}

NewsArticle

09/02/2016

Sqarim për media lidhur me lajmin e publikuar në portalin “Pa rrotlla” dhe” Blic”, me titull Skandal në shkollën e Policisë në Vushtrri

Vushtrri, 09 shkurt 2016- Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike dje ka filluar trajnimi bazik për integrimin, e pjesëtarëve serbë të ashtuquajtur “Mbrojtja Civile”, në Institucionet e Republikës së Kosovës. 

 

Ashtu siç është paraparë me plan program edhe ka filluar  trajnimi i  pjesëtarëve serbë të ashtuquajtur “Mbrojtja Civile”, dhe nuk ka pasur asnjë kërkesë lidhur me heqjen e simboleve të Republikës së Kosovës. 

 

Edhe në praktikat e deri tashme në klasat dhe sallat ku mbahet mësimi dhe trajnimet e ndryshme nuk është rregull të ketë çfarëdo simboli.

 

 

 


  • Share:

Lexo lajme tjera:

Filloi trajnimi bazik për  integrimin e pjesëtarëve  serbë të quajtur “Mbrojtja Civile” në institucionet e Kosovës
Filloi trajnimi bazik për integrimin e pjesëtarëve serbë të quajtur “Mbrojtja Civile” në institucionet e Kosovës

Vushtrri, 08 shkurt 20016 - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike filloi trajnimi bazik për integrimin, e pjesëtarëve serbë të ashtuquajtur “Mbrojtja Civile”, në Institucionet e Republikës së Kosovës. Në ceremoninë e hapjes  morën  pjesë ministrja  pa Portofol për Dialog në Qeverinë e Kosovës Edita Tahiri, ambasadori i OSBE-së në Kosovës Jean Claude Schlumberger, Eva Gutjahr përfaqësuese e misionit të EULEX-it në Kosovë, drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi si dhe sekretari i përgjithshëm i Ministrisë  së Pushteti Lokal, Besnik Osmani.  

 

Ministrja për Dialog në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Edita Tahiri ka falënderuar të gjithë ekipin që ka qenë pjesë për rekrutimin e pjesëtarëve për ti integruar në Institucionet e Republikës së Kosovës. Po ashtu ministrja Tahiri ka falënderuar ambasadorin e OSBE-së dhe drejtorin Smakiqi për krijimin e hapësirave për realizimin e këtij trajnimi. Tahiri tha se ndryshimet që po ndodhin, të cilat kanë ardhur si rezultat i dialogut në Bruksel, janë ndryshime pozitive.

 

“Ndryshimet gjithmonë janë pjesë e jetës dhe ju po kaloni nëpër këto ndryshim. Nuk është hera e parë, e as e fundit që ndodhin zhvillime dhe ndryshime, gjithmonë shoqëritë janë në kërkim të integrimit të atyre njerëzve që nuk kanë mundur të integrohen, integrimi është një kënaqësi për neve si Qeveri e Republikës”, u shpreh Tahiri para të pranishmëve. Ajo tha se Qeveria e Kosovës  është e përkushtuar që integrimi të jetë cilësor dhe jo vetëm obligim.  

 

Duke vlerësuar se detyra e shërbyesve civil është një detyrë e veçantë ministrja Tahiri tha se çdo shërbyes civil duhet të shërbej në mënyrë të barabartë për të gjithë qytetarët e Kosovës.

 

“Për të qenë shërbyes civil të devotshëm duhet njohuri nga ligjet që janë bazë për administratën publike, duhet njohuri për qeverisjen demokratike, por ajo çka është e rëndësishëm është që nesër si shërbyes civil të trajtoni çdo palë në mënyrë të barabartë”, u shpreh Tahiri.  

 

Kurse Ambasadori i OSBE-së në Kosovës, Jean Claude Schlumberger, ka falënderuar Qeverinë e Kosovës dhe të gjitha ata që ishin të interesuar për realizimin e këtij trajnimi. Duke iu dëshiruar mirëseardhje pjesëtarëve të “mbrojtës civile” në inkuadrimin e institucioneve të Kosovës, ambasadori Schlumberger tha se për ndryshimin e jetës duhet inkurajim . 

 

“Prezenca e juaj këtu është një akt i tillë. Parimet e para të demokracisë janë qasja në institucionet legale dhe në informacion, pastaj të drejtat e gjuhës, të drejtat gjinore dhe të gjitha fushat për të drejtat dhe liritë e njeriut. Të gjitha këto janë shumë të rëndësishme për institucionet publike dhe për të gjitha ata që japin shërbime për qytetarët e Kosovës”, u shpreh Schlumberger. Ai  tha se OSBE-ja ka kontribuar dhe do të vazhdojë të kontribuoi në institucionet publike.

 

Ndërsa Eva Gutjahr përfaqësuese e misionit të EULEX-it në Kosovë, tha dialogu i cili ka për qëllim integrimin është shumë i nevojshëm për çdo qytetarë të Kosovës. “Ky dialog i cili ka për qëllim  integrimin është shumë i rëndësishëm dhe me mundësi të mëdha për ju që të integroheni në komunat tuaja”, tha Gutjahr. 

 

Ndërkaq Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë, Ismail Smakiqi, duke përshëndetur të pranishmit tha se Akademia është përgjegjës për ofrimin e trajnimeve dhe arsimit të lartë, për të gjitha institucionet e sigurisë publike. 

 

Ai duke falënderuar ambasadorin Schlumberger për përkrahjen e vazhdueshme që i bëni Akademisë tha se Akademia është njohur ndërkombëtarësh si Institucion i besueshëm dhe profesional për ofrimin e trajnimeve për gjitha agjencionet e sigurisë publike.

 

“Gjatë vitit 2014 dhe 2015 në Akademi kanë përfunduar trajnimin pjesëtarët e strukturave të ndryshme të cilët janë integruar në Policinë e Kosovës, Shërbimin Korrektues dhe Agjencinë e Menaxhimit  Emergjent”, tha Smakiqi. Drejtori Smakiqi tha se Akademia do të ofroj përkrahjen e duhur më qëllim që edhe ky trajnim si gjitha trajnimet tjera të përfundoj me sukses. 


Edhe Besnik Osmani sekretari i përgjithshëm në Ministrinë e Pushteti Lokal ka falënderuar të gjithë ata që mundësuan realizimin e këtij trajnimi. Ndryshe trajnimi do të zgjatë 5 javë ku do të marrinë pjesë 378 e pjesëtarëve të ashtuquajturës “Mbrojtja Civile”, të cilët do të znkuadrohen në Institucionet e Republikës së Kosovës. 

 

Lexo më shumë
KFOR-i gjerman vizitoi Akademinë
KFOR-i gjerman vizitoi Akademinë

Vushtrri, 19 shkurt 2016 –  Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) sot e vizitoi një delegacion nga kontingjenti gjerman i KFOR-it në Prizren, i kryesuar nga komandanti, Von  Keyserlingk, ku u prit nga Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë, Ismail Smakiqi. 

 

Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë, Ismail Smakiqi e njoftoj delegacionin në fjalë, për  të arriturat  e Akademisë, përfshirë të gjitha periudhat që nga themelimi e deri më sot. Smakiqi vuri në pah zhvillimet e fundit që kanë të bëjnë me themelimin e Fakultetit të Sigurisë Publike tash së fundmi edhe me fillimin e projektit të dytë të binjakëzimit. Me këtë rast, delegacioni u informua lidhur me bashkëpunimin që AKSP ka  më të  gjitha institucionet e sigurisë qofshin ato vendore apo ndërkombëtare.  

 

 Ndërkaq komandanti i kontingjenti gjerman i KFOR-it në Prizren, Von  Keyserlingk, shprehi interesimin e tij për shumë çështje që lidhen me trajnimet në Akademi.  

 

Ai përgëzoj drejtorin Smakiqi për të arriturat dhe tha se  Akademia e Kosovës për Siguri Publike, është institucioni më i mirë për trajnime në fushën e sigurisë.

 

Delegacioni shprehu përshtypjet më të mira për Akademinë si një institucion i mirëfilltë në fushën e arsimit në siguri publike.

 

 Smakiqi falënderoi komunitetin ndërkombëtar për ndihmën që i kanë dhënë AKSP-së, përfshirë KFOR-in, shtetin gjerman dhe organizma e institucione të tjera.

 

 

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës