}

NewsArticle

24/11/2016

Në Akademi u mbajt turnir në futboll të vogël

Vushtrri,  24 Nëntor 2016- Për nderë  të festës së “28 Nëntori”,  në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) u organizua turniri në futboll të vogël.  Ky turnir është mbështetur nga Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë, Ismail Smakiqi. 

Turniri në fjalë u  organizua nga këshilli i studentëve të Fakultetit të Sigurisë Publike në kuadër të Akademisë.


Pjesëmarrës në këtë turnirë të futbollit ishin gjashtë  ekipe,  ku fituesi në këtë garë  doli ekipi   i Akademisë.  Fituesit e kësaj gare u shpërblyen  me kupë dhe mirënjohje,   të cilën ja dhuroi Dekani i Fakultetit të Sigurisë Bejtush Gashi.


  • Share:

Lexo lajme tjera:

Mbahet punëtoria “Shqyrtimi i zbatimit të Strategjisë Zhvillimore dhe Planit të Veprimit si dhe përfundimi i Planit Vjetor të Trajnimit”
Mbahet punëtoria “Shqyrtimi i zbatimit të Strategjisë Zhvillimore dhe Planit të Veprimit si dhe përfundimi i Planit Vjetor të Trajnimit”

Vushtrri, 18 tetor 2016 - Sot në Prizren filloi punëtoria “Shqyrtimi i zbatimit të Strategjisë Zhvillimore dhe Planit të Veprimit si dhe përfundimi i Planit Vjetor të Trajnimit” për Akademinë e Kosovës për Siguri Publike. Në këtë punëtori po marrin pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi, Dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike Bejtush Gashi, Kastriot Gashi nga Ministria e Punëve të Brendshme, Drita Perezic nga ICITAP, Shpresa Muharremi nga OSBE-ja, përfaqësuesit e agjencive të sigurisë publike si dhe menaxhmenti i lartë i AKSP-së.


Edhe kësaj here mbështetëse e punëtorisë “Shqyrtimi i zbatimit të Strategjisë Zhvillimore dhe Planit të Veprimit për vitin 2016 si dhe përfundimi i Planit Vjetor të Trajnimit për vitin 2017”, dokumente më rëndësi për Akademinë dhe agjencitë të cilat zhvillojnë trajnime është Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE).


Në hapje të kësaj punëtorie fillimisht Drejtori Smakiqi përshëndeti të pranishmit dhe theksoi se punëtoria “Shqyrtimi i zbatimit të Strategjisë Zhvillimore dhe Planit të Veprimit për vitin 2016 si dhe përfundimi i Planit Vjetor të Trajnimit për vitin 2017”, është ngjarje shumë e rëndësishme për planifikimin gjithëpërfshirës sa më real dhe të nevojshëm për agjencitë e sigurisë publike. Gjithashtu Smakiqi falënderoi OSBE-në për mbështetjen e vazhdueshme që po tregon për institucionet e sigurisë publike, e në veçanti për Akademinë. 


“Plani i trajnimit është një dokument unik i përfshirjes të të gjitha trajnimeve të planifikuara në baza vjetore, përmes të cilave arrihet një pasqyrë mbi fushat e trajnimit, kohëzgjatjen e trajnimit, grupet e synuara dhe hapësirat e zhvillimit të trajnimit”, tha Smakiqi.


Në vazhdim të fjalës së tij, Smakiqi tha se “qëllimi i kësaj punëtorie është planifikimi, organizimi dhe implementimi i analizës së nevojave të trajnimeve për agjencitë e sigurisë publike në fushën e ngritjes dhe avancimit të zyrtarëve të saj përmes trajnimeve të ndryshme, si dhe evidentimi i realizimit të objektivave strategjikë të Strategjisë Zhvillimore dhe Planit të Veprimit të AKSP-së për vitin që po lëmë pas”. 

 

Punëtoria “Shqyrtimi i zbatimit të Strategjisë Zhvillimore dhe Planit të Veprimit për vitin 2016 si dhe përfundimi i Planit Vjetor të Trajnimit për vitin 2017” mbështetet nga OSBE-ja, partneri i vazhdueshëm i Akademisë, e cila po mbahet në Prizren dhe do të zgjasë katër ditë nga 18 - 21 nëntor 2016.   

Lexo më shumë
Presidenti Sejdiu dha një ligjëratë para studentëve të Fakultetit të AKSP-së
Presidenti Sejdiu dha një ligjëratë para studentëve të Fakultetit të AKSP-së
Vushtrri, 30.11.2016 - Sot para studentëve të Fakultetit të Sigurisë Publike të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP) mbajti një ligjëratë Presidenti i Republikës së Kosovës në periudhën 2006 - 2010, Prof. Dr.Fatmir Sejdiu me temën “Shtet-ndërtimi i Kosovës: Sfidat dhe perspektiva e zhvillimit të saj”. 

 

Fillimisht Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë, Ismail Smakiqi, në emër të Akademisë dhe studentëve të Fakultetit të Sigurisë Publike falënderoi Presidentin Sejdiu për një mundësi kaq unike dhe të rëndësishme për auditoriumin që t’i drejtohet atij me një ligjëratë. Përderisa Dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike, Dr. Bejtush Gashi, i njoftoi të pranishmit me një biografi të shkurtër të Presidentit Sejdiu.

 

Në ligjëratën e tij, Presidenti Sejdiu elaboroi në detaje aspekte të rëndësishme si të sfidave që kishte Kosova në të gjitha fazat e shtet-ndërtimit, duke filluar nga historia e saj e deri në ditët e sotme, po ashtu edhe të perspektivave të zhvillimit në të ardhmen. Në veçanti, Profesor Sejdiu foli për zhvillimin ekonomik, sundimin e ligjit dhe procesin e njohjes ndërkombëtare të Republikës së Kosovës dhe të integrimit të saj në mekanizmat ndërkombëtarë. Ai u ndal edhe në tema më tëdetajuara si pjesë e tërësishme e rrugëtimit të Kosovës drejt konsolidimit dhe zhvillimit të demokracisë, siç janë të drejtat e njeriut dhe respektimi i të gjitha pakicave kombëtare që jetojnë në Kosovë. 

 

Kjo ligjëratë zgjoi kureshtjen e studentëve të Fakultetit të Sigurisë Publike, të cilët shfrytëzuan këtë mundësi që Presidentit Sejdiut t’i bënin pyetje dhe komente të ndërlidhura me temën e ligjëratës. 

 

Prof. Dr. Fatmir Sejdiu u lind më 23.10.21951 në Pakashticë të Podujevës. Shkollimin fillor dhe të mesëm i kreu në Podujevë, kurse Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Prishtinës më 1974, ku mbaroi dhe studimet pasuniversitare. Në të njëjtin Universitet ka mbrojtur dhe disertacionin e Doktoratës dhe ka ligjëruar për shumë vite, kurse për studime të mëtejme ka qëndruar në Francë (Universiteti Paris 2), Shtetet e Bashkuara të Amerikës (Arizona State University) dhe gjetiu. Profesor Sejdiuka luajtur rol të rëndësishëm në skenën politike të Kosovës që nga viti 1989 e deri para pak vitesh, kurse më 10 shkurt 2006është zgjedhur President i dytë i Republikës së Kosovës, funksion të cilin e ka ushtruar deri në vitin 2010.

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës