}

NewsArticle

18/12/2009

Drejtori i Policisë së Maqedonisë vizitoi QKSPEZH-in

Vushtrri,18 dhjetor 2009 - Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim e vizitoi një delegacion nga Maqedonia i kryesuar nga Drejtori i Policisë së Maqedonisë z.Lupço Todorovski. Delegacioni  ishte i shoqëruar edhe nga drejtori i Policisë së Republikës së Kosovës,z. Sheremet Ahmeti.

Delegacioni u pritë nga u.d Kryeshef Ekzekutiv i QKSPEZH-it, znj. Taibe Canolli, Drejtori i Administratës dhe Logjistikës z.Pronaj, u.d i Drejtorisë për Përkrahje Programore z.Bajgora, N/kolonel Driton Zabergja, nga DME-ja si dhe stafi menagjues i Qendrës.

\"\"Znj. Canolli gjatë takimit i njoftoi më për së afërmi rreth punës, duke bërë një prezantim lidhur me misionin, vizionin, fazën e tranzicionit, legjislacionit, trajnimeve dhe aktiviteteve që i zhvillon Qendra e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim. Gjithashtu znj. Canolli i falënderoi delegacionin nga Maqedonia për ndihmën e vazhdueshme që kanë dhënë për Qendrën tonë, si dhe theksoi se bashkëpunimi do të jetë edhe në te ardhmen në fushën e sigurisë i cili do ti kontribuoj  të dy shteteve.

Drejtori i Policisë së Maqedonisë Lupço Todorovski, theksoi se Qendra juaj ka një strukturë organizative Evropiane, ku nga ky organizim i tillë edhe dalin kuadër profesional në fushën e sigurisë. Përshtypjet e mira që mora sot nga kjo Qendër e Sigurisë, do ti përcjell edhe në Qeverinë tonë. Bashkëpunimi jonë  me QKSPEZH-in do të vazhdoj edhe në të ardhmen në shkëmbimin e përvojave të dy shteteve fqinje.

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës z.Sheremet Ahmeti  ceku se bashkëpunimi jonë me shtetin Maqedonas në fushën e sigurisë është shumë i mirë  i cili do të vazhdoj edhe në të ardhmen.

Delegacioni gjithashtu  bëri edhe  një vizitë  rreth  objektëve të Qendrës për tu njoftuar me infrastrukturën dhe me disa nga pajisjet me të cilat trajnohen zyrtaret e Agjencioneve të Sigurisë Publike.
 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

OSBE-ja dhuron donacion për agjencionet e sigurisë publike
OSBE-ja dhuron donacion për agjencionet e sigurisë publike

Vushtrri,14 dhjetor 2009 - Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE) dhuroi donacion për Qendrën e Kosovës për  Siguri Publike,Edukim dhe Zhvillim dhe agjencionet e rendit dhe sigurisë në Kosovë. Ky donacion përmbante ‘’ Dhomë Simulative për Menaxhim të Krizave’’  e cila do të përdorët për katër agjencionet e sigurisë publike; Policia e Kosovës, Departamenti për Menaxhim të Emergjencave, Dogana e Kosovës si dhe Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Pjesëmarrës në këtë ceremoni  ishin; u.d Krzeshef Ekzekutiv i QKSPEZh-it, znj.Canolli, Carsten Twelmeire  Drtejtor i Departamentit për Rend dhe Siguri Publik në OSBE, N/kolonel Driton Zabergja, Vasselika Timova Shefe e njesis për Zhvillimin e Trajnimeve të Departamentit për Rend dhe Siguri Publike, nga Policia e Kosovës, nga DME-ja, Dogana e Kosovës  si dhe Stafi Menagjues  i Qendrës.

Z.Carsten theksoi se ky është një nga projektet e fundit të fund vitit 2009. Qëllimi i këtij donacioni është, që ti mbështesim agjencionet për siguri publike,që trajnimet  e tyre teorike  ti zbatojnë edhe në praktik. Ne do të vazhdojmë edhe në të ardhmen  ta ndihmojmë QKSPEZH-in.

Znj. Canolli  ceku se në Qendër mbahen trajnime të shumta dhe ky projekt është shumë i rëndësishëm për katër agjencionet e Sigurisë Publike në Kosovë. Krijimi i një dhome të tillë, simulative është një ndihmes e madhe për agjencionet,që do të reflektohet në profesionalizmin e tyre.  Ne do ti mbështesim projektet e tilla, projekte të cilat në të ardhmen do te kenë dobi dhe profesionalizëm në trajnimet  e cila do të mbahen  në QKSPEZH.

N/kolonel Zabergja theksoi se ky është një projekt  madhorë për Policinë e Kosovës, projekt i cili do të ndihmoj në punën praktike të Policisë së Kosovës i cili do të reflektoj pozitivisht në punën të cilën do ta ushtrojnë në ruajtjen dhe sigurinë publike të të gjithë qytetarëve te Republikës së Kosovës.

Në fund të kësaj ceremoni, z.Carsten  dhuroi qelsat znj. Canolli ku dhe bënë prerjen e shiritit të kësaj dhome simulative.

Lexo më shumë
Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim e vizitoi Gjenerali Francez Sainte Claire Deville
Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim e vizitoi Gjenerali Francez Sainte Claire Deville

Vushtrri, 21 dhjetor 2009- Qendrën e Kosovës  për Siguri, Publike Edukim dhe Zhvillim  e vizitoi një delegacion nga Franca i kryesuar nga Gjenerali Francez Sainte Claire Deville. Delegacioni  u mirëprit nga u.d Drejtor i Drejtorisë për Përkrahje Programore z. Ali Bajgora,  Drejtori i Administratës dhe Logjistikës z. Pronaj,  nga Agjencionet e Sigurisë Publike si dhe stafi menaxhues i Qendrës.

Qëllimi i vizitës ishte njohja më për së afërmi e konceptit dhe trajnimeve të Qendrës së Kosovës  për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim.

\"\"Gjatë takimit z. Ali Bajgora  bëri një prezantim të punës, aktiviteteve, misionit, vizionit dhe konceptit te QKSPEZH-it. Ai falënderoi shtetin Francez për ndihmën e vazhdueshme që kanë dhëne për Qendër, dhe tha se në Qendër kemi pasur instruktor edhe nga Franca që kanë dhëne kontribut të madh në trajnimin e pjesëtarëve të Agjencioneve të Sigurisë Publike.

Gjenerali Francez  falënderoi për  pritjen  e  bërë nga  Qendra, si dhe theksoi se “Policia luan rolë te rëndësishëm në sigurinë publike dhe se trajnimi për ta është i domosdoshëm në shumë fusha i cili i kontribuon sigurisë publike në vendin tuja”.

Në fund të takimit delegacioni Francez, bënë një vizitë objekteve si dhe disa nga pajisjet me të cilat trajnohen Agjencionet e Sigurisë Publike.
 

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës