}

NewsArticle

04/04/2016

Një delegacion nga Byro për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatim të Ligjit vizitoi Akademinë

Vushtrri, 4 prill 2016- Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP),sot e vizitoi një delegacion nga Byro për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatim të Ligjit për Evropë dhe Azi Qendrore nga Departamenti i Shtetit të SHBA-ve, të udhëhequr nga  Judith Campbell, drejtoreshë e BÇNN-së.

Po ashtu delegacioni ishte i shoqëruar edhe nga zyrtaret e  ICITAP-it  në Kosovë.

Drejtori Smakiqi gjatë këtij takimi e informoi delegacionin  për procese të rëndësishme të Akademisë, për hapjen e Fakultetit të Sigurisë, bashkëpunimin ndërkombëtarë si dhe projektin e binjakëzimit  IPA II-  të financuar nga bashkimi Evropian.

Me këtë rast drejtori Smakiqi ka falënderuar delegacionin veçanti  ICITAP-in  për ndihmën e pakursyer që po japin Akademisë  në ngritjen profesionale të pjesëtarëve të sigurisë, për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm, si dhe për gatishmërinë e tyre për t'i ofruar ndihmë Akademisë edhe në të ardhmen.

Delegacioni nga Byro për Çështje Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatim të Ligjit, për Evropë dhe Azi e inkurajuan drejtorin Smakiqi për të arriturat, ku po ashtu ata shprehen gatishmërinë e tyre për bashkëpunim dhe përkrahje edhe në të ardhmen.
“Përkrahja për Akademinë është suksese jo vetëm i Akademisë, por edhe i yni. Ne jemi të gatshëm ta ndihmojmë Akademinë sa herë kanë nevojë”, tha Campbell. Në fund delegacioni bëri një vizitë nëpër kampusin e Akademisë.
 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Diplomoi gjenerata e 53-të e kadetëve të Policisë së Kosovës
Diplomoi gjenerata e 53-të e kadetëve të Policisë së Kosovës

Vushtrri, 25 mars 20016 - Në Akademinë e Kosovës për  Siguri Publike (AKSP), pas një trajnimi gjashtë mujor sot diplomoi gjenerata e 53-të  e kadetëve të Policisë së Kosovës.

Në ceremoninë e diplomimit morën pjesë ministri i Punëve të Brendshme (MPB),Skender Hyseni, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend  Maxhuni, drejtori i Përgjithshëm i Akademisë, Ismail Smakiqi, komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK),Rrahman Rama, ambasadori i OSBE-së në Kosovë, Jean-Claude Schlumberger, drejtori i Përgjithshëm i Inspektoratit Policor  të Kosovës, Fitim Shishani, drejtori i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës, Lulëzim Rafuna, drejtuesit e agjencioneve të Sigurisë Publike dhe përfaqësues të  institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.

Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Skender Hyseni, gjatë ceremonisë së diplomimit të gjeneratës së 53-të, të kadetëve tha se Policia e Kosovës  është një forcë demokratike, shumë funksionale dhe më e mira në rajon.
 
Ministri Hyseni,  duke i  inkurajuar kadetët e sapo diplomuar, tha se Policia e Kosovës është një organizatë, është një forcë policore profesionale e ndërtuar në pajtim me standarde më të larta ndërkombëtare. Ai tha se Qeveria e Kosovës nuk do të kursej asgjë që Policia e Kosovës të jetë edhe më e përsosur, që të jetë e gatshme të përballet me të gjitha sfidat që  i sjellë koha.

Hyseni ka falënderuar të gjitha organizatat ndërkombëtarë që kanë dhënë përkrahje të pakursyer  në formimin e policisë, kanë dhënë përkrahje për një polici çfarë ka sot Kosova.
 
“Mirësevini në organizatën tuaj të cilën jam i sigurt që do ta pasuroni, ajo sot do të bëhet për 280 kadetë me e pasur”, u shpreh  ministri Hyseni në ceremoninë e diplomimit të gjeneratës së 53-të të Policisë së Kosovës.  Ai tha se Policia e Kosovës është institucion, është palcë kurrizore e shtetit.

Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP) Ismail Smakiqi, tha se  shërbimi  në Policinë e Kosovës  është vendim shumë i rëndësishëm  që t’ i shërbeni  familjeve  dhe të gjithë   qytetarëve të Republikës  së Kosovës në përgjithësi.

Ai tha se Akademia tani më është qendër e fortë e të gjitha llojeve të trajnimit me bashkëkohore për të gjitha Agjensionet e Sigurisë Publike.

Smakiqi tha se qytetarët me padurim presin inkuadrimin e juaj në Policinë e Kosovës  “radha është e juaja, të dëshmoni shkathtësitë dhe diturit që i keni arritur në Akademi, dëshmojeni  veten, se jeni gjenerata që vendin tuaj e doni të jetë  vend demokratik dhe me respektim të plotë të drejtave të njeriut”.

Drejtori Smakiqi tha se Akademia gjithmonë është e gatshme dhe me padurim pret gjeneratën e re të Policisë së Kosovës, sepse siç tha ai kadetët janë ata që i japin hijeshi Akademisë.

“Meritoni pritjen e qytetarëve dhe ruajeni përjetësisht të drejtën që qytetarin ta shikoni në sy. Bëjeni krenar  Akademinë dhe familjet tuaja”, kështu u shpreh Smakiqi para kadetëve të sapo diplomuar.
 
Ndërkaq drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës (PK), Shpend Maxhuni, në ceremoninë e diplomimit tha se kadetët e sapo diplomuar do të shërbejnë në organizatën me të respektuar në vend, siç është Policia e Kosovës.
“Policia e Kosovës  ka nevojë për ju, jeni të përgatitur  dhe të motivuar për ti shërbyer komunitetit me profesionalizëm, etik, nderë dhe krenari”, u shpreh Maxhuni duke thënë se trajnimet e policisë bëhen më standarde më të larta evropiane.
 
Më këtë rast Maxhuni ka kërkuar nga  kadetët që punën e tyre ta kryej me përgjegjësi, profesionalizëm, korrektësi, efikasitet, objektivitet dhe ndershmëri.

“Vizioni ynë është zbatimi i ligjit  është  në interesin e të gjithëve, është rruga e drejtë, prandaj ndiqeni këtë rrugë që të realizoni këtë vizion”, tha Maxhuni për të shtuar se sundimi i rendit dhe ligjit sot është një parakusht esencial në të gjitha aspektet e shoqërisë. 


 

Lexo më shumë
Përfundoi trajnimi  rajonal “Vija e gjelbër kufitare”
Përfundoi trajnimi rajonal “Vija e gjelbër kufitare”

Vushtrri, 20 maj 2016 - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot  përfundoi trajnimi rajonal “Vija e gjelbër kufitare”, i cili zgjati një javë. Në trajnim morën pjesë 25 oficer policor nga vendet e regjionit siç janë; Shqipëria, Serbia, Mal i Zi, Maqedonia, Bosnja Hercegovina dhe Kosova. 

Trajnimi është organizuar nga ICITAP-it (Programi Ndërkombëtar i Ndihmës së Trajnimit të Hetimit Penal) të Departamentit të Drejtësisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në ceremoninë e çertifikimit morën pjesë, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Greg Delawie, zëvendësministri i Punëve të Brendshme Valdet Hoxha, Cameron Fisher menaxher i Programit të ICITAP-it, Shpend Maxhuni, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Kastriot Jashari drejtor për Trajnime dhe Përkrahje Arsimore si dhe zyrtar tjerë vendor e ndërkombëtarë.


Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) në Kosovës, Greg  Delawie shfrytëzoi rastin që të ripërsëris rëndësinë që Qeveria e Shteteve të Bashkuara ka për vendet e Ballkanit Perëndimor. 

Në vazhdim, ai falënderoi të pranishmit për përpjekjet e tyre të përditshme për të mbikëqyrur kufinjë të sigurt, kujdesin e tyre dhe zbulimin e krimet ndërkufitare, hetimin dhe prokurorinë. “Shtetet e Bashkuara janë të sfiduara dhe jemi të kënaqur që të përkrahim kurset regjionale sikur ky për t`ju ndihmuar për të forcuar aftësitë tuaja për të kryer këtë detyrë. Të gjithë ne këtu, të angazhuar në shërbimin publik, po e kryejmë punën tonë për të ju shërbyer qytetarëve tanë dhe vendeve tona” , tha  Delawie.


Delawie tha se zhvillimi dhe forcimi i efikasitetit operacional dhe zbatimi i rregulloreve në kufijtë rajonal kanë rëndësi thelbësore. Ai tha se puna  e përbashkët është shumë e rëndësishme për vendet që janë fqinje në mes veti. “Shpresoj që ky trajnim ju ka përgatitur më mirë për vëzhgimin dhe analizimin e situatës dhe për ti ndaluar veprimtaritë e paligjshme”, u shpreh ambasadori Delawie. 

Ndërsa zëvendësministrit i Punëve  të Brendshme, Valdet Hoxha duke e vlerësuar lartë mbajtjen e këtij trajnimi tha se të gjitha vendet pjesëmarrëse në këtë trajnim janë përfitues. 

 

Gjithashtu është shprehur i kënaqur që në këtë trajnim kanë marrë pjesë të gjitha vendet e rajonit,  duke i tejkaluar sfidat dhe duke krijuar ura  të komunikimit,  ura ndërlidhëse mes veti. “Gjithmonë i lumtur që ky trajnim organizohet këtu në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike me kushte shumë të mira për trajnim dhe i lumtur që Policia e Kosovës tashmë është një nga institucionet më të besueshme në bazë të shumë anketave në vend dhe të shumë marrëveshjeve të bashkëpunimit” , tha zëvendësministri Hoxha,

 

Ai tha se trajnimet e tilla janë permanente në përgatitjen e vazhdueshme të mekanizmave të sigurisë.  Zëvendësministri Hoxha  i inkurajoi pjesëmarrësit e trajnimit dhe shfaqi shpresën që këto përvoja do ti bartin në shtetet e tyre, konkretisht në agjencionet të cilat punojnë.

Ndërkaq duke i përshëndetur të pranishmit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, tha se  mes njohurive avancimit profesional përmbushen objektivat në një segment mjaft specifik siç është menaxhimi i integruar i kufijve.

 

Maxhuni falënderoi qeverinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Kosovës, Policisë së Kosovës në zbatimin e ligjit. “Falë kësaj mbështetje ne kemi arritur këtë nivel profesional, duke synuar ta avancojmë edhe me tutje policinë”, u shpreh Maxhuni duke thënë se një trajnim i tillë ku  marrin pjesë të gjitha vendet e rajonit është një shembull i mirë  për të siguruar paqe në çdo vend. 

  

“Sot siguria paraqet një çështje mjaft komplekse e cila tejkalon përmasat nacionale dhe kjo përbërje të cilën jeni ju është shembulli më i mire se si duhet të bashkëpunojmë dhe bashkëveprojmë në mënyrë të sigurisë së përgjithshme”, u shpreh Maxhuni. 

Në funde u ndanë çertifikata për vijuesit e trajnimit,  po ashtu zoti Cameron Fisher menaxher i projektit të  ICITAP-it ndau mirënjohje për Akademinë e Kosovës për Siguri Publike dhe Drejtorin e Përgjithshëm, Ismail Smakiqi.

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës