}

NewsArticle

04/02/2015

Përfundoi trajnimi ‘’Përdorimi i mjeteve themelore për shuarjen e zjarreve’’

Vushtrri, 04 shkurt  2015 - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike sot përfundoi trajnimi ‘’Përdorimi i mjeteve themelore për shuarjen e zjarreve’’. Ky trajnim u organizua nga Agjencioni për Menaxhimin e Emergjencave në të cilin morën pjesë dhjetë  pjesëmarrës  nga Shqipëria dhe një nga Kosova. 

 

Qëllimi i këtij trajnimi  ishte aftësimi  i zjarrfikësve në rast të nevojave emergjente, përdorimi i mjeteve themelore gjatë shuarjeve të zjarreve në mënyrë të sigurt dhe efikase duke përdorur njohuritë, teknikat e mundshme gjatë përdorimit të hidrantëve, mënyra e evakuimit etj.

 

Pjesëmarrësit  vlerësuan lartë mbajtjen e këtij trajnimi si dhe theksuan se ”ne gjithmonë do të jemi të gatshëm të japim kontributin tonë për qytetarët në raste emergjente”. Në fund të këtij trajnimi pjesëmarrësit edhe u certifikuan.

 

Edhe kësaj here Akademia e Kosovës për Siguri Publike ofroi mbështetje për trajnimin e pjesëmarrësve nga vendet e rajonit, këtë rast të Republikës së Shqipërisë.

 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Drejtori Smakiqi priti në takim një delegacion nga Këshilli i Evropës
Drejtori Smakiqi priti në takim një delegacion nga Këshilli i Evropës

Vushtrri, 21 janar 2015 - Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, sot e vizitoi një delegacion nga Këshilli i Evropës (KE), i udhëhequr nga  Andrew Forde, u.d. Shef i Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë. 

Delegacioni u prit nga Drejtori i Përgjithshëm Ismail Smakiqi dhe menagjmenti i lartë i Akademisë. Gjatë këtij takimi Smakiqi e informoi delegacionin me prioritetet, të arriturat, trajnimet dhe proceset e fundit të Akademisë, e në theks të veçantë hapja e Fakultetit ti Sigurisë Publike.

Gjatë takimit mes drejtorit Smakiqi dhe u.d. Shef i Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë Andrew Forde  u diskutua për bashkëpunimin mes Akademisë dhe organizatave ndërkombëtare këtë rast Këshillit të Evropës, si dhe u diskutua dhe u shpalos projekti i ri  qe ka te bëjë me rregullat e burgjeve sipas standardeve evropiane.

U.d. Shef i Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë Andrew Forde, shprehu gatishmërinë e tij për fuqizimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit ndërmjet Këshillit të Evropës dhe Akademisë. Në takim u diskutua edhe për projekte të reja, sidomos në fushën e sigurisë .

Gjithashtu ai shprehu gatishmërinë që ta ndihmoj Akademinë edhe me ekspert të fushave të sigurisë në interes  të ngritjes dhe kapaciteteve trajnuese për pjesëtaret e sigurisë.

Në fund të takimi drejtori Smakiqi e falënderoi u.d. Shef i Zyrës së Këshillit të Evropës në Prishtinë Andrew Forde për gatishmërinë e treguar në bashkëpunimin e mëtutjeshëm. 

Lexo më shumë
Kadetët e Policisë së Kosovës dhuruan 54 doza gjak
Kadetët e Policisë së Kosovës dhuruan 54 doza gjak

Vushtrri, 06 shkurt 2015 – Kadetët e Policisë së Kosovës, të cilën janë duke përfunduar trajnimin bazik në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), dhe instruktorët në mënyrë vullnetare dhuruan gjak. Aksioni humanitar i dhurimit të gjakut është realizuar në bashkëpunim me Shërbimin Shëndetësor të Policisë së Kosovës, Transfuzionin e Gjakut nga Qendra Klinike Universitare të Kosovës dhe ekipin mjekësor të  AKSP-së. 

 

Gjatë këtij aksioni një ditor të mbajtur në Akademi janë dhuruar 54 doza gjak, për nevojat e Qendrës së Transfuzionit të Gjakut.Personeli mjekësor thanë se thirrjes për dhënien e gjakut në mënyrë vullnetare i janë përgjigjur një numër i madh i pjesëtarëve të institucioneve të sigurisë publike të cilët janë duke ndjekur trajnime në Akademi. 

 

Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Ismail Smakiqi gjatë vizitës së tij tek personeli ku studentët dhuronin gjak u shpreh i kënaqur që Akademia është bërë një shembull i mirë për dhurimin e gjakut. 

“Dhurimi i gjakut është një sakrificë dhe ndihmë e madhe për të gjithë ata qytetarë që kanë nevojë për gjak”, tha Smakiqi. 

   

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës