}

NewsArticle

10/12/2015

U mbajt tryeza për “Menaxhimin e Burimeve Njerëzore dhe Perspektivat e Planifikimit të Integritetit”

Prishtinë, 10 dhjetor 2015 - Iniciuar nga Zvicrra, Qendra e Gjenevës për Kontroll Demokratik të Forcave të Armatosura (DCAF), së bashku me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK), mbajtën tryezë për të diskutuar \"Menaxhimin e Burimeve Njerëzore dhe Perspektivat e Planifikimit të Integritetit”, me akterët vendor dhe ndërkombëtarë.  

 

Në këtë tryezë morën, pjesë ministri i Punëve të Brendshme, z. Skender Hyseni, ambasada e Zvicrës në Kosovë, znj. Krystyna Marty Lang, anëtarët e Komisionit për Siguri, përfaqësues të shoqërisë civile dhe njohës të çështjeve të Sigurisë.

 

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Skënder Hyseni, me këtë rast falënderoi qeverinë zvicerane për mbështetjen e pa kursyer që ka dhënë institucioneve të sigurisë në Kosovë në ngritjen e kapaciteteve, theks të veçantë i ka vënë në përkrahjen për Kosovën në institucione që kryesisht kanë të bëjnë me mbikëqyrjen, kontrollin e performances profesionale të institucioneve të rendit dhe ligjit.

 

“Kontrolli demokratik, përkatësisht mbikëqyrja e institucioneve të rendit dhe ligjit është thelbësore, është kurciale dhe vendimtare për mirëmbajtjen dhe performancën e këtyre institucioneve. Po ashtu resurset njerëzore, kanë peshë të veçantë në ruajtjen e vazhdimësisë të kujtesës institucionale tek institucionet e rendit dhe ligjit”, tha ministri Hyseni.

 

Ministri Hyseni vlerësoi se, Policia e Kosovës është një formacion jashtëzakonisht profesional, e trajnuar mirë dhe shumë bashkëkohore në aspekt të ndërveprimit operativ.  Ai tha se nga këndvështrimi i burimeve njerëzore, kemi një ngecje të cilin  bashkërisht me Kuvendin e Kosovës besoj se do e zgjidhim. Pasi një numër i policëve është plakur.

 

“Unë e kam vendosur si prioritet hartimin dhe kalimin e projektligjit për pensionimin e parakohshëm të Policisë së Kosovës. Projektligji është gati. Po kështu kemi vendosur rreth pikave delikate që është mosha e pensionimit dhe niveli i pagës me të cilën do të pensionohen Policët e Kosovës, dhe presim që në janar ose shkurt të vitit të ardhshëm do të miratohet ky projektligj”.

 

Ndërsa Ambasadorja e Zvicrres në Kosovë, znj. Krystyna Marty Lang, tha se të ndërtosh një organizatë policore nuk është procedurë e lehtë. Policia e Kosovës është një organizatë e respektuar dhe e cila i përfaqëson ambiciet e Kosovës në respektim të diversiteteve të saj. 

 

“Zyrtarët e policisë janë në vështirësi të ndryshme për të mbrojtur, shumë nga ta i plotësojnë standardet më të larta të integritetit, megjithatë sikur edhe në çdo forcë policore, kudo në botë ekzistojnë shkeljet dhe korrupsioni që janë pjesë e realitetit, sjellje të tilla kërcënojnë edhe drejtësinë, por edhe besimin e qytetarëve sepse këto organizata supozohet se duhet t’i mbrojnë ata”, theksoi ambasadorja Lang. 

 

Ambasadorja zvicerane theksoi se Kosova ka mekanizmat e duhura për të mundësuar punë të suksesshme për të luftuar korrupsionin dhe tha se këto diskutime do t’iu ndihmojnë të zhvilloni forma operative në mënyrë që Policia e Kosovës të ndihmohet në ngritjen e integritetit. 

 

“Kjo tryezë do t’iu ndihmojë që të bëni planifikimet për integritetin  dhe kjo nënkupton krijimin e një kornize vendimmarrëse për të identifikuar dhe analizuar dhe adresuar gjithçka në polici në një adresim të veçantë”, tha ambasadorja Lang. 

 

Në këtë tryezë folën edhe përfaqësues të DCAF-it, deputet të Kuvendit të Kosovës, zyrtarë institucional dhe përfaqësues të shoqërisë civile. 

 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Në Akademi u mbajt Seminari Ndërkombëtar për Mbikëqyrjen dhe Kontrollin e Policisë
Në Akademi u mbajt Seminari Ndërkombëtar për Mbikëqyrjen dhe Kontrollin e Policisë

Vushtrri 08 dhjetor 2015 - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike sot u mbajt Seminari Ndërkombëtar për Mbikëqyrjen dhe Kontrollin e Policisë i cili është i organizuar nga Inspektorati Policor i Kosovës në bashkëpunim me Qendrën e Gjenevës për Kontroll Demokratik të Forcave të Armatosura,( DCAF).

Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor Fitim Shishani fillimisht i përshëndeti te pranishmit duke falënderuar Akademinë e Kosovës për Siguri Publike për mundësin që ky seminar të mbahet në Akademi. Ai u shpreh i lumtur qe Inspektorati Policor i Kosovës në bashkëpunim me DCAF të mbaj një konferencë të nivelit të lartë.

Seminari ka për qëllim të bashkoi përfaqësues të institucioneve të sigurisë për kontroll dhe mbikëqyrje policore nga shtete të ndryshme, për të diskutuar praktikat aktuale dhe shkëmbimin e përvojave në fushën e kontrollit dhe mbikëqyrjes policore.

Pjesëmarrës në këtë seminar, përveç zyrtarëve nga institucionet e Republikës së Kosovës, janë edhe përfaqësues të institucioneve për mbikëqyrjen policore nga Franca, Hungaria, Irlanda, Norvegjia, Shqipëria, Holanda etj.

Lexo më shumë
Drejtori Smakiqi priti në takim lamtumirës drejtorin e  Departamentit për Rend dhe Siguri Publike në OSBE, Carsten Twelmeier
Drejtori Smakiqi priti në takim lamtumirës drejtorin e Departamentit për Rend dhe Siguri Publike në OSBE, Carsten Twelmeier

Vushtrri, 15 dhjetor 2015  - Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Ismail Smakiqi priti sot në takim lamtumirës drejtorin e Departamentit për Rend dhe Siguri Publike në OSBE, Carsten Twelmeier.

Drejtori Smakiqi e falënderoi  drejtorin Twelmeier për ndihmën e dhënë Akademisë, për kontributin dhe angazhimin e tij në promovimin dhe ngritjen e vlerave. Ai po ashtu shprehi  mirënjohjen për mbështetjen e pakursyer që OSBE-ja i ka dhënë Akademisë, edhe përmes donacioneve të shumta të cilat i kanë kontribuar në ngritjen sa më profesionale pjesëtareve të sigurisë publike.

Ndërsa, drejtori i Departamentit për Rend dhe Siguri Publike, Carsten Twelmeier gjatë takimit të tij lamtumirës e përgëzoi drejtorin Smakiqi për të arriturat e tij. Ai tha se Akademia është duke ecur në rrugë të drejtë  në ofrimin e arsimit  cilësor në fushën e sigurisë. 

Gjithashtu Twelmeier u shpreh falënderues për bashkëpunimin, koordinimin si dhe ambientin e punës që i është krijuar këtu në Akademi nga stafi drejtues si dhe bashkëpunëtorët e tjerë duke shtuar se pikërisht ky  bashkëpunim dhe mirëkuptim ka ndikuar që rezultatet të jenë në nivel të lartë.

Në funde drejtori Smakiqi ndau edhe një pllakë me mbishkrimin e Akademisë për drejtorin e  Departamentit për Rend dhe Siguri Publike në OSBE, Carsten Twelmeier  në shenjë falënderimi për kontributin e dhënë për AKSP.

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës