}

NewsArticle

01/07/2016

U hap konkursi për pranimin e studentëve në Fakultetin e Sigurisë Publike për vitin akademik 2016/2017

Vushtrri, 1 korrik 2016 – Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, u hap konkursi për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore bachelor, në Fakultetin e Sigurisë Publike për vitin akademikë 2016/2017. Të drejtë aplikimi kanë vetëm zyrtarët e institucioneve të sigurisë publike si; Policia e Kosovës, Dogana e Kosovës, Agjencia për Menaxhimit të Emergjencave të Kosovës, pjesëtarët e Shërbimit Korrektues të Kosovës, Shërbimi Sprovues i Kosovës si dhe zyrtarët e Inspektoratit Policor të Kosovës.

Për më shumë informata klikoni këtu:

Konkursi: Konkursi
Aplikacioni: Aplikacioni
Manuali për provim pranues: Manuali për provim pranues

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Ndihmës ministri i Qendrës për Trajnim të Policisë së Maqedonisë Goce Bačanov vizitoi Akademia
Ndihmës ministri i Qendrës për Trajnim të Policisë së Maqedonisë Goce Bačanov vizitoi Akademia
Vushtrri, 29 qershor  2016 – Akademinë e Kosovës për Siguri Publike sot e vizitoi ndihmës ministri i Qendrës për Trajnim të Policisë së Maqedonisë, Goce Bačanov. Ndihmës ministri Bačanov u prit nga drejtori i përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi dhe menaxhmenti i lartë i Akademisë.

Temë diskutimi e këtij takimi ishte trajnimi i pjesëtareve të sigurisë publike si dhe  bashkëpunimi në mes të dyja vendeve.

Drejtori Smakiqi e informoi delegacionin  me të arriturat dhe aktivitetet e AKSP-së, me shkollimin, trajnimet, bashkëpunimin  vendor dhe ndërkombëtar, me theks të veçantë ai  foli për hapjen e Fakultetit të Sigurisë Publike dhe aktivitet tjera të cilat zhvillohen në Akademi.

Gjithashtu gjatë këtij takimi drejtori Smakiqi dhe ndihmës ministri Bačanov shprehën nevojën për thellimin e bashkëpunimit me qëllim të ngritjes dhe avancimit të trajnimeve për pjesëtarët e sigurisë publike, si dhe shfaqën gatishmërinë e plotë për bashkëpunim dhe koordinim në mes të dy institucioneve.

Në fund, ata vizituan objektet përcjellëse, ku përmes prezantimeve nga instruktorët u informuan lidhur me pjesën praktike ku pjesëtarët e sigurisë publike zhvillojnë trajnimet.
Lexo më shumë
Drejtori Smakiqi vizitoi KFOR-in gjerman në Prizren
Drejtori Smakiqi vizitoi KFOR-in gjerman në Prizren
Vushtrri, 07 korrik 2016 - Një delegacion i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP), i udhëhequr nga Drejtori i Përgjithshëm, Ismail Smakiqi, ka vizituar kotingjentin gjerman të KFOR-it në Prizren.

Në këtë takim drejtori Smakiqi me stafit e lartë të Akademisë, drejtori i Trajnimeve Kastriot Jashari, dhe udhëheqësi për Marrëdhënie me Jashtë Avni Istrefi u prit nga udhëheqësi i këtij kontingjentit, kolonel Siegfried Zeyer. Gjatë takimit të dya palët shkëmbyen informata lidhur me institucionet që i udhëheqin.

Drejtori Smakiqi e njoftoi Zeyer për rolin dhe veprimtarinë e AKSP-së, vizionin e Akademisë si dhe për zhvillimin e trajnimeve.
   
Po ashtu kontigjenti i KFOR-it gjerman u njoftua edhe për Projektin e Binjakëzimit që po zhvillohet në Akademi, marrëdhëniet me jashtë dhe zhvillime të tjera aktuale.

 

Koloneli Zeyer e njoftoi drejtorin Smakiqi me zhvillimet dhe aktivitetet e kontingjentit të KFOR-it gjerman, me theks të veçantë me fushëveprimet të cilat i kryen KFOR-i gjerman në Prizren dhe Kosovë.

Koloneli Zeyer ofroi mundësin e trajnimeve për zjarrfikës dhe emergjenca si dhe trajnime  për agjencitë tjera të sigurisë publike, Policinë e Kosovës dhe Shërbimin Korrektues të Kosovës.


Delegacioni nga AKSP-ja vizitoi edhe hapësirat e këtij kontingjenti ku u këmbyen eksperienca infrastrukturore në fushat e ngjashme të institucioneve.

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës