}

NewsArticle

07/03/2017

Kordinatorja e Zyrës Erasmus+ në Kosovë dr.Remzije Istrefi mbajti një prezantim në Akademi

Vushtrri, 07 mars 2017 - Sot  Akademinë e Kosovës për Siguri Publike  e vizitoi Kordinatorja  e Zyrës Erasmus+  në Kosovë dr.Remzije Istrefi  ku njëherit mbajti edhe një prezantim para të pranishmëve.

 

Të pranishëm në këtë takim ishin Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi, Dekani i Fakultetit të Sigurisë pranë AKSP-së  Bejtush  Gashi ,  Agron Rrukiqi nga Policia e Kosovë, mësimdhënësit  si dhe studentët  e FS.

 

Në këtë takim Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi mbajti një fjalë rasti para të pranishmëve duke theksuar se për Fakultetin e Sigurisë Publike, dhe në përgjithësi për Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, është kënaqësi e veçantë  të kemi zonjën Remzije Istrefi,  ku para  mësimdhënësve e studentëve të Fakultetit të Sigurisë Publike do të mbajë një ligjëratë.

 

Më teje Smakiqi shtoi se programi Erasmus+ i Bashkimit Evropian është themeluar për të përkrahur arsimin, trajnimin, rininë dhe sportin, financon programet, projektet dhe bursat, si dhe forcon bashkëpunimin ndërmjet vet Bashkimit Evropian, si dhe ndërmjet  vendeve të tjera të globit. 

 

“Akademia e Kosovës për Siguri Publike është anëtare vëzhguese e Asociacionit të Kolegjeve Policore Evropiane – AEPC, anëtare e plotë e Asociacionit Ndërkombëtar të Akademive Policore – INTERPA dhe unë marr pjesë në takimet e përvitshme si anëtar i Asociacionit Ndërkombëtar të Drejtorëve të Standardeve dhe Trajnimit të Zbatimit të Ligjit – IADLEST, me bazë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për më tepër, këtë muaj pritet që AKSP të nënshkruajë të ashtuquajturën Marrëveshje Pune me Agjencinë e BE-së për Trajnim në Zbatimin e Ligjit – CEPOL”, tha Smakqi.

 

Gjithashtu Smakiqi foli edhe për programin katërvjeçar Bachelor në Sigurinë Publike në AKSP të themeluar nga  vitit 2014. Duke shtuar që nga ajo kohë, zyrtarë të AKSP-së, kryesisht mësimdhënësit e Fakultetit të Sigurisë Publike dhe zyrtarët e Divizionit për Marrëdhënie me Jashtë, kanë marrë pjesë në gjithsej dhjetë ngjarje të Zyrës së Erasmus+ në Kosovë, duke filluar nga ditët informuese për vitet, 2014, 2015 e 2016, seminaret e ndryshëm të Ekspertëve të Reformës së Arsimit të Lartë në Kosovë  për temat si: ndërkombëtarizimi e mobliliteti, bashkëpunimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor me vendet Nordike dhe Baltike, dimensioni profesional në arsimin e lartë, mësimi elektronik, cilësia në bashkëpunimet ndërkombëtare, si dhe tryeza diskutimi, siç ishte ajo për iniciativat institucionale për të nxitur mësimdhënien cilësore në arsimin e lartë. 

 

Smakiqi tha se gjatë këtyre viteve, duke ju falënderuar programit Erasmus+, AKSP ka arritur që të dërgojë dy mësimdhënës për qëndrim dyjavor dhe dy studentë për qëndrim pesëmujor në Akademinë e Estonisë të Shkencave të Sigurisë. Për më tepër, dy pjesëtarë të stafit administrativ që kanë të bëjnë me marrëdhënie ndërkombëtare kanë qëndruar në vjeshtë të vitit të kaluar për një javë në një vizitë studimore në shkollën kryesore të Shërbimitzjarrfikës në Varshavë të Polonisë. 

 

“Akademia e Kosovës për Siguri Publike gjithmonë do të jetë përkrahëse e të gjitha aktiviteteve dhe zhvillimeve të bashkëpunimit ndërkombëtar, e veçanërisht atyre të organizuara nga programi Erasmus+ i Bashkimit Evropian, qëllimi kryesor i të cilave është ngritja e cilësisë së arsimit dhe e përvojave ndërkombëtare të studentëve, stafit mësimdhënës e administrativ”, tha Smakiqi. 

 

Ndërsa Dekani i Fakultetit të Sigurisë Bejtush Gashi falënderoi  zonjën Istrefi për kohen e ndarë, ndihmën  dhe mundësin që edhe Fakultetit të sigurisë ju ka dhanë shanci të jetë  pjesë e këtij programi. Ai tha se përmes këtij projekti kemi pasur mundësinë të përfitojmë nga përvoja ndërkombëtare për arsimim dhe edukim.  “ Ne shpresojmë që kjo dinamikë dhe ky bashkëpunim të vazhdojë edhe më tutje, dhe shfrytëzojë rastin që në emër të kolegëve, profesorëve  dhe studentëve  të ju falënderoi  për mundësit dhe përkrahjen  qe ne të jemi pjesë e këtyre projekteve  të bashkëpunimit ndërkombëtar duke marr përvojat ma te mira të mundshme “,  përfundoi Gashi.

 

Nga ana e sajë Kordinatorjae Zyrës Erasmus+  në Kosovë dr.Remzije Istrefi  falënderoi Drejtorin Smakiqi për mundësin e prezantimi të programit Erasmus +. Ajo shtoi se programi Erasmus+ është program i Unionit Evropian për mbështetjen e arsimit të lartë në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian, dhe me një fokus të veçantë në vendet e Ballkanit  perëndimor. Më pas ajo vazhdoi më gjerësisht të informojë të pranishmit lidhur me të gjitha aktivitetet e programeve Erasmus+. Në fund të prezantimi nga studentët dhe të pranishmit në ligjëratë pati pyetje dhe diskutime lidhur me programet të cilat ofrohen nga Erasmus+.

 

Gjithashtu gjatë kësaj ligjërate pati prezantime edhe nga Avni Istrefi,  Udhëheqës i Divizionit për Marrëdhënie me Jashtë në AKSP lidhur me  përvojat e stafit mësimdhënës të Fakultetit të Sigurisë Publike të AKSP, në mobilitetin ndërkombëtar të kredive të zhvilluar në Akademinë e Estonisë të Shkencave të Sigurisë (AEShS) në kuadër të Programit Erasmus+

 

Më pas prezantime mbajtën edhe mësimdhënësit  Ferid Azemi  dhe Besnik Fetahu, përvojat e studentëve të Fakultetit të Sigurisë Publike të AKSP në mobilitetin ndërkombëtar të kredive të zhvilluar në Akademinë e Estonisë të Shkencave të Sigurisë (AEShS) në kuadër të Programit Erasmus+

 

Në këtë ligjërat  pati prezantime edhe nga studentët  e Fakultetit të sigurisë Publike pranë Akademisë ShefikXhaqkaj dhe Malë Morina. 

 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Në AKSP u mbajt ligjëratë për çështje të sigurisë “NATO dhe e ardhmja e sigurisë Euro-Atlantike” nga profesor dhe ushtarak të Kolegjit të Mbrojtjes së NATO-s
Në AKSP u mbajt ligjëratë për çështje të sigurisë “NATO dhe e ardhmja e sigurisë Euro-Atlantike” nga profesor dhe ushtarak të Kolegjit të Mbrojtjes së NATO-s

Vushtrri, 22 shkurt 2017 - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, para studentëve të Fakultetit sot u mbajt ligjëratë për çështje të sigurisë  “NATO dhe e ardhmja e sigurisë Euro-Atlantike” nga profesor dhe ushtarak të Kolegjit të Mbrojtjes së NATO-s, në përbërje: Gjeneral Lejtnant Giorgio Battisti Komandanti i Komandës së Trajnimit dhe Doktrinës të Ushtrisë Italiane, Dr. Brooke A. Smith-Windsor zëvendës Udhëheqësi i Divizionit të Hulumtimit në Kolegjin e Mbrojtjes së NATO-s, Kolonel Giuseppe Morabito Ish-Drejtor i Fakultetit të Lindjes së Mesme të Kolegjit të Mbrojtjes së NATO-s dhe Dr. Arian Starova Presidenti i Këshillit Atlantik të Shqipërisë.
 

Mysafirët nga Kolegji i Mbrojtjes së NATO-s u priten nga zëvendësministri i Ministrisë të Punëve të Brendshme  Valdet Hoxha, Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi, Dekani i Fakultetit të Sigurisë pranë AKSP-së Bejtush Gashi, Gjeneral brigade i FSK-së Gëzim Hazrolli, Sekretar i Përgjithshëm i Asociacionit të Euroatlantik të Kosovës Agron Jusufi  si dhe menagjmenti i lartë i Akademisë. Në ligjëratë morën pjesë partnerët e përhershëm të Akademisë, OSBE, ICITAP-i, Ekspertët e Projektit të Binjakëzimit, mësimdhënësit dhe studentët e Fakultetit të Sigurisë Publike.
 
Duke i falënderuar delegacionin për vizitën në Akademi drejtori Smakiqi tha se vet organizata NATO për të gjithë ne është e barabartë me kuptimin e fjalës liri.
 
Më pas Drejtori Smakiqi delegacionin e informoi me historikun e Akademisë, prioritetet, zhvillimet e fundit si dhe me bashkëpunimin ndërkombëtarë, duke vënë në pah ndihmën e vazhdueshme që kanë dhënë për vendin të gjithë mekanizmat ndërkombëtar e në mesin e tyre edhe NATO. 
 
Në fjalën e tije Smakiqi tha se Akademia është në funksion të trajnimit dhe arsimimit të lartë për të gjithë zbatuesit e ligjit në institucionet e sigurisë.
 
Smakiqi tha se përveç procesit të rregullt mësimor në Akademi zhvillohen edhe një seri ligjëratash nga institucione të sigurisë nga Evropa, duke shtuar se është privilegje që në mesin tonë sot kemi gjeneral, profesor të Kolegjit të Mbrojtjes së NATO-s.

Ndërsa zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme Valdet Hoxha duke shprehu falënderime në emër të Ministrit Skender Hyseni, tha,  “ ne jemi shume të lumtur që Akademia e Kosovës për Siguri Publike e cila cilësohet si njëra nga më të mirat në rajon është agjencion i Ministrisë së Punëve të Brendshme, por mbi të gjitha është pjesë e mekanizmave të suksesshëm të sigurisë të Republikës së Kosovës”.
 
Gjithashtu Hoxha shprehu qëndrimet dhe përkrahjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme për Akademinë në iniciativa të tilla të cilat kontribuojnë vendit, ku në veçanti falënderoi Drejtorin Smakiqi për punën dhe angazhimin me gjithë stafin për ndërtimin e një institucioni siç është bërë sot AKSP-ja.
 

Ai gjithashtu inkurajoi studentët që ti shfrytëzojnë këto ligjërata dhe që ti përkthejnë në rezultate në pozitat të cilat i mbajnë në institucionet prej nga vijnë.
 

Dekani i Fakultetit të Sigurisë pranë Akademisë Bejtush Gashi tha se ndihet i kënaqur me prezencën e zyrtarëve të NATO-s dhe organizimin e kësaj ligjërate në këto ditë të rëndësishme për Kosovën dhe rajonin me qëllim që nga ekspertet ndërkombëtar të marrim vizione për perspektivën  e NATO-s dhe sigurisë euro-atlantike si dhe shanset e Kosovës dhe rajonit për integrime në këto struktura.

Ndërsa Arian Starova President i këshillit Atlantikë Shqipërisë, tha se ndihet i lumtur që sot gjendët në Akademi një institucion i sigurisë, një punë e mrekullueshme që po bëhet, duke i falënderuar Drejtorin Smakiqi, Dekanin Bejtush Gashin, zëvendësministrin Hoxha. Ai tha se ky bashkëpunim në këtë drejtim do të vazhdojë edhe në të ardhmen me AKSP-në.
 
Më pas Zyrtarët e lartë të NATO-s duke shprehu falënderimet për Akademinë mbajtën ligjërata para studentëve dhe të pranishmëve në sallë lidhur me NATO-n, misionin e saj, anëtarësimin si rreth zhvillimeve të fundit të këtij misioni, ku në fund pati pyetje dhe diskutime nga të pranishmit.
 

Lexo më shumë
Sot në Akademi u shënua dita ndërkombëtare e gruas 8-marsi
Sot në Akademi u shënua dita ndërkombëtare e gruas 8-marsi

Vushtrri, 08 mars 2017 - Në ambientet e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike sot u shënua dita ndërkombëtare e gruas 8- marsi, ngjarje e cila është përkrahur dhe organizuar nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE).

Të pranishëm në këtë ngjarje ishin Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi, Drejtori i Departamentit për Siguri Publike në OSBE Akhe Roghe, Deputetja në Parlamentin e Republikës së Kosovës Ganimete Musliu, zv/drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovë Dejan Jankovic, këshilltarja në Ministrinë e Punëve të Brendshme Shqipe Mjekiqi, Shpresa Muharremi dhe Shpresa Mulliqi nga OSBE, zyrtare policore nga të gjitha rajonet e Policisë së Kosovës, mësimdhënëset e Fakultetit të Sigurisë si dhe zyrtare pranë AKSP.


Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi fillimisht i përshëndeti të gjithë pjesëmarrësit në këtë ditë të rëndësishme, duke ju uruar  ditën e gruas  8- marsin.  Ai më pas shtoi se Akademia është shembulli më i mirë i tolerancës, respektimit të të drejtave të gruas, respektimit të të drejtave të pakicave, lirisë fetare etj. Në fund Smakiqi ju uroi një ditë të mirë, duke shtuar që secili  ta ndiej veten krenar me respektimin dhe lirinë e gruas duke i përkrahur dhe mbështetur në çdo fushë të jetës.


 Drejtori i Departamentit për Siguri Publike në OSBE Akhe Roghe përshëndeti të pranishmit duke ju uruar ditën e gruas. “Kjo është shumë e rëndësishme që sot po përkrahim gruan, dhe duhet të jemi të kujdesshëm qe të kemi një balancë gjinorë jo vetëm në pozitat menaxhuese por edhe në pozita tjera në institucione”, tha Roghe.


Ndërsa Deputetja nga Parlamenti i Republikës së Kosovës Ganimete Musliu tha se grat nuk duhet ta kenë vetëm një ditë festë por duhet të kenë çdo ditë, sepse janë gratë ato që vunë themelet e shtetit, janë gratë të cilat u përballen me sfidat më të mëdha sa herë që ishte nevoja. “Grat për mua janë heroina, dhe grat police janë shembulli më i mirë.  Sot në këtë ditë të veçantë si dhe në shumë ditë të tjera vazhdoni të na bëni krenar siç na keni bërë deri më sot”, përfundoi Musliu.


Këshilltarja në Ministrinë e Punëve të Brendshme Shqipe Mjekiqi tha se pozita e gruas në këtë ditë kur po shënohet është më e mirë se që ka qenë vite më parë. “Mbetët sfidë ndryshimi i percepcionit kulturor midis qytetarëve për rolin e rëndësishëm që ka gruaja në shoqëri dhe për kontributin që mundë ta luajë në përmirësimin e gjendjes ekonomike, politike e sociale në vend, si dhe herë pas here mungesa e vullnetit të vet grave për të marrë pjesë aktive në secilën prej këtyre sferave të jetës”, tha Mjekqi.


Dejan Janković, zv/drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës tha se do të dëshiroj që të gjitha kolegeve dhe zonjave të ju tregoj që Policia e Kosovës ka përqindje të mirë të femrave, por kur flasim për barazinë, është vizion dhe ardhmëri e jona që të kemi 50%. “Të pranishëm kemi edhe përfaqësues nga vendet e Evropës Veriore, ku femrat në të gjitha institucionet kanë pozita udhëheqëse. Kemi përkrahje nga OSBE, ICITAP, shpresoj që me forca të përbashkëta barazia dhe përfaqësimi i femrave të ngritët në nivel edhe më të lartë”, tha Jankovic.


Në funde  u shpërndan dhurata për pjesëmarrëset për ditën e  gruas 8- Marsi. 

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës