}

NewsArticle

18/12/2015

Drejtori i Policisë së Shqipërisë vizitoi Akademinë

Vushtrri, 18 dhjetor 2015 – Akademinë e Kosovës për Siguri Publike sot e vizitoi drejtori i Policisë së Shqipërisë Haki Çako. Drejtori Çako u pritë nga drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi. Për nderë të kësaj vizite u organizua edhe parada e kadetëve të Policisë së Kosovës të gjeneratës së 53-të. Me këtë rast drejtori Çako mbajti një fjalim para kadetëve duke ju dëshiruar përfundim të suksesshëm të trajnimit si dhe duke ju uruar punë të mbarë në profesionin të cilin e kanë zgjedhur.

 

Gjithashtu, përmes këtij takimi drejtori Smakiqi e informoi delegacionin  me të arriturat dhe aktivitetet e AKSP-së, me shkollimin, trajnimet, bashkëpunimin  vendor dhe ndërkombëtar dhe aktivitet tjera të cilat zhvillohen në Akademi.

 

Drejtori i Policisë së Shqipërisë Haki Çako u shpreh se, “ndihet i lumtur me arritjet e Akademisë dhe punën e cila zhvillohet këtu në trajnimin dhe aftësimin e  pjesëtarëve të  sigurisë publike”.

Ai shprehu nevojën për thellimin e bashkëpunimit me qëllim të ngritjes dhe avancimit të trajnimeve për pjesëtarët e sigurisë publike, si dhe shfaqi gatishmërinë e tij të plotë për bashkëpunim dhe kordinim në mes dy institucioneve Akademisë së Kosovës për siguri Publike dhe Policisë së shtetit të Shqipërisë.

 

Në fund, të dy drejtorët vizituan objektet përcjellëse, ku përmes prezantimeve nga instruktoret u informuan lidhur me pjesën praktike ku pjesëtaret e sigurisë publike zhvillojnë trajnimet.

 

 


 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Drejtori Smakiqi priti në takim lamtumirës drejtorin e  Departamentit për Rend dhe Siguri Publike në OSBE, Carsten Twelmeier
Drejtori Smakiqi priti në takim lamtumirës drejtorin e Departamentit për Rend dhe Siguri Publike në OSBE, Carsten Twelmeier

Vushtrri, 15 dhjetor 2015  - Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Ismail Smakiqi priti sot në takim lamtumirës drejtorin e Departamentit për Rend dhe Siguri Publike në OSBE, Carsten Twelmeier.

 

Drejtori Smakiqi e falënderoi drejtorin Twelmeier për ndihmën e dhënë Akademisë, për kontributin dhe angazhimin e tij në promovimin dhe ngritjen e vlerave. Ai po ashtu shprehi mirënjohjen për mbështetjen e pakursyer që OSBE-ja i ka dhënë Akademisë, edhe përmes donacioneve të shumta të cilat kanë ndihmuar në ngritjen sa më profesionale pjesëtareve të sigurisë publike.

 

Ndërsa, drejtori i Departamentit për Rend dhe Siguri Publike, Carsten Twelmeier gjatë takimit të tij lamtumirës e përgëzoi drejtorin Smakiqi për të arriturat e tij. Ai tha se Akademia është duke ecur në rrugë të drejtë  në ofrimin e arsimit  cilësor në fushën e sigurisë.  

 

Gjithashtu Twelmeier u shpreh falënderues për bashkëpunimin, koordinimin si dhe ambientin e punës që i është krijuar këtu në Akademi nga stafi drejtues si dhe bashkëpunëtorët e tjerë duke shtuar se pikërisht ky  bashkëpunim dhe mirëkuptim ka ndikuar që rezultatet të jenë në nivel të lartë.

 

Në fund drejtori Smakiqi ndau edhe një pllakë me mbishkrimin e Akademisë për drejtorin e  Departamentit për Rend dhe Siguri Publike në OSBE, Carsten Twelmeier  në shenjë falënderimi për kontributin e dhënë për AKSP.

 

 

Lexo më shumë
Bordi I Akademisë mbajti mbledhjen e fundit për vitin 2015
Bordi I Akademisë mbajti mbledhjen e fundit për vitin 2015

Vushtrri, 21 dhjetor  2015 - Bordi  i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP),  sot mbajti takimin e trembëdhjetë dhe të fundit për vitin 2015. Temë diskutimi kanë qenë  zhvillimi i  trajnimeve si dhe proceset tjera nëpër të cilat ka kaluar Akademia gjatë vitit 2015.  

 

Gjatë këtij takim u shqyrtua projekti i planit të trajnimeve për vitin 2016, ku janë  të përfshira trajnimet e të gjitha agjencioneve të sigurisë publike.  

 

Po ashtu në mbledhjen e rregullt të Bordit të Akademisë, Dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike, Nazmi Iballi e bëri prezantimin  e  realizimit të intershipit - pjesa praktike, e studentëve në programin bachelor drejtimi “Siguria Publike”. 

 

Gjithashtu  në mbledhjen e rregullt të bordit të Akademisë, Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Ismail Smakiqi, prezantoi raportin një vjeçar të Akademisë, raport i cili u vlerësua lartë nga të pranishmit, në realizimin e objektivave të AKSP-së. 

 

Në takim morën pjesë drejtori i Përgjithshëm i Akademisë, Ismail Smakiqi, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, kryeprokurori i Shtetit Aleksander Lumezi, U/d i Drejtori të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues, Sokol Zogaj, Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës, Fitim Shishani, Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Sprovues, Bajram Bujupi, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencionit të Menaxhimit të Emergjencave, Fadil Kodra, zv.Drejtoresha e përgjithshme e Doganës së Kosovës Valdete Krasniqi si dhe përfaqësuesit e OSBE-së. 



 

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës