}

NewsArticle

23/02/2016

Filloi seminari tre ditor në Akademi

Vushtrri, 23 shkurt 2016- Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike  (AKSP),  sot filloi seminari treditor për anëtaret e grupeve punese për kurrikula të projektit  të binjakëzimit të Komisionit Evropian IPA II.

Drejtori i Përgjithshëm i AKSP Ismail Smakiqi iu drejtua të pranishmëve me një fjalë rasti duke i falënderuar ata për bashkëpunimin e treguar në projektin e binjakëzimit IPA I. Me këtë rast drejtori Smakiqi uroi fillim të suksesshëm të projektit të ri të binjakëzimit IPA II, i cili ka për qëllim “Përkrahjen e mëtejshme të arsimit në siguri publike në Kosovë”.

Smakiqi vlerësoi lartë projektet e Bashkimit Evropian  duke theksuar se  fal ndihmës dhe bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë  në AKSP sot ofrohet edhe arsimimi i lartë për të gjithë agjencionet e sigurisë publike.
Në këtë seminare tre ditor pjesëmarrës janë  ekspertë të projektit, zyrtarë nga Akademia si dhe përfaqësuese të agjencioneve të sigurisë publike. Seminari do të fokusohet në teorinë, parimet dhe kushtet për zhvillimin e kurrikulës.

Gjithashtu gjatë këtij seminari do të trajtohen edhe metodat për përcaktimin e rezultateve të mësuarit për secilin trajnim, si dhe kushtet për validimin dhe implementimin e kurrikulave të reja.
 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

KFOR-i gjerman vizitoi Akademinë
KFOR-i gjerman vizitoi Akademinë

Vushtrri, 19 shkurt 2016 –  Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) sot e vizitoi një delegacion nga kontingjenti gjerman i KFOR-it në Prizren, i kryesuar nga komandanti, Von  Keyserlingk, ku u prit nga Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë, Ismail Smakiqi. 

 

Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë, Ismail Smakiqi e njoftoj delegacionin në fjalë, për  të arriturat  e Akademisë, përfshirë të gjitha periudhat që nga themelimi e deri më sot. Smakiqi vuri në pah zhvillimet e fundit që kanë të bëjnë me themelimin e Fakultetit të Sigurisë Publike tash së fundmi edhe me fillimin e projektit të dytë të binjakëzimit. Me këtë rast, delegacioni u informua lidhur me bashkëpunimin që AKSP ka  më të  gjitha institucionet e sigurisë qofshin ato vendore apo ndërkombëtare.  

 

 Ndërkaq komandanti i kontingjenti gjerman i KFOR-it në Prizren, Von  Keyserlingk, shprehi interesimin e tij për shumë çështje që lidhen me trajnimet në Akademi.  

 

Ai përgëzoj drejtorin Smakiqi për të arriturat dhe tha se  Akademia e Kosovës për Siguri Publike, është institucioni më i mirë për trajnime në fushën e sigurisë.

 

Delegacioni shprehu përshtypjet më të mira për Akademinë si një institucion i mirëfilltë në fushën e arsimit në siguri publike.

 

 Smakiqi falënderoi komunitetin ndërkombëtar për ndihmën që i kanë dhënë AKSP-së, përfshirë KFOR-in, shtetin gjerman dhe organizma e institucione të tjera.

 

 

Lexo më shumë
Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi mes Akademisë së Kosovës për Siguri Publike dhe Akademisë Policore të Malit të Zi
Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi mes Akademisë së Kosovës për Siguri Publike dhe Akademisë Policore të Malit të Zi

Vushtrri, 04 mars 2016 -  Ndërmjet dy institucioneve  të arsimimit të sigurisë publike, Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP) dhe Akademisë Policore të Republikës së Malit të Zi, është nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi, e cila ka për  qëllim fuqizimin e mëtejshëm të bashkëpunimit reciprok në mes këtyre dy institucioneve për të përkrahur objektivat strategjike në fushat e trajnimit, studimit, hulumtimit dhe zhvillimit, si dhe në marrëdhëniet me publikun.

Kjo marrëveshje është nënshkruar gjatë një vizite zyrtare tre ditore që Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës  për Siguri Publike, Ismail Smakiqi pati në Mal të Zi.

Delegacioni nga Kosova është pritur nga drejtori i Akademisë Policore në Danillovgrad, Rajko Pekoviq si dhe këshilltarët e lartë të misionit të OSBE-së në Mal të Zi.

Gjatë kësaj vizite drejtori Smakiqi si dhe drejtori Pekoviq u deklaruan për  përkrahjen e tyre për përfitime të përbashkëta për institucionet ku ata udhëheqin. Të dyja palët u shprehen të gatshëm për të kontribuar në rritjen e lidhjeve kulturore, arsimore, hulumtuese dhe zhvillimore ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Sipas tyre marrëveshja krijonë bazë për bashkëpunim të ardhshëm në disiplinat e përbashkëta për të dya institucionet në fushëveprimet e arsimit në tri nivele; (arsimin profesional, arsimin e vazhdueshëm profesional dhe arsimin e lartë); fushëveprimin e hulumtimit, shkëmbimit të informatave dhe rezultateve si dhe në fushëveprimin e këmbimeve të personelit akademik, studentëve, programeve të trajnimeve si dhe  programeve studimore në fushën e Sigurisë Publike.

Gjatë kësaj vizite me kërkesë të Akademisë Policore të Mali të Zi, drejtori Smakiqi i dorëzoi drejtorit Pekoviq  programin studimor Bechelor të sigurisë publike, ligjin për Akademinë e Kosovës për Siguri Publike  si dhe rregulloren për funksionalizimin e arsimit të lartë në AKSP-së.

Për nderë të kësaj vizite  kadetët e Akademisë Policore të Malit të Zi  demonstruan para delegacionit të Akademisë  së Kosovës për Siguri Publike.

Po ashtu gjatë kësaj vizite zyrtare, delegacioni nga Kosova i kryesuar nga drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Ismail Smakiqi, vizituan Ministrinë e Punëve të Brendshme të Malit të Zi, ku u priten nga drejtor i Përgjithshëm për Çështjet të Sigurisë, Mbrojtjes dhe të Mbikëqyrjes në këtë ministri, Millosh Vukqeviq,  Më këtë rast drejtori Vukqeviq shprehi kënaqësinë për bashkëpunim mes dy akademive dhe nevojën e këmbimit të eksperiencave në fushën e sigurisë publike.

Ai e falënderoi drejtorin Smakiqi për ofrimin e programin studimor Bechelor të Sigurisë Publike.

Në vizitën zyrtare në Mal të Zi, e cila është mbështetur nga misioni i OSBE-së në Kosovës, drejtori i  Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi është shoqëruar edhe nga drejtor i Departamentit Ligjor i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Naim Shala, drejtori i Departamentit për Burime Njerëzore në Policisë e Kosovës, nënkolonel Agron Rukiqi, nga dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike, Nazmi Iballi, drejtori i DTPA Kastriot Jashari nga mësimdhënësja e FSP-së Florentina Shala. Në vizitë morën pjesë këshilltaret e larta të OSBE-së, Shpresa Muharremi, Shpresa Mulliqi dhe Bulent Ribari.
 

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës