}

NewsArticle

30/11/2015

Prof.dr Enver Hasani mbajti ligjëratë në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike

Vushtrri, 30 nëntor –  Me ftesën e Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot para studentëve mbajti ligjëratë Prof.dr Enver Hasani në temën “Kontrolli kushtetues i traktateve ndërkombëtare në Evropë”.

Prof. dr Hasani vitin e kaluar ka mbajt ligjërata para studentëve të Fakultetit të Sigurisë Publike, profesor i angazhuar me kontratë pa kompensim.

Duke thënë se ndjehet i lumtur  për mundësinë e dhënë që të ligjëroj në Fakultetin e Sigurisë, Hasani u shpreh i gatshëm që edhe në të ardhmen të ligjëroj për studentët e Fakultetit të Sigurisë Publike.

Tema e ligjëratës e cila u elaborua nga Hasani në rrafshin teorik, zgjojë interesim tek studentët sidomos nga prizmi i të drejtës kushtetuese dhe ndërkombëtare të traktateve në mesë shteteve.

Ndryshe programi studimor  bachellor është mjaft me rëndësi sepse Akademia është i vetmi institucion kombëtarë trajnues dhe arsimor i gjashtë institucioneve të sigurisë publike.

Fakulteti i Sigurisë Publike është hapur në vitin 2014, tashmë është gjenerata e dytë që janë duke ndjekur studimet në këtë fakultet.

 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Studentët e Kolegjit AAB vizituan Akademinë
Studentët e Kolegjit AAB vizituan Akademinë

Vushtrri, 20 nëntor 2015 - Studentët e  Kolegjit AAB sot vizituan Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP).  Vizita kishte për qëllim njohjen e studentëve me menaxhimin dhe aktivitetet e Akademisë, edukimin e pjesëtarëve të sigurisë publike,  metodat e mësimit si dhe trajnimit.

Në këtë takim studentët u informuan nga menaxhmenti i lartë i AKSP-së lidhur me aktivitetet dhe trajnimet që zhvillohen në Akademi, rreth hapjes së Fakultetit të Sigurisë,  për prioritet dhe objektiva në të ardhmen. 

Gjatë kësaj vizite  studentët shpreh interesimin e tyre rreth trajnimeve dhe arsimimit të pjesëtareve të sigurisë publike në Akademi.

Studentët u ndanë të kënaqur me vizitën si dhe vlerësuan lartë punën të cilën e bënë Akademia në trajnimin e pjesëtarëve të sigurisë publike.

Përveç tjerash studentët  vizituan edhe infrastrukturën  e Akademisë, të cilët u mirëpritën edhe nga pjesa tjetër e stafit profesional , të cilët ofruan njohuri praktike mbi shërbimet profesionale që i ofron  AKSP.

 

Lexo më shumë
Ambasadorja e Zvicrës në Kosovë vizitoi Akademinë
Ambasadorja e Zvicrës në Kosovë vizitoi Akademinë

Vushtrri, 08 dhjetor 2015 – Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot e vizitoi ambasadorja e Zvicrës në Kosovë, Krystyna Marty Lang, ku u prit nga Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë, Ismail Smakiqi.
Ambasadorja Marty Lang gjatë kësaj vizite mori pjesë edhe në “Seminarin Ndërkombëtar për Mbikëqyrjen dhe Kontrollin Policor” të organizuar nga Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) në Akademi. Për nderë të kësaj vizite u organizua parada e mëngjesit nga gjenerata e 53-të e kadetëve të Policisë së Kosovës.

Para të pranishmëve, ambasadorja Marty Lang, tha se puna e policisë është mjaftë me përgjegjësi dhe shumë e rëndësishme për shtetin. “Ju keni bërë një zgjedhje shumë të guximshme, inkuadrimi në polici është një krenari, pasi që ju mbroni të gjithë qytetarët pa dallim nacionaliteti apo nga vijën ata”, u shpreh Marty Lang. Sipas ambasadores duke pas parasysh se në çfarë kohë është duke jetuar popullata e gjithë botës, puna e policisë është zgjedhje e guximshme.

Marty Lang u tha kadetëve se pas përfundimit të trajnimit bazikë ata do të jenë model i Policisë së Kosovës. Ajo tha se si pjesëtarë i Policisë së Kosovës, ligj do të jetë gjithmonë një udhërrëfyes në punën e tyre. “Ju e përfaqësoni rendin dhe ligjin, dhe ligji e përbënë bazën e ndërtimit të këtij shteti”, tha Marty Lang, duke iu dëshiruar kadetëve suksese në punën e tyre.

Ndërsa, Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë, Ismail Smakiqi vizitën e ambasadores së Zvicrës në Kosovë e ka vlerësuar si shumë të rëndësishme. “Këtë vizitë e kuptojmë si përkrahje ndaj Akademisë, kurse për kadetët këto vizita janë inspirim në përcaktimin e tyre dhe motiv shtesë të ia dalin që të përfundojnë me sukses trajnimin bazik”, u shpreh Smakiqi, duke thënë se pas diplomimit kadetët do të bashkëngjiten tetë mijë policëve të Kosovës të cilët janë trajnuar në Akademi. Deri me tani sipas Smakiqit në Akademi janë trajnuar mbi 12 mijë zbatues të ligjit nga gjashtë Agjenci të Sigurisë Publike.

Drejtori Smakiqi tha se bashkëpunimi i ngushtë me partnerët ndërkombëtar të sigurisë, ka bërë që Akademia të jetë e njohur ndërkombëtarisht si institucion profesional për ofrimin e trajnimeve për pjesëtarët e sigurisë publike.

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës