}

NewsArticle

18/12/2014

Kadetët e Policisë së Kosovës u rreshtuan para Bordit të Akademisë

Vushtrri, 18 dhjetor 2014 - Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike sot kadetët e gjeneratës së 52-të të Policisë së Kosovës u rreshtuan para Bordit të Akademisë njëherit edhe drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës Shpend Maxhuni i cili gjithashtu është edhe udhëheqës i këtij bordi.

Me këtë rast Maxhuni mbajti një fjalim  i cili ju drejtua kadetëve duke çmuar vendosmërinë e tyre për të qenë pjesë e Policisë së Kosovës.

‘’Profesioni i policit ngërthen ne vete një kompleksitet që ndërlidhët më shumë elemente, dhe këto elemente mund ti mësoni gjatë trajnimit bazike. Profesioni i policit në asnjë rrethanë nuk duhet kuptuar si privilegj, por si përgjegjësi  dhe obligim për ruajtjen e rëndit dhe sigurisë në vend dhe për këtë gjatë trajnimit bazik ju duhet ti jepni prioritet ngritjes së juaj profesionale’’, tha Maxhuni.

Gjithashtu ai inkurajoi kadetët që maksimalisht të angazhohen në nxënien e njohurive që do të ju shërbejnë në  punën e tyre.

‘’Ndihuni krenar për vendimin që keni marrë për ti shërbyer qytetarëve të Republikës së Kosovës’’, tha Maxhuni.
 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

U mbajt takimi i nëntë i Bordit të AKSP-së
U mbajt takimi i nëntë i Bordit të AKSP-së

Vushtrri, 18 dhjetor 2014 - Bordi i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP),  mbajti sot takimin e nëntë  të radhës dhe të fundit për vitin 2014,   në të cilin morën pjesë drejtori i Përgjithshëm i Akademisë, Ismail Smakiqi, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, i cili njëherit është edhe kryesues i bordit, u.d i Kryeprokurorit të Shtetit Syl Hoxha, anëtarët tjerë të bordit, të cilët janë edhe përfaqësues të agjencioneve të sigurisë publike si dhe bashkëpunëtor ndërkombëtarë nga OSBE-ja dhe ICITAP-i. 

Gjatë këtij takimi u shqyrtuan pikat të cilat ishin në rënd dite; raporti rreth  aprovimit të standardeve të profesionit për zyrtarët e institucioneve për siguri publike. Më këtë rast drejtori Smakiqi ka raportuar para bordit se standardi i cili është miratuar në mars të këtij vit nga Bordi i Akademisë, është aprovuar edhe nga Autoriteti  Kombëtarë i Kualifikimeve.

Gjatë mbledhjes së bordit u shqyrtua edhe projekt -plani i trajnimeve për vitin 2015. Po ashtu bordi i Akademisë u njoftua nga drejtori Smakiqi edhe rreth aktiviteteve të AKSP-së në fushën e bashkëpunimit më ndërkombëtaret. 

Duke analizuar kushtet që ka Akademia si dhe ofrimin e trajnimeve Bordi i AKSP propozoi mbajtjen e kurseve për dy gjuhëve zyrtare, serbisht dhe shqip për të gjithë pjesëtarët e sigurisë publike. Ndryshe në takim u diskutuan edhe pika tjera të cilat lidhen më zhvillimet në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.
 

Lexo më shumë
Prof.dr. Enver Hasani, në Akademi (AKSP) është i angazhuar pa kompensim, në mënyrë vullnetare
Prof.dr. Enver Hasani, në Akademi (AKSP) është i angazhuar pa kompensim, në mënyrë vullnetare

Vushtrri, 22 dhjetor 2014 - Lidhur me lajmin e publikuar në disa portale në Kosovë, ku ndër të tjera thuhet se, Prof. dr. Enver Hasani, kryetar i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, punon si mësimdhënës në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP),  dëshirojmë t’ju informojmë se: “AKSP ka qenë e nderuar kur më 7 shkurt të vitit 2014, kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Prof. dr. Enver Hasani, ka nënshkruar kontratën për punë vullnetare të ofruar nga  AKSP, për mësimdhënie të lëndës: ‘E Drejta Kushtetuese’’’. 

Neni 6, pika 2 e kontratës, thotë se mësimdhënësi, Prof. dr. Enver Hasani, “angazhohet në mënyrë vullnetare, andaj punëdhënësi nuk ka obligim financiar ndaj mësimdhënësit sipas kushteve të kësaj kontrate”.

AKSP në vazhdimësi kultivon ndjenjën e falënderimit të thellë për kontributin e çmueshëm që kryetari Hasani po e jep në këtë institucion të arsimit të lartë në Kosovë, marrë parasysh faktin se ky është viti i parë i funksionimit të Fakultetit të Sigurisë Publike në Akademi. 

Dëshira e profesorit Hasani, që të mbajë ligjërata në mënyrë vullnetare dhe pa pagesë për studentët e Akademisë, të cilët vijnë nga agjencitë e zbatimit të ligjit, është inkurajim për Akademinë, studentët dhe mësimdhënësit e Fakultetit të Sigurisë Publike.

 

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës