}

NewsArticle

15/12/2016

Smakiqi priti në takim lamtumirës shefin e ICITAP-it Cameron Fisher

Vushtrri, 15 dhjetor 2016- Në përfundim të mandatit të tij shefi i ICITAP-it Cameron Fisher  sot vizitoi Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP). Fisher u prit nga Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi, ekspertet e projektit të binjakëzimit si dhe menaxhmenti i lartë.

 

Drejtori Smakiqi falënderoi shefin e ICITAP-it Cameron  Fisher për gjithë angazhimin, per bashkëpunimin, koordinimin  dhe ndihmën e vazhdueshme që ka dhënë për Akademinë, për trajnimin e pjesëtarëve të sigurisë publike.

 

“Puna që ju keni bërë në Kosovës, konkretisht në Akademi është gjurmë e pashlyer”, tha Smakiqi.

 

Ndërsa Cameron Fisher u shpreh i lumtur me organizimin e takimit  lamtumirës nga Akademia, duke theksuar se gjatë këtyre viteve sa ka punuar në Republikën e Kosovës ka ndarë momente  të mira edhe me AKSP-në. 

 

Duke folur për bashkëpunimin  me Akademinë, Fisher përcjelli  edhe qëndrimin e ambasadës Amerikane në Kosovë për punën e shkëlqyer që po bëhet në këtë institucion.

 

Në fund Smakiqi ndau edhe një pllakë me mbishkrimin e Akademisë në shenjë falënderimi  për Fisherin per angazhimin dhe ndihmën që ka dhënë në shumë projekte të rëndësishme për AKSP.

 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Këshilli i Studentëve të Fakultetit të Sigurisë Publike nga Kosova vizituan Akademinë e Sigurisë në Shqipëri
Këshilli i Studentëve të Fakultetit të Sigurisë Publike nga Kosova vizituan Akademinë e Sigurisë në Shqipëri

Tiranë, 09 dhjetor 2016 -  Dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike Bejtush Gashi, i shoqëruar nga Këshilli i Studentëve të këtij fakulteti vizituan Akademinë e Sigurisë në Shqipëri si dhe Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit që gjendet në kuadër të kësaj akademie.

 

Delegacioni nga Kosova u priten nga  Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë për Siguri në Tiranë Bilbil Memaj dhe dekani i Fakultetit të Sigurisë dhe Hetimit Ilirjan Mandro. 

 

Qëllimi i vizitës ishte shkëmbimi i përvojave mes mësimdhënësve dhe studentëve të të dyja fakulteteve.

 

Dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike, Bejtush Gashi  gjatë takimit i njoftoi përfaqësuesit e institucioneve të sigurisë nga Shqipëria për programin e  studimeve në Fakultet. 

 

Po ashtu Gashi foli edhe për gatishmërinë e  bashkëpunimit mes mësimdhënësve dhe studentëve .  Ai tha se bashkëpunimi i ndërsjellë është më se i domosdoshëm për promovimin e vlerave akademike dhe profesionale.

 

Gjithashtu dekani Gashi dhe studentët paraqiten të dhëna të hollësishme për strukturën dhe mundësitë e studimeve të cilat u ofrohen studentëve në Fakultetin e Sigurisë si dhe rreth dinamikës së ndryshimeve të cilat kanë për synim përcjelljen e trendëve bashkëkohore në arsimin supërior.

 

Ndërkaq, Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë për Siguri, Bilbil Memaj para delegacionit të Kosovës, foli për historikun e Akademisë së Sigurisë dhe për funksionimin e Fakultetit të Sigurisë dhe Hetimit në Tiranë. 

 

Memaj vuri në dukje rëndësinë e vizitave të ndërsjella mes dy Akademive dhe Fakulteteve të Sigurisë atij nga Shqipëria dhe nga Kosova të cilat kanë për qëllim thellimin e bashkëpunimit mes studentëve.

 

Drejtori Memaj dhe Dekani i Fakultetit të Sigurisë Ilirjan Mandro  shprehen gatishmërinë për bashkëpunim dhe shkëmbim të përvojave të ndërsjella.  

 

Në kuadër të kësaj vizite studentët  folën  për mënyrën e realizimit të punës praktike dhe aktiviteteve në kuadër të këtij projekti.

 

Vizita u realizua në kuadër të projektit të bashkëpunimit mes Fakulteti të Sigurisë Publike në Kosovës dhe Fakultetit të Sigurisë dhe Hetimit në Shqipëri 

Lexo më shumë
Përkujtohen policët e rënë në detyrë
Përkujtohen policët e rënë në detyrë

Vushtrri, 16 dhjetor 2016 –  Në shenjë respekti dhe përkujtimi për  pjesëtarët e Policisë së Kosovës të cilët kanë rënë  në detyrë, sot në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP)  filloi  turniri i IV në futboll të vogël. Ky turnirë është organizuar nga Këshilli Drejtues i Sindikatës së Policisë së Kosovës.

Në hapjen e këtij turniri, morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi, Nuredin Ibishi deputet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, drejtori i Departamentit për Burime Njerëzore në Policinë e Kosovës Agron Rukiqi,  Valbona Kamberi nga Këshilli Drejtues i Sindikatës së Policisë, drejtori për Trajnimeve të Specializuar dhe të Avancuara Akrem Rraci si dhe përfaqësues të tjerë nga policia dhe Akademia.

Më këtë rast drejtori i Akademisë, Ismail Smakiqi i inkurajoj zyrtarët e Policisë së Kosovës, për organizimin e këtij turniri që po përkujtojnë kolegët e tyre të rënë gjatë detyrës.

Të pranishmit ju dëshiruan gara të suksesshme ekipeve pjesëmarrëse në këtë futboll.

Në ketë turniri  i cili do të mbahet dy ditë radhazi do të marrin pjesë 12 ekipe, ekipet janë të përbëra nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës.

Mbyllja e lojërave bëhet më 17 dhjetor në orën 12:00, kur edhe do të bëhet ndarja e mirënjohjeve për ekipet fituese.

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës