesore e konferencës ishte \"Çështja e drogës dhe qasjeve të reja në trajnimin policor në luftimin  narkotik\". 

 Konferenca u organizua në gjashtë sesione në të cilat u trajtuan tema boshte, siç janë: Roli dhe rëndësia e trajnimit policor në luftimin e drogave, Roli i shoqërisë civile dhe rrjeteve sociale në luftimin e drogave, Trajnim mbi luftën kundër  drogës, Trajnimi i policisë në parandalimin e rreziqeve dhe kërcënimeve, Rehabilitimi dhe ri integrimi i të varurve nga droga, Bashkëpunimi ndërkombëtar për trajnime në luftimin e drogave.

Gjatë konferencës u mbajtën  takimi i Bordi Ekzekutiv si dhe  mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm.

Me pjesëmarrje të reja, INTERPA arritur 67 institucionet anëtare nga 52 vende të ndryshme. Në fund gjatë konferencës u aprovua  Deklarata  Përfundimtare e Konferencës.

Udhëheqësit e delegacioneve të Akademive Policore dhe Institucioneve trajnuese të sigurisë publike, në ditën e dytë u pritën nga presidenti i Republikës së Qipros Veriore  z.Mustafa Akıncı si dhe kryetarja  e Parlamentit  znj.Sibel Siber.
 

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës