}

NewsArticle

10/03/2017

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës Kadri Veseli vizitoi Akademinë e Kosovës për Siguri Publike

Vushtrri, 09 mars 2017 - Akademinë e Kosovës për Siguri Publike sot e vizitoi Krytari i Kuvendit të Republikës së Kosovës z. Kadri Veseli, i cili u prit nga Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi, Dekani i Fakultetit të Sigurisë  Bejtush Gashi si dhe udhëheqësit e lartë të AKSP-së. Me këtë rast Kryeparlamentari Veseli pati një bashkëbisedim me studentët e Fakultetit të   Sigurisë Publike, pran kësaj Akademie.

 

Drejtori Smakiqi fillimisht përshëndeti Kryetarin e Kuvendit të Kosovës  z. Veseli për vizitën në Akademi, duke e informuar atë lidhur me hapjen e Fakultetit për zyrtarë të agjencive të sigurisë. Më pas Smakiqi foli edhe për misionin e Akademisë, trajnimin e zbatuesve të ligjit, duke treguar edhe për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me partneret kryesor OSBE dhe ICITAP që nga themelimi i AKSP-së e deri më sot.  “ Ne  jemi në rrugë të mirë që të ofrojmë kushte  dhe të përmbushim kërkesat e të gjithë zyrtarëve të agjencive të sigurisë publike që vijojnë  trajnimet dhe arsimimin e lartë’’, tha Smakiqi.

 

Ndërsa Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës Kadri Veseli, u shpreh i kënaqur me vizitën e tij në Akademi konkretisht  në mesin e atyre që janë gardian të mbrojtjes së ligjit, për të cilët ka nevojë më së shumti vendi jonë në rrugëtimin e saj euroatlantikë. “Ne jemi shumë të vendosur si shtet i pavarur dhe sovranë të përmbushim secilin standard që kërkohet nga ne e aq ma tepër standardin e respektimit të ligjit”,  tha Veseli.

 

Duke përshëndetur Drejtorin Smakiqi për punën dhe angazhimin në sukseset e Akademisë z.Veseli vlerësoi se suksesi i AKSP-së lidhët me partneritet ndërkombëtarë i cili është i veçantë pasi që këtu siç tha ai janë krijuar kuadro të cilët kanë të bëjnë me fushën e sigurisë. 

 

Gjatë debatit me studentët e Fakultetit e Sigurisë ku të njëjtin janë edhe zbatues të ligjit në agjencitë respektive,  kryeparlamentari  Veseli u interesua për punën, kushtet dhe sfidat që përballen çdo ditë në institucionet prej nga vijnë.

 

Studentët po ashtu shtruan pyetje nga aktualiteti politik në vendin tonë.

 

 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Sot në Akademi u shënua dita ndërkombëtare e gruas 8-marsi
Sot në Akademi u shënua dita ndërkombëtare e gruas 8-marsi

Vushtrri, 08 mars 2017 - Në ambientet e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike sot u shënua dita ndërkombëtare e gruas 8- marsi, ngjarje e cila është përkrahur dhe organizuar nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE).

Të pranishëm në këtë ngjarje ishin Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi, Drejtori i Departamentit për Siguri Publike në OSBE Akhe Roghe, Deputetja në Parlamentin e Republikës së Kosovës Ganimete Musliu, zv/drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovë Dejan Jankovic, këshilltarja në Ministrinë e Punëve të Brendshme Shqipe Mjekiqi, Shpresa Muharremi dhe Shpresa Mulliqi nga OSBE, zyrtare policore nga të gjitha rajonet e Policisë së Kosovës, mësimdhënëset e Fakultetit të Sigurisë si dhe zyrtare pranë AKSP.


Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi fillimisht i përshëndeti të gjithë pjesëmarrësit në këtë ditë të rëndësishme, duke ju uruar  ditën e gruas  8- marsin.  Ai më pas shtoi se Akademia është shembulli më i mirë i tolerancës, respektimit të të drejtave të gruas, respektimit të të drejtave të pakicave, lirisë fetare etj. Në fund Smakiqi ju uroi një ditë të mirë, duke shtuar që secili  ta ndiej veten krenar me respektimin dhe lirinë e gruas duke i përkrahur dhe mbështetur në çdo fushë të jetës.


 Drejtori i Departamentit për Siguri Publike në OSBE Akhe Roghe përshëndeti të pranishmit duke ju uruar ditën e gruas. “Kjo është shumë e rëndësishme që sot po përkrahim gruan, dhe duhet të jemi të kujdesshëm qe të kemi një balancë gjinorë jo vetëm në pozitat menaxhuese por edhe në pozita tjera në institucione”, tha Roghe.


Ndërsa Deputetja nga Parlamenti i Republikës së Kosovës Ganimete Musliu tha se grat nuk duhet ta kenë vetëm një ditë festë por duhet të kenë çdo ditë, sepse janë gratë ato që vunë themelet e shtetit, janë gratë të cilat u përballen me sfidat më të mëdha sa herë që ishte nevoja. “Grat për mua janë heroina, dhe grat police janë shembulli më i mirë.  Sot në këtë ditë të veçantë si dhe në shumë ditë të tjera vazhdoni të na bëni krenar siç na keni bërë deri më sot”, përfundoi Musliu.


Këshilltarja në Ministrinë e Punëve të Brendshme Shqipe Mjekiqi tha se pozita e gruas në këtë ditë kur po shënohet është më e mirë se që ka qenë vite më parë. “Mbetët sfidë ndryshimi i percepcionit kulturor midis qytetarëve për rolin e rëndësishëm që ka gruaja në shoqëri dhe për kontributin që mundë ta luajë në përmirësimin e gjendjes ekonomike, politike e sociale në vend, si dhe herë pas here mungesa e vullnetit të vet grave për të marrë pjesë aktive në secilën prej këtyre sferave të jetës”, tha Mjekqi.


Dejan Janković, zv/drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës tha se do të dëshiroj që të gjitha kolegeve dhe zonjave të ju tregoj që Policia e Kosovës ka përqindje të mirë të femrave, por kur flasim për barazinë, është vizion dhe ardhmëri e jona që të kemi 50%. “Të pranishëm kemi edhe përfaqësues nga vendet e Evropës Veriore, ku femrat në të gjitha institucionet kanë pozita udhëheqëse. Kemi përkrahje nga OSBE, ICITAP, shpresoj që me forca të përbashkëta barazia dhe përfaqësimi i femrave të ngritët në nivel edhe më të lartë”, tha Jankovic.


Në funde  u shpërndan dhurata për pjesëmarrëset për ditën e  gruas 8- Marsi. 

Lexo më shumë
Bordi i Akademisë mbajti takimin e radhës
Bordi i Akademisë mbajti takimin e radhës


Vushtrri, 13 mars 2017 -  Bordi i Akademisë së Kosovës për  Siguri  Publike (AKSP) mbajti sot  takimin e tij të radhës gjatë të cilit u diskutuan shumë çështje që kanë të bëjnë me objektivat e përbashkëta të Akademisë dhe Agjencive të Sigurisë Publike.


Në takimin e tetëmbëdhjete anëtarët e Bordit të AKSP-së  zgjodhën Kryesuesin e ri të Bordit z.Bajram Bujupin i cili është edhe  Drejtori i Përgjithshëm i  Shërbimit Sprovues.


“Faleminderit për besimin e dhënë. Deri më tani kemi bërë  një punë të jashtëzakonshme me gjithë kolegët dhe besoj që edhe në të ardhmen do të kontribuojmë se bashku  që të gjitha projektet që janë të rëndësishme për Akademinë  të na shkojnë ashtu si duhet”, u shpreh Bujupi.


Po ashtu Drejtori Përgjithshëm i  Doganave të Kosovë z. Bahri Berisha, i cili për herë të parë merr pjesë në Bordin e Akademisë shprehi falënderimin dhe gatishmërinë të kontribuoi në objektivat e përbashkëta të Bordit gjegjësisht Akademisë dhe Agjencive të Sigurisë Publike.


Pika më e rëndësishme e Bordit të AKSP-së sot ishte aprovimi i “Kurrikulave Profesionale (Vokacionale)” të gjashtë Agjencive të Sigurisë Publike. Pas prezantimit të përgjithshëm nga Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës të Sigurisë Publike z. Ismail Smakiqi, Programet Profesionale u bënë nga Udhëheqësit e Grupeve Punuese e Agjencive veç e veç.


“Pas një pune më shumë se një vjeçare të përbashkët në Projektin e Binjakëzimit, në procesin e validimit të kurrikulave profesionale (vokacionale) për të gjitha Agjencitë e Sigurisë Publike, sot me aprovimin e kësaj pako po krijojmë kushtin për aplikim në Autoritetin Kombëtar të Kualifikimeve për validimin e kurrikulave profesionale (Vokacionale) të gjashtë Agjencive të Sigurisë Publike”, tha Drejtori Smakiqi.


Bordi njëzëri aprovoi kurrikulat profesionale (Vokacionale),  Listat e Instruktorëve  dhe Listat e pajisjeve të cilat janë të nevojshme për implementimin e kurrikulave profesionale për këto profesione: Polic i Ri, Inspektor i Inspektoratit Policor, Zjarrfikës, Zyrtar Korrektues, Zyrtar Sprovuesm dhe Zyrtar Doganor.


Po ashtu përveç tjerash në takim u shqyrtua  edhe plani vjetor i punës së Bordit të Akademisë për vitin 2017, kurse Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi para bordit të Akademisë ka paraqitur Raportin Vjetor  për punën që është bërë në Akademi gjatë vitit 2016.


Gjatë shpalosjes të arritjeve të Akademisë Drejtori Smakiqi veçoi: Organizimi i gjithsej  110 trajnimeve me 2613 vijues gjegjësisht 34757 vijues sipas ditëve; Fillimi i projektit të ri të Binjakëzimit, “Përkrahja e mëtejshme e arsimit në siguri publike në Kosovë”, projekt ky i financuar nga BE-ja kuadër të IPA II, Programi vjetor për Kosovën; Rishikimi i kurikulës Bachelor dhe Aplikimi për Akreditimin Institucional dhe Ri-akreditimin e programit studimor; Pranimi i draft marrëveshjes së bashkëpunimit mes AKSP-së dhe CEPOL -it; Nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit me Akademinë Policore të Malit të Zi; Pranimi i donacionve nga OSBE rreth 300 libra për bibliotekë; Realizimi i Mobilitetit – për staf akademik, student dhe zyrtar professional.


Raport është aprovua  nga anëtaret e Bordit, duke inkurajuar Akademinë në vazhdimin e punëve të përditshme dhe projekteve me partnerët ndërkombëtarë.


Në takimin e tetëmbëdhjetë të Bordit të AKSP-së kanë marr pjesë Udhëheqësit e Agjencive të Sigurisë Publike Shpend Maxhuni, Sokol Zogaj, Bajram Bujupi, Fadil Kodra, Bahri Berisha, Hilmi Mehmeti, udhëheqësit e grupeve punuese të ASP Tefta Bytyqi, Agron Rukiqi, Adem Shala, Bashkim Arifi, Nexhat Behrami, Bujar Mustafa, si dhe Bill Bochter  Udhëheqës i Programit të ICITAP-it në Kosovë, Drita Perezic  Këshilltare e Lartë në Menaxhmentin Ekzekutiv të MPB nga ICITAP-it, Shpresa Muharremi Kshilltare e Lartë e OSBE-së, Ritva Vahakoski  Këshilltare Rezidente e Projektit, Lauri Tabur Ekspert në Projektin e Binjakëzimit.






 

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës