}

NewsArticle

27/07/2015

Në Akademi u mbajt provimi pranues për zyrtar të sigurisë publike

Vushtrri, 27 korrik 2015 - Më shumë se 200 zyrtarë të agjencioneve të sigurisë publike iu nënshtruan provimit  pranues në vitin e parë akademik 2015/2016, në Fakultetin e Sigurisë Publike.

Të drejt aplikimi kanë pasur të gjithë ata zyrtarë që janë të punësuar në institucionet e sigurisë si  Policinë e Kosovës, Shërbimin Korrektues të Kosovës, Dogana e Kosovës, Agjensionine Menaxhimit të Emergjencave, Shërbimin Sprovues të Kosovës dhe Inspektoratit Policor të Kosovës.

Në Fakultetin e Sigurisë Publike këtë vit do të pranohen 69 studentë të cilët do ti vijojnë studimet në fushën e sigurisë.
 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Filloi trajnimi themelor i gjeneratës se 40- të  të Shërbimit Korrektues të Kosovës
Filloi trajnimi themelor i gjeneratës se 40- të të Shërbimit Korrektues të Kosovës
Vushtrri, 27 korrik 2015 - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike sot filloi trajnimi bazik i gjeneratës së 40-të të Shërbimit Korrektues të Kosovës. Kjo gjeneratë numëron gjithsej 25 pjesëtar.

Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi iu uroi mirëseardhje në Akademi dhe shprehu gatishmërinë e përkrahjes deri në përfundim të trajnimit për të gjithë pjesëmarrësit.

Pjesa teorike e trajnimit do të mbahet në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike ndërsa pjesa praktike në institucionet ku ata do të punojnë. Trajnimi bazik do të zgjasë 16 javë.

Lexo më shumë
Publikohen rezultatet për pranimin e studentëve në Fakultetin e Sigurisë Publike
Publikohen rezultatet për pranimin e studentëve në Fakultetin e Sigurisë Publike

Vushtrri, 30 korrik 20015 - Në Fakultetin e Sigurisë Publike i cili është në kuadër të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike për afatin e parë të konkursit të shpallur më datën 02.07.2015, për pranimin e studentëve në vitin akademik 2015/2016, pas mbajtjes së provimit pranues më datën 27.07.2015, u shpallën rezultatet e arritura:Listën e rezultateve të zyrtarëve të cilët kanë aplikuar për studime në Fakultetin e Sigurisë Publike e gjeni më poshtë.

Klikoni ketu: Lista e Rezultateve

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës