}

NewsArticle

25/06/2016

Filloi mini-olimpiada për persona me aftësi të kufizuara



Vushtrri, 25 qershor 2016 - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot filloi mini-olimpiada për persona me aftësi të kufizuara. 
Në hapje e mini-olimpiadës morën pjesë, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Arban Abrashi,  Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail  Smakiqi, komandanti i KFOR-it gjeneral Guglielmo Luigi Miglietta, shefi i misionit të OSBE-së Jan Claude Schlumberger,  kryetarja e Komitetit  Paralimpik, Njomza  Emini si dhe përfaqësues tjerë nga institucionet vendore e ndërkombëtare.

Njomza Emini, presidente e Komitetit Paraolimpik  vlerësoj lartë mbajtjen e garave për personat me nevoja të veçanta. Ajo tha se është duke u shënuar progres në njohjen e komitetit paraolimpik nga ndërkombëtaret. 
Emini tha se mbajta e mini-olimpiadës jep mundësi që secili garues të tregojë vetën, “Garat  e juaj do të vlerësohen me kupa. Ju uroj të gjithëve suksese në garat dy ditore”. 

Ambasadori i OSBE-së  në Kosovë, Jean-Claude Schlumberger  tha se lojërat miniolimpike janë një ngjarje e mrekullueshme, është një shembull i shkëlqyer se si sportet dhe rrjetet mund të bëjnë një ndryshim për fëmijët dhe jetën e tyre. 
Schlumberger duke  folur rreth rëndësisë se garave mini-olimpike, tha se  ngjarjet e tilla japin mundësi garuesve që të  tregojnë  aftësitë dhe talentin e tyre personal dhe të marrin pjesë në  shumë aktivitete sportive. 

“Ngjarje të tilla si ngjarja e sotme duhet të përqendrohen në aftësitë dhe jo aftësi të kufizuara për të ndihmuar në rritjen e vetëdijes publike për rëndësinë e respektimit të drejtave të të gjithë njerëzve  për të shfaqë kapacitetet që kanë”, tha Schlumberger.
Për të pasur rezultat Schlumberger tha se institucionet e Kosovës  duhet të trajtojnë rastet e diskriminimit, për shkak që personat me nevoja te veçanta të ndihen më të përfshirë dhe më mirë. 

“Ne të gjithë duhet të punojmë së bashku për të përmirësuar gjendjen e personave me aftësi të kufizuara. Ne do të ndajmë me ju praktikat më të mira lidhur me standardet ligjore ndërkombëtare dhe vendore mbi mos diskriminimin e personave me aftësi të kufizuara dhe për zbatimin e këtyre standardeve në praktikë”, tha ai.
Duke falënderuar të gjithë ata që punuan në organizimin e mbajtjes së kësaj mini-olipiade, ambasadori i OSBE-së Schlumberger tha se ngjarja e tillë duhet të mbahen gjithmonë. 

Komandanti i KFOR-it gjeneral  Guglielmo luigi Miglietta  u shpreh i lumtur  që ishte pjesë e kësaj ngjarje të rëndësishme. Ai me këtë rast  falënderoi KFOR-in për përkushtimin e tyre që të  kontribuoi në realizimin e këtij aktiviteti. “Gjithashtu këto aktivitete  mundësojnë se çka  mund të bëjmë se bashku. Kjo ngjarje është njëra ndër aktivitetet me të rëndësishme në Kosovë”, tha  Miglietta.

Ndërkaq  Ministri i Punës dhe Mirëqenies  Sociale, Arban Abrashi, tha se organizimi i mini-olimpiades, aktivitet i  i cili tani po merr formë tradicionale, ka një rëndësi të veçantë në shoqërinë tonë. Abrashi tha se me aktivitete  të tilla ngritët vetëdija e gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.  
Ministri Abrashi  falënderoi KFOR-in, shefin e misionit të OSBE-së  Schlumberger, dhe të gjithë përkrahësit 

Gjatë fjalimit Abrashi theksoi rëndësinë e mbajtjes së mini-olimpiades, veçanërisht për ministrinë e punës duke ndihmuar atë  që të hartoj politika më të mira për të  marrë iniciativa të punësimit,  të aftësimit,  të trajnimeve si dhe iniciativën për  plotësim ndryshimin e ligjit, riaftësimin e personave me aftësi të kufizuara, falë ngjarjeve si kjo.
Në fund ministri Abrashi falënderoi, Drejtorin e Përgjithshëm të Akademisë Ismail Smakiqi për përkrahjen e vazhdueshme të mini-olimpiadës.

Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi,  i uroi mirëseardhje në Akademi pjesëmarrësve  duke theksuar se për Akademinë mini-olimpiada për persona me aftësi të kufizuara  është një ngjarje mjaft me rëndësi  duke fituar edhe statusin e një aktiviteti tradicional. 
Ai tha se Akademia është e gatshme çdo herë të përkrah dhe të ndihmojë çdo qytetarë të Republikës së Kosovës. 

“Vetë organizimi i mini-olimpiadës tregon rëndësinë e përfshirjes dhe ofrimit të mundësive të barabarta për secilin anëtarë të shoqërisë sonë”, tha Smakiqi.

Në fund Smakiqi përshëndeti të gjitha institucionet që kanë përkrahur mbajtjen e këtij aktiviteti duke shpreh  një falënderim të veçantë për institucionet e sigurisë si Policinë e Kosovës,  KFOR-in si dhe agjencione tjera të cilët ishin prezent në përkrahje dhe ndihmë për pjesëmarrësit e mini-olimpiadës. 
Mini-olimpiada “Kosova 2016” është organizuar nga Komiteti Para-Olimpik i Kosovës dhe OPFAKOS “Prindi e Fëmiu”, dhe është përkrahur nga  KFOR-i Italian, OSBE-ja dhe AKSP. 



  • Share:

Lexo lajme tjera:

U mbajt takimi i parë  i Komitetit Drejtues për  Projektin e Binjakëzimit
U mbajt takimi i parë i Komitetit Drejtues për Projektin e Binjakëzimit

Vushtrri, 17 qershor 2016 – Në  Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot u mbajt takimi i parë i Komitetit  Drejtues për Projektin e Binjakëzimit, që ka për qëllim përkrahjen e  mëtejme të  arsimit  në fushën e sigurisë publike. Në këtë takim u diskutua dhe u prezantua puna tre mujore  e bërë nga ekspertet ndërkombëtarë si dhe bashkëpunëtorët vendor në realizimin dhe implementimin e këtij projekti

Gjatë takimit u vlerësua se në tre mujorin e parë është shënuar progres.. 


Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë, Ismail Smakiqi falënderoi të gjithë bashkëpunëtorët për kontributin e dhënë, i cili është i  rëndësishëm për të gjitha agjencionet e sigurisë publike në vend. 


Smakiqi tha se Akademia do të jetë e përkushtuar në partneritet të plotë me të gjitha institucionet vendore, me Komisionin Evropian si dhe me të gjithë akterët tjerë, që ky projekt të përfundoi me sukses. 

Ai tha se gjatë punës tre vjeçar të projektit të dytë të binjakëzimit do të ketë shumë sfida, por siç tha ai me punë dhe përkushtim do të përmbyllet me sukses.

“Ky projekt vjen si rezultat i përfundimit më sukses të projektit të parë i cili ka pas për qëllimi ‘përmirësimin e arsimit në sektorët e sigurisë dhe rendit publik’, i cili ka rezultuar me akreditimin e programit të studimor bachelor për periudhën tre vjeçar si dhe me hapjen e Fakultetit të Sigurisë Publike”, u shpreh Smakiqi.

Duke vlerësuar se  kjo është shumë më rëndësi për Akademinë, drejtori Smakiqi tha se projekti në fjalë do të zhvilloi edhe me tutje programet bazike studimore, më qëllim që tu ofrohet shërbime më të mira qytetarëve të Kosovës në fushën e sigurisë.
 
Ndërsa, Krista Haak, udhëheqëse e projektit nga shtetet anëtare, tha se gjatë këtij tre mujori është bërë një punë e frytshme. Haak vlerësoj se falë bashkëpunimit të mirë, puna në tre mujorin e parë ka rezultuar më sukses. 

Ajo tha se ka qenë bashkëpunim aktiv mes anëtarëve të AKSP-së dhe ekspertëve të projektit duke shkëmbyer përvojat dhe njohurit edukative arsimore në fushën e sigurisë. “Një detyrë e rëndësishme është që ta mbështesin Akademinë në procesin e ri akreditimit të programit bachelor i cili proces  është duke vazhduar”, u shpreh Haak. 

Ndërkaq, Rafael Nievergelt, përfaqësues nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, duke u shprehur i gatshëm për bashkëpunim, tha se projekti i dytë do të përfundoj më sukses.

“Kur shoh përvojën që keni pas në projektin e parë, besoj që ky projekt do të jetë shumë pozitivë dhe do ti arrijë të gjitha. Unë shpresoj që në bazë të bashkëpunimit do të kemi sukses”, tha Nievergelt.
 
Prezantimin e raportit tre mujori të projektit të binjakëzimit e bëri, Ritva Vahakoski, këshilltare rezidente e binjakëzimit.
 
Vahakoski, bëri prezantimin e së cilës komponent veç e veç që është realizuar deri me tani. Ai tha se puna për realizimin e projektit do të vazhdojë edhe në muajt tjerë ashtu siç është punuar deri me tani.
 
Vlerësim pozitivë për ecurinë e projektit dhanë edhe zyrtarët, përfaqësuesit dhe ekspertët tjerë të cilët ishin të pranishëm në  takim. Ata vlerësuan se Akademia është shembull për ngritjen e nivelit të lartë të arsimit në fushën e sigurisë publike.


Tutje në takimin e parë të Komitetit  Drejtues të Projektin të  Binjakëzimit  u fol edhe për veprimet që duhet të ndërmerren në tre mujorin e ardhshëm.

Në takim të pranishëm ishin, zyrtarë të lartë të Qeverisë së Republikës së Kosovës, përfaqësues të të gjitha agjencioneve të sigurisë publike, ekspertë vendor dhe ndërkombëtarë të projektit si dhe personel akademik. 
 

Lexo më shumë
Përfundoi trajnimi për  Taktikat ne Operacione Speciale
Përfundoi trajnimi për Taktikat ne Operacione Speciale

Vushtrri, 27 qershor  2016 - Pas një trajnimi dyjavor i mbajtur nga instruktorët  e  Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Njësia Speciale Intervenuese (NJSI) e Policisë së Kosovës sot përfundoi trajnimin “Taktikat ne Operacione Speciale”.

NJSI  në përfundim të këtij trajnimi demonstroj në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike disa taktika intervenuese në operacionet me rrezikshmëri të lartë.

Të pranishëm  gjatë demonstrimit  dhe ndarjes së çertifikatave ishte ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Greg  Delawie , Drejtori i  Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Ismail Smakiqi, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Naim Rexha dhe përfaqësues tjerë.

Nga të pranishmit ky trajnim u vlerësua lartë në ngritjen e nivelit profesional dhe përfitimit të njohurive të shkëlqyera nga fusha e sigurisë publike.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Naim Rexha  vlerësoi se ky  trajnim është shumë i rëndësishëm për Policinë e Kosovës. Ai  falënderoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndihmën që po vazhdon ti jap policisë. Rexha u shpreh i impresionuar më mënyrën e realizmit të ushtrimeve.

Duke shpresuar se eprorët dhe  operatorët  e NJSI-së kanë përfituar  nga ky trajnim, Rexha u shpreh i gatshëm që ta mbështes këtë njësi edhe me tutje.

Ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i Akdemisë, Ismail Smakiqi, tha  se ky trajnimi është shumë i rëndësishëm për gjithë Kosovën. Smakiqi tha se Akademia gjithmonë ka qenë dhe është e gatshëm që të ofroi mbështetje më të gjitha kapacitet për trajnime të tilla. “Ne jemi të njohur që ofrojmë trajnime jo vetëm për pjesëtarët e sigurisë publike në vend, por edhe për regjionin”, tha Smakiqi.

Kurse komandanti i NJSI-së, Alban Jetullahu tha se trajnimi dy javor i cili u mbajt në kampin Vrella ka qenë një sfidë për vetë pjesëtarët e kësaj njësie.

Duke u shprehur i  kënaqur me përvojat e fituara nga ky trajnim, Jetullahu tha se Njësia Speciale Intervenuese  është edhe një hapë përpara në realizimin e detyrave të përcaktuara në misionet e saja.

 

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës