}

NewsArticle

09/03/2015

U mbajt takimi i dhjetë i bordit të Akademisë

Vushtrri, 09 mars 2015 - Bordi  i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP),  mbajti sot takimin e dhjetë me çrast diskutoi çështje nga fushë veprimtaria e Bordit të AKSP-së si; zgjedhja e kryesuesit të bordit për vitin 2015, shqyrtimi i planit vjetor të punës së bordit për vitin 2015, prezantimi i projektit të binjakëzimit, projekt ky i cili ka të bëjë më forcimin edhe me tej të sigurisë publike në Kosovës si dhe shqyrtimi i raportit të punës së Akademisë për vitin 2014. 

Pas një mandati një vjeçar Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni u rizgjodh kryesues i Bordit të Akademisë për Siguri Publike. Pas  propozimit  nga anëtarët e komisionit  për kryesues të bordit dhe zgjedhjes së tij,  Maxhunaj u zotua se do të angazhohet edhe më shumë që Akademia të jetë edhe më profesionale.  

Bordi diskutoi dhe aprovoi planit vjetor të punës së bordit për vitin 2015 që ka të bëjë me: Standardet Minimale Profesionale, Politikat për trajnimin në fushën e sigurisë publike dhe Politikat për edukimin e specializuar dhe të avancuar.

Gjatë takimit Drejtori i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike njoftoi Bordin se do të përfitoi projektin e dytë të binjakëzimit i financuar nga Bashkimi Evropian (BE) në kuadër të IPA 2014, programi vjetor për Kosovën me titull “Forcimi i mëtejshëm i arsimit në siguri publike në Kosovë”. 

Pas përmbylljes me sukses të Projektit të Binjakëzimit nga IPA 1 “Përmirësimi i Arsimit në Sektorët e Rendit dhe Sigurisë Publike” duke përmbushur të gjitha rezultatet detyrimore në përgatitjen e AKSP-së në ofrimin e arsimit të lartë, projekti i radhës ka objektivë “Përforcimin e sundimit të ligjit duke përmirësuar sistemin e sigurisë publike” me qëllim të “Reformimit dhe zhvillimi të mëtejmë të agjencioneve për siguri publike sipas praktikave më të mira të BE-së”.

Po ashtu gjatë takimit  Drejtori i Akademisë se Kosovës për Siguri Publike, Ismail Smakiqi prezantoi punën e Akademisë që është bërë gjatë vitit 2014. 

Pas raportimit, të gjithë anëtarët e bordit kanë përgëzuar Akademinë për punë e  kryer gjatë vitit 2014 dhe e kanë inkurajuar  atë që sukseset të vazhdojnë edhe më tutje. 

Në takim morën pjesë drejtori i Përgjithshëm i Akademisë, Ismail Smakiqi, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, i cili njëherit është edhe kryesues i bordit,  anëtarët tjerë të bordit, të cilët janë edhe përfaqësues të agjencioneve të sigurisë publike si dhe bashkëpunëtor ndërkombëtarë nga OSBE-ja dhe ICITAP-i. 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Lexo më shumë
Një delegacion nga Suedia vizitoi AKSP
Një delegacion nga Suedia vizitoi AKSP

Vushtrri, 18 mars 2015 - Drejtori  i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike Ismail Smakiqi sot priti një delegacion nga Suedia i udhëhequr nga Eva Johanson kryetare e këshillit koordinues të qeverisë komunale në Suedi.

Drejtori Smakiqi fillimisht iu uroi mirëseardhje delegacionit  e më pas i informoi lidhur me proceset e fundit si dhe progresin e arritur në Akademi,  zhvillimi i trajnimeve nga agjencionet e sigurisë, hapja e Fakultetit të Sigurisë si dhe bashkëpunimet ndërkombëtare. 

Ndërsa delegacioni nga Suedia shprehen interesimin e tyre rreth rekrutimit për tu bërë pjesë e Policisë së Kosovës si dhe rreth punësimit të personave me aftësi të kufizuara.

Ata u ndanë të kënaqur me vizitën  e bërë në Akademi si dhe shprehen falënderimet për pritjen.

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës