}

NewsArticle

03/03/2015

Filloi trajnimi “ Identifikimi i Viktimave të Fatkeqësive”

Vushtrri, 03 mars 2015- Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike sot filloi trajnimi, ‘’Identifikimii Viktimave të Fatkeqësive’’, përkrahur nga Projekti IPA “Fuqizimi dheModernizimi i Shërbimeve të Mjekësisë Ligjore në Kosovë. Pjesëmarrës të këtijtrajnimi janë gjithsej 42 zyrtarë nga Zyra e Kryeministrit për Hetimin e AksidenteveAjrore, Departamentit të Mjekësisë Ligjore, Policia e Kosovës, Kryqi i Kuq i Kosovës,OSBE dhe pjesëmarrës nga Akademia e Kosovës për Siguri Publike, (AKSP).

 

Në hapje të trajnimit morën pjesë Drejtorii Përgjithshëm i Akademisë Ismail Smakiqi, Drejtor i Departamentit të MjekësisëLigjore Arsim Gërxhaliu, Dr. Sinikka Salo nga zyra e projektit si dhe ProfesorHelena Ranta, Universiteti i Helsinkit.

 

Dr. Sinikka Salo nga zyra eprojektit të IPA tha se Kosova ka kaluar në faza të vështira për ngritjen ekapaciteteve në fushën e Mjekësisë Ligjore. ‘’Bashkimi Evropian i përkrahAgjencit e Zbatimit të Ligjit dhe kjo përkrahje do të vazhdoi edhe në tëardhmen’’ tha Salo .

 

Drejtor i Departamentit tëMjekësisë Ligjore Arsim Gërxhaliu në fjalën e tij tregoi vështirësitë nëpër tëcilat ka kaluar Departamenti i Mjekësisë Ligjore i Kosovës, sidomos në fazat epas luftës dhe ballafaqimin e ekspertëve të këtij departamenti në punët eterrenit.

 

Drejtori i Përgjithshëm iAkademisë Ismail Smakiqi falënderoi pjesëmarrësit e këtij trajnimi si dheligjëruesit nga, Universiteti i Helsinkit . Gjithashtu ai theksoi se trajnimete tilla i ndihmojnë vendin në ngritjen dhe zhvillimin kapaciteteve, e që ështëmjaft me rendësi  për institucionet esigurisë.

 

Qëllimi i këtij trajnimi ështëvendosja e bazave për themelimin e ekipit me përfaqësuesit e institucionevekompetente për  identifikimin e viktimavenë raste të fatkeqësive të ndryshme që mund të ndodhin në vend.

 

Ligjërues të këtij trajnimi do tëjenë profesor nga Universiteti i Helsinkit. Ligjëratën e parë e mbajtiekspertja e mirë njohur Profesor Helena Ranta nga Universiteti i Helsinkit.

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Kadetët e Policisë së Kosovës dhuruan 54 doza gjak
Kadetët e Policisë së Kosovës dhuruan 54 doza gjak

Vushtrri, 06 shkurt 2015 – Kadetët e Policisë së Kosovës, të cilën janë duke përfunduar trajnimin bazik në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), dhe instruktorët në mënyrë vullnetare dhuruan gjak. Aksioni humanitar i dhurimit të gjakut është realizuar në bashkëpunim me Shërbimin Shëndetësor të Policisë së Kosovës, Transfuzionin e Gjakut nga Qendra Klinike Universitare të Kosovës dhe ekipin mjekësor të  AKSP-së. 

 

Gjatë këtij aksioni një ditor të mbajtur në Akademi janë dhuruar 54 doza gjak, për nevojat e Qendrës së Transfuzionit të Gjakut.Personeli mjekësor thanë se thirrjes për dhënien e gjakut në mënyrë vullnetare i janë përgjigjur një numër i madh i pjesëtarëve të institucioneve të sigurisë publike të cilët janë duke ndjekur trajnime në Akademi. 

 

Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Ismail Smakiqi gjatë vizitës së tij tek personeli ku studentët dhuronin gjak u shpreh i kënaqur që Akademia është bërë një shembull i mirë për dhurimin e gjakut. 

“Dhurimi i gjakut është një sakrificë dhe ndihmë e madhe për të gjithë ata qytetarë që kanë nevojë për gjak”, tha Smakiqi. 

   

Lexo më shumë
Drejtori Smakiqi priti në takim Komisionin zviceran të Shefave të Policisë
Drejtori Smakiqi priti në takim Komisionin zviceran të Shefave të Policisë

Vushtrri, 04 mars 2015- Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), sot e vizitoi një delegacion nga Komisioni zviceran i Shefave të Policisë i udhëhequr nga presidenti i komisionit Jacques  Antenen. Për nder të vizitës së delegacionit në fjalë, Akademia organizoi  paradën e mëngjesit me kadetët e gjeneratës së 52 të Policisë së Kosovës. 

 

Më këtë rast drejtori i Akademisë së Kosovës për Sigurisë Publike, Ismail Smakiqi e vlerësoi këtë vizitë si shumë të rëndësishme për Akademinë dhe kadetët e saj. Ai tha se këto vizita janë motiv për kadetët që ata të jenë edhe më të suksesshëm në përfundimin e trajnimit bazikë. 

Para të pranishmëve Smakiqi foli edhe për numrin e pjesëtarëve të sigurisë publike që kanë përfunduar trajnimin në Akademi.

 

“Deri më tani janë trajnuar  mbi 12 mijë zbatues të ligjit nga gjashtë Agjencionet e Sigurisë Publike”, u shpreh Smakiqi duke thënë se më përkrahjen e partnerëve ndërkombëtarë, në Akademi ka mjaftë të arritura. 

“Bashkëpunimi i pandërprerë  i Akademisë më institucionet dhe agjencitë ndërkombëtare  të trajnimeve, ka bërë që Akademia të jetë e njohur ndërkombëtarisht, institucion më i besueshëm dhe shumë  profesional për ofrimin e trajnimeve për Agjencionet e Sigurisë Publike”, tha Smakiqi. 

 

Drejtori Smakiqi falënderoi  partnerët ndërkombëtarë  për mbështetjen e vazhdueshme që po i japin Akademisë dhe Kosovës në Përgjithësi. 

Ndërkaq presidenti i Komisionit zviceran të Shefave të Policisë, Jacques Antenen, shprehi  kënaqësinë e tij për vizitën në Akademi. Ai  tha se ndihet i impresionuar  më të arriturat, disiplinën dhe rregullat në Akademi. Ai para kadetëve të gjeneratës së 52 të Policisë së Kosovës tha se policia është shtylla më e rëndësishme e shoqërisë dhe shtetit. 

 

“Në Kosovë nuk kemi qen një kohë të gjatë, por ata të cilët merren me sigurinë na kanë thënë që shkalla e besueshmërisë së qytetarëve në Policinë e Kosovës është shumë e lartë. Kjo me të vërtetë është një shenjë e mirë për të ardhmen e këtij shteti. Ne shohim sot këtu se populli i Kosovës ka shumë të drejtë që të ju beson juve”, u shpreh Antenen duke iu dëshiruar kadetëve suksese në shkollimin dhe punën e tyre. 

Edhe nënkoloneli i Policisë së Kosovës në Akademi, Driton Zabërxha ka falënderuar delegacionin për vizitën e tyre në Akademi. Zabërxha para të pranishmeve ka folur për suksesin dhe të arriturat e gjeneratës së 52 të kadetëve të Policisë së Kosovës, të cilët janë duke e përfunduar trajnimin bazik në Akademi. 

 

Ndryshe delegacioni zviceran gjatë pyetjeve të tyre shprehen interesimin se si është procedura në Kosovë rreth regrutimit për të qenë pjesë e Policisë  dhe procedurat rreth avancimit të tyre. Delegacioni zviceran vlerësoi lartë se Akademia e Kosovës për Siguri Publike është shumë e avancuar. Shefat e policisë zvicerane premtuan angazhim të plotë në përkrahjen e Akademisë. 


Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës