}

NewsArticle

02/02/2016

Filloi Projekti i ri i Binjakëzimit IPA II

Vushtrri, 2 shkurt 2016 - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike filloi Projekti i ri i Binjakëzimit i cili ka për qëllim “Përkrahjen e mëtejshme të arsimit në siguri publike në Kosovë”.  Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi i cili është edhe udhëheqës i projektit nga vendi përfitues priti sot në takim këshilltaren Rezidente të Binjakëzimit, Ritva Vähäkoski.

 

Drejtori Smakiqi e përgëzoi këshilltaren e binjakëzimit, Vähäkoski, për fillimin e këtij projekti. Ai më tutje u shpreh i kënaqur për fillimin e këtij projekti i cili do të përmirësojë cilësinë e shërbimeve që ofrohen nga AKSP.

 

Me këtë rast Smakiqi e informoi Vähäkoski për takimin e mbajtur  më 19 janar 2016, në të cilin morën pjesë zyrtarë nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Ministritë relevante, Institucionet e Sigurisë Publike dhe partnerët ndërkombëtarë të AKSP, në të cilin të gjithë u njoftuan për fillimin e Projektit të Binjakëzimit, ku edhe u përcaktuan pjesëmarrësit e Komitetit Drejtues të Projektit.

 

Në fund Drejtori Smakiqi i ofroi Vähäkoski përkrahje të plotë në realizimin e të gjitha detyrave dhe aktiviteteve në kuadër të projektit.

 

Ndërsa këshilltarja rezidente e binjakëzimit, Ritva Vähäkoski falënderoi drejtorin Smakiqi për pritjen dhe përkrahjen e fillimit të projektit.

 

Ajo theksoi bashkëpunimin e mirë tashmë të arritur në kuadër të projektit, bazuar edhe në bashkëpunimin që AKSP-ja e ka pasur edhe gjatë projektit të mëparshëm.

\"Gjysma e punës është e kryer kur bëhet planifikim i mirë” u shpreh Vähäkoski, Në fund të takimit, Vähäkoski u shpreh e gatshme për fillimin e punës në kuadër të Projektit.

 

Projekti i Binjakëzimit “Përkrahja e mëtejshme e arsimit në siguri publike në Kosovë” do të zgjatë  tri vite ku përfitues janë  Finlanda dhe Estonia.

 

 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Filloi punëtoria tre ditore për fuqizimin e qëndrueshmërisë kundër radikalizmit të dhunshëm
Filloi punëtoria tre ditore për fuqizimin e qëndrueshmërisë kundër radikalizmit të dhunshëm

Vushtrri 25 janar 2016 –  Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me Programin për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara filluan punëtorinë treditore \"STRESAVIORA\", ku po diskutohet për  fuqizimin e qëndrueshmërisë kundër radikalizmit të dhunshëm.


Në këtë punëtori morën pjesë, ministri i Punëve të Brendshme,  Skender Hyseni, drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi, zëvendës-përfaqësuesja e përhershme e UNDP,  Alessandra Roccasalvo,  Charles De Winter nga  Policia Federale e Belgjikës dhe  Noel Klima nga Shërbimi Publik Federal i Punëve të Brendshme të Belgjikës.


Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, tha se Ministria e Punëve të Brendshme po luan rol të rëndësishëm, madje ka marr rol prijës në luftimin, parandalimin e radikalizmit të shoqërisë së kosovare, me synim parësor, ndalimin dhe parandalimin e terrorizmit dhe ekstremizmin me premisa dhune, që në faza të caktuara të zhvillimit shndërrohet në veprime të dhunshme që marrin format e akteve makabre terroriste. 


“Ndërkohë na del si detyrim esencial i shoqërive të të gjitha shtresave të organizimeve sociale, politike që të bëjmë më shumë në parandalimin e radikalizmit të komunitetit tonë”, tha ministri Hyseni.


Ndërsa zëvendës-përfaqësuesja e përhershme e UNDP, Alessandra Roccasalvo, tha se Kosova është ndër vendet e Ballkanit dhe më gjerë më pro aktive, që është duke luftuar dhe parandaluar radikalizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm, dhe kjo nuk është një kompliment.


“Një avantazh për Kosovën është se si një vend i vogël,  policia është duke bërë një punë të mirë në këtë fushë, prandaj kemi vendosur që së bashku me MPB-në dhe partnerët tjerë për të zhvilluar disa trajnime që zhvillohen në disa shtete të cilat kanë pasur çështje të ngjashme”, theksoi Roccasalvo.


Kjo punëtori synon që të fuqizojë qëndrueshmërinë karshi radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, është organizuar në dy sesione, sesioni i parë i destinohet përfaqësuesve të institucioneve qendrore, ndërsa sesioni tjetër i është destinuar nivelit lokal. Kjo punëtori do të zgjasë tre ditë.


 

Lexo më shumë
Pjesëmarrësit e konferencës “Dita e Sigurisë së Mençur Austriako-Kosovare 2016” vizituan Akademinë
Pjesëmarrësit e konferencës “Dita e Sigurisë së Mençur Austriako-Kosovare 2016” vizituan Akademinë

Vushtrri, 4 shkurt 2016 - Akademinë e Kosovës për Siguri Publike sot e vizituan pjesëmarrësit e konferencës “Dita e Sigurisë së Mençur Austriako-Kosovare 2016”, të  udhëhequr nga Gunter Fehlinger udhëheqës i Shoqatës Austriako-Kosovare.

 

Pjesëmarrësit e konferencës  u priten nga drejtori i Përgjithshëm  Ismail Smakiqi, përfaqësues nga Agjencioni për Menaxhim Emergjent  si dhe menagjmenti i lartë i Akademisë.

 

Fillimisht drejtori Smakiqi iu uroi mirëseardhje në Akademi delegacionit e më pas bëri një prezantim të historikut, të punës dhe zhvillimeve të rëndësishme të Akademisë. Në theks të veçantë ai foli edhe për hapjen e Fakultetit të Sigurisë Publike në Akademi , për bashkëpunimin  ndërkombëtarë si dhe për projektin e binjakëzimit  IPA II të përkrahur nga Bashkimi Evropian i cili ka të bëjë me “Përkrahjen e mëtejshme të arsimit në siguri publike në Kosovë”.

 

Ndërsa Gunter Fehlinger udhëheqës i Shoqatës Austriako-Kosovare shprehu gatishmërinë e bashkëpunimit  edhe në të ardhmen, në veçanti për Agjencionin e Menagjimit Emergjent.

 

Gjatë këtij takimi  u bënë edhe prezantime nga përfaqësuesit nga Austria si dhe nga Agjencioni i Menagjimit Emergjent në Kosovës lidhur me punën, legjislacioni dhe funksionimin  e emergjencave.

 

Temë diskutimi me rendësi e këtij takimi ishte edhe krijimi i grupeve vullnetare për zjarrfikës  e që është mjaftë me rëndësi për qytetarët e Republikës së Kosovës.

 

Në funde të takimit drejtori Smakiqi falënderoi shtetin austriak për ndihmën e vazhdueshme që kanë dhënë dhe po vazhdojnë të japin në Kosovë.

 


Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës