}

NewsArticle

17/03/2017

Përfundoi trajnim “Komandat Operacionale” për gratë police në pozita të larta

Vushtrri, 17 mars 2017 -  Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot përfundoi trajnimi “Komandant Operacional”  për gratë në pozita të larta në Policinë e Kosovës.  Trajnimi i cili është mbështetur nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Shoqatën e Grave Police ka për  qellim fuqizimin e gruas në pozita të larta operacionale në stacionet policore 


Në ceremoninë e çertifikimit të pranishëm ishin  drejtori i Departamentit për Rend dhe Siguri Publike në OSBE z.Ake Roghe, Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike z.Ismail Smakiqi, kryetarja e Shoqatës së Grave të Policisë së Kosovës znj.Taibe Canolli, znj. Shpresa Muharremi dhe znj.Shpresa Mulliqi nga OSBE-ja si dhe përfaqësues nga Policia  e Kosovës. 

 

Të pranishmit në këtë ceremoni vlerësuan se fuqizimi i gruas police është i rëndësishëm për Kosovën. 

Drejtor i Departamentit për Rend dhe Siguri Publike në OSBE z.Ake Roghe, tha që është i lumtur që OSBE-ja po përkrah fuqizimin e grave police në Kosovë. Roghe tha se trajnimi në fjalë është faza e dytë, është vazhdim i trajnimit që është mbajtur në korrik të vitit të kaluar. 

“Ndërsa ne jemi në përgatitjen e fazës së tretë që gratë police të kenë mundësi t’i vizitojnë stacionet policore të vendeve të rajonit më qëllim që ti ngritin aftësitë e tyre profesionale dhe të familjarizohen me punën praktike të tyre”, tha z.Roghe. 


Kurse Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike z.Ismail Smakiqi falënderoi OSBE-në për përkrahjen dhe mundësin e mbajtjes së këtij trajnimi për herë të parë në Akademi. 

“Ju më gradën e juaj si dhe aftësimin në këtë trajnim po tregoni që jeni menaxhere të suksesshme në punën e juaj në Policinë e Kosovës dhe kjo na bënë krenar të gjithëve”, tha Smakiqi.  


Ndërsa kryetarja e Shoqatës së Grave të Policisë së Kosovës znj.Taibe Canolli, u shpreh e lumtur qe është pjesë e Policisë se Kosovës, nderkaq kërkoi nga pjesëmarrset e këtij trajnim që aftësitë e fituar në këtë trajnim t'i praktikojnë në vendet e tyre të punës. Ajo iu uroj suksese në punë të gjitha femrave police.

 

Ligjëruese në këtë trajnim ishte znj. Jane Townsley nga “Force Internacional” – eksperte ndërkombëtare në segmentin e sigurisë.

Trajnimi ka zgjatur pesë ditë dhe pjesëmarrëse në këtë trajnim kanë qenë trembëdhjetë eprore të PK- së, nga të gjitha drejtoritë rajonale dhe grupet etnike, të përzgjedhura nga moduli i parë i trajnimit në fjalë i cili është mbajtur në muajin korrik të vitit të kaluar në DPP-Prishtinë.



 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Bordi i Akademisë mbajti takimin e radhës
Bordi i Akademisë mbajti takimin e radhës


Vushtrri, 13 mars 2017 -  Bordi i Akademisë së Kosovës për  Siguri  Publike (AKSP) mbajti sot  takimin e tij të radhës gjatë të cilit u diskutuan shumë çështje që kanë të bëjnë me objektivat e përbashkëta të Akademisë dhe Agjencive të Sigurisë Publike.


Në takimin e tetëmbëdhjete anëtarët e Bordit të AKSP-së  zgjodhën Kryesuesin e ri të Bordit z.Bajram Bujupin i cili është edhe  Drejtori i Përgjithshëm i  Shërbimit Sprovues.


“Faleminderit për besimin e dhënë. Deri më tani kemi bërë  një punë të jashtëzakonshme me gjithë kolegët dhe besoj që edhe në të ardhmen do të kontribuojmë se bashku  që të gjitha projektet që janë të rëndësishme për Akademinë  të na shkojnë ashtu si duhet”, u shpreh Bujupi.


Po ashtu Drejtori Përgjithshëm i  Doganave të Kosovë z. Bahri Berisha, i cili për herë të parë merr pjesë në Bordin e Akademisë shprehi falënderimin dhe gatishmërinë të kontribuoi në objektivat e përbashkëta të Bordit gjegjësisht Akademisë dhe Agjencive të Sigurisë Publike.


Pika më e rëndësishme e Bordit të AKSP-së sot ishte aprovimi i “Kurrikulave Profesionale (Vokacionale)” të gjashtë Agjencive të Sigurisë Publike. Pas prezantimit të përgjithshëm nga Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës të Sigurisë Publike z. Ismail Smakiqi, Programet Profesionale u bënë nga Udhëheqësit e Grupeve Punuese e Agjencive veç e veç.


“Pas një pune më shumë se një vjeçare të përbashkët në Projektin e Binjakëzimit, në procesin e validimit të kurrikulave profesionale (vokacionale) për të gjitha Agjencitë e Sigurisë Publike, sot me aprovimin e kësaj pako po krijojmë kushtin për aplikim në Autoritetin Kombëtar të Kualifikimeve për validimin e kurrikulave profesionale (Vokacionale) të gjashtë Agjencive të Sigurisë Publike”, tha Drejtori Smakiqi.


Bordi njëzëri aprovoi kurrikulat profesionale (Vokacionale),  Listat e Instruktorëve  dhe Listat e pajisjeve të cilat janë të nevojshme për implementimin e kurrikulave profesionale për këto profesione: Polic i Ri, Inspektor i Inspektoratit Policor, Zjarrfikës, Zyrtar Korrektues, Zyrtar Sprovuesm dhe Zyrtar Doganor.


Po ashtu përveç tjerash në takim u shqyrtua  edhe plani vjetor i punës së Bordit të Akademisë për vitin 2017, kurse Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi para bordit të Akademisë ka paraqitur Raportin Vjetor  për punën që është bërë në Akademi gjatë vitit 2016.


Gjatë shpalosjes të arritjeve të Akademisë Drejtori Smakiqi veçoi: Organizimi i gjithsej  110 trajnimeve me 2613 vijues gjegjësisht 34757 vijues sipas ditëve; Fillimi i projektit të ri të Binjakëzimit, “Përkrahja e mëtejshme e arsimit në siguri publike në Kosovë”, projekt ky i financuar nga BE-ja kuadër të IPA II, Programi vjetor për Kosovën; Rishikimi i kurikulës Bachelor dhe Aplikimi për Akreditimin Institucional dhe Ri-akreditimin e programit studimor; Pranimi i draft marrëveshjes së bashkëpunimit mes AKSP-së dhe CEPOL -it; Nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit me Akademinë Policore të Malit të Zi; Pranimi i donacionve nga OSBE rreth 300 libra për bibliotekë; Realizimi i Mobilitetit – për staf akademik, student dhe zyrtar professional.


Raport është aprovua  nga anëtaret e Bordit, duke inkurajuar Akademinë në vazhdimin e punëve të përditshme dhe projekteve me partnerët ndërkombëtarë.


Në takimin e tetëmbëdhjetë të Bordit të AKSP-së kanë marr pjesë Udhëheqësit e Agjencive të Sigurisë Publike Shpend Maxhuni, Sokol Zogaj, Bajram Bujupi, Fadil Kodra, Bahri Berisha, Hilmi Mehmeti, udhëheqësit e grupeve punuese të ASP Tefta Bytyqi, Agron Rukiqi, Adem Shala, Bashkim Arifi, Nexhat Behrami, Bujar Mustafa, si dhe Bill Bochter  Udhëheqës i Programit të ICITAP-it në Kosovë, Drita Perezic  Këshilltare e Lartë në Menaxhmentin Ekzekutiv të MPB nga ICITAP-it, Shpresa Muharremi Kshilltare e Lartë e OSBE-së, Ritva Vahakoski  Këshilltare Rezidente e Projektit, Lauri Tabur Ekspert në Projektin e Binjakëzimit.






 

Lexo më shumë
U dorëzua raporti i Studimit të Fizibilitetit lidhur me studimet pas universitare në Akademi
U dorëzua raporti i Studimit të Fizibilitetit lidhur me studimet pas universitare në Akademi

Vushtrri, 17 mars 2017- Sot në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike u dorëzua Raporti i Fizibilitetit lidhur me themelimin e studimeve pas universitare në sigurinë publike dhe në sektorin e sigurisë.

 

Ky raport u dorëzua nga Ake Roghe Drejtor i Departamentit për Siguri në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian, (OSBE) në Republikën e Kosovës.

 

 Drejtori Smakiqi tha se ky moment i dorëzimit të këtij raporti nga z,Roghe është mjaftë më rëndësi për Akademinë. “Ky material lidhur me  Raportin e  Fizibilitetit për  themelimin e studimeve pas universitare në sigurinë publike dhe në sektorin e sigurisë është punë e përbashkët edhe me agjencionet  e sigurisë dhe akterë tjerë. Unë besojë që ky raport ka përfshirë një program unikal në fushën e sigurisë publike në programin master dhe sot kjo po bëhet realitet që ne kemi para vetes një raport i cili do të jap mundësinë krijimit të këtijë programi”, tha Drejtori Smakiqi.

 

Ndërsa Ake Roghe Drejtor i Departamentit për Siguri u shpreh i kënaqur me dorëzimin e raportit në programin master duke shprehur qëndrimin e tij se OSBE-ja edhe më tutje do ta përkrah Akademinë në realizimin e këtij programi mjaft të rëndësishëm për Akademinë e në veçanti për institucionet e sigurisë publike.

 


 

 

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës