}

NewsArticle

24/07/2015

Akademinë sot e vizitoi Presidenti i Seksionit të ANP-së së San Franciskos Calvin Chow

Vushtrri, 24 korrik 2015 - Akademinë e Kosovës për Siguri Publike sot e vizitoi Presidenti i Seksionit  të Asociacionit Ndërkombëtar të Policisë së San Francikos  Calvin Chow, i cili ishte i shoqëruar nga Uliks Gjonaj Instruktorë në disiplinën krav maga.

 

Delegacioni u prit nga Drejtori i Përgjithshëm Ismail Smakiqi, nënkolonel Akrem Racaj si dhe menaxhmenti i lartë i Akademisë.

 

Drejtori Smakiqi gjatë këtij takimi foli për strukturën organizative të Akademisë, hapjen e Fakultetit të Sigurisë si dhe rreth trajnimeve të cilat mbahen në Akademi nga agjencionet e sigurisë publike.

Drejtori Smakiqi tha se partneriteti i pandërprerë i Akademisë me institucionet dhe Agjencitë ndërkombëtare të trajnimeve, ka bërë që Akademia të jetë e njohur ndërkombëtarisht si institucion i besueshëm dhe profesional për ofrimin e trajnimeve për Agjencitë e Sigurisë Publike.

 

Gjithashtu gjatë këtij takimi dhe nënkolonel Akrem  Racaj  para të pranishmëve bëri një prezantim rreth organizimit të brendshëm të Policisë së Kosovës.

 

Qëllimi i këtij takimi ishte bashkëpunimi dhe shkëmbimi i përvojave në mes të Asociacionit Ndërkombëtar të Policisë së San Francikos dhe Akademisë së Kosovës për Siguri Publike.

 


 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Filloi zbatimi i programit të intershipit
Filloi zbatimi i programit të intershipit

Vushtrri, 21 korrik 2015 -  Në  Akademinë  e  Kosovës  për  Siguri  Publike (AKSP), filloi se zbatuari  programi  i  intershipit.  Studentët  e  Fakultetit  të Sigurisë   Publike  që  nga  data  20  korrik  2015  kanë filluar  praktiken  nëpër  agjencionet e sigurisë  publik.  Gjatë  një  takimi  që  u  mbajt  sot  ku  morën  pjesë Drejtori  i  Përgjithshëm  i  Akademisë  së  Kosovës  për  Siguri  Publike, Ismail Smakiqi, stafi  akademik  i  Fakultetit  të  Sigurisë  Publike, studentët  e  këtij fakulteti  si  dhe  mentorët  e  agjencioneve  të  sigurisë,  u  diskutua  rreth  të arriturave  dhe   zbatimit  të  programit  studimor  bachellor  në  mënyrë  teorike, si dhe rreth  fillimit  të  praktikës  studimor  nga  ana  e  studentëve.  Periudha  e  parë e  praktikës  se  studentëve  do  të  zgjatë  nëntë   javë.

Programi  studimor   bachellor  i  sigurisë  publike  në  Akademinë  e  Sigurisë Publike  zgjatë  katër  vjet  dhe  ka  240 kredi, ku një e treta e këtij programi përbëhet  nga  pjesa  praktike. 


Ndryshe  Fakulteti  i  Sigurisë   Publike  i  cili është  në  kuadër  të Akademisë  së Kosovës  për  Siguri  Publike  është  hapur  në  vitin  2014  dhe  viti  i  parë akademikë  2014/2015  ka  filluar  më  15 tetor 2014,  ku  janë  duke  ndjekur studimet  69  pjesëtarë  të  sigurisë  publike  në  programin  studimor  bachellor në fushën e sigurisë.

 

Lexo më shumë
Filloi trajnimi themelor i gjeneratës se 40- të  të Shërbimit Korrektues të Kosovës
Filloi trajnimi themelor i gjeneratës se 40- të të Shërbimit Korrektues të Kosovës
Vushtrri, 27 korrik 2015 - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike sot filloi trajnimi bazik i gjeneratës së 40-të të Shërbimit Korrektues të Kosovës. Kjo gjeneratë numëron gjithsej 25 pjesëtar.

Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi iu uroi mirëseardhje në Akademi dhe shprehu gatishmërinë e përkrahjes deri në përfundim të trajnimit për të gjithë pjesëmarrësit.

Pjesa teorike e trajnimit do të mbahet në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike ndërsa pjesa praktike në institucionet ku ata do të punojnë. Trajnimi bazik do të zgjasë 16 javë.

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës