}

NewsArticle

22/10/2014

Filluan ligjëratat në Fakultetin e Sigurisë Publike

Vushtrri, 22 tetor 2014 – Në Fakultetin e Sigurisë Publike i cili është në kuadër të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP)  filluan ligjëratat në programin bachellor për 69 studentët, pjesëtarë të institucioneve të sigurisë publike. 

Sot para studentëve mbajti ligjërata kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës,  prof.dr. Enver Hasani.

Me këtë rast Hasani u shprehë se ndjehet i lumtur  qw të kontribuoj në arsimimin e të punësuarve në institucionet e sigurisë, në përgjithësi rendit dhe ligjit në Republikën e Kosovës.

Përveç personelit të rregullt akademik prej tetë mësimdhënësve, Akademia ka angazhuar edhe një numër të mësimdhënësve nga Universiteti i Prishtinës si dhe ekspert në fushën e sigurisë 

Ky program i studimeve bachellor është mjaft me rëndësi sepse Akademia është i vetmi institucion kombëtarë trajnues dhe arsimor i gjashtë institucioneve të sigurisë publike. Programin studimor në nivelin bachellor të Fakultetit të Sigurisë Publike e bënë programin unikat në regjion dhe me gjerë.

Fakulteti i Sigurisë Publike filloi vitin e parë akademikë  2014/2015 më 15 tetor 2014, ku do ti ndjekin studimet 69 pjesëtarë të sigurisë publike në programin studimor Bachellor në fushën e sigurisë.


  • Share:

Lexo lajme tjera:

U hapë Fakulteti i Sigurisë Publike
U hapë Fakulteti i Sigurisë Publike

Vushtrri, 15 tetor 2014 – Në Fakultetin e Sigurisë Publike sot fillojë viti i parë akademikë  për vitin 2014/2015  ku do ti ndjekin studimet 69 pjesëtarë të sigurisë publike në programin studimor Bachellor në fushën e sigurisë. Fakulteti i Sigurisë Publike i cili është në  kuadër të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike është i akredituar nga Agjencia e Akreditimit. 

Në ceremoninë e hapjes së këtij fakulteti morën pjesë: zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni,  ud/i Kryeprokurorit të Shtetit, Sylë Hoxha, drejtori i Akademis, Ismail Smakiqi, drejtues të Agjencive të Sigurisë Publike, si dhe përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare. 

 

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka tha se Akademia e Kosovës për Siguri Publike, ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në ngritjen e kapaciteteve, fillimisht të Policisë së Kosovës, pastaj Doganës, Shërbimit Korrektues, Menaxhimit të Emergjencave, Shërbimit Sprovues dhe Inspektoratit Policor.


“Ministria e Punëve të Brendshme ka vlerësuar lartë punën e Akademisë e cila në përkrahje të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë dhe pas një angazhimi të jashtëzakonshëm po hapet  Fakulteti i  Sigurisë Publike, përkatësisht fillimi i funksionimit të programit studimor katërvjeçar Bachelor, në sigurinë publike, i dizajnuar në pajtueshmëri me sistemin e Bolonjës për arsimin e lartë”, tha Zeka. 


Ndërsa drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, ka përgëzuar Akademinë për një arritje kaq të rëndësishme, siç është hapja e Fakulteti të Sigurisë Publike. 


“Hapja e këtij Fakulteti është bërë me qëllim të avancimit të punës profesionale në të mirë të të gjithë qytetarëve të Kosovës. Hapja e këtij fakulteti është një etapë e re me qëllim të avancimit profesional, i cili do të ndikojë në mënyrë pozitive në punën e pjesëtarëve të sigurisë publike”, u shpreh Maxhuni.


Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Ismail Smakiqi e quajti moment historik hapjen e Fakultetit të Sigurisë Publike. 


“Akademia që  nga sot fillon në praktik funksionalizimin e nenit 2, pika 1 të Ligjit për Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, i cili Akademinë e bënë institucion përgjegjës për ofrimin e trajnimit dhe arsimit të lartë, si dhe zhvillimin e kapacitete në fushën e sigurisë publike”, tha Smakiqi. 


Drejtori i AKSP-së Ismail Smakiqi, theksoi se Akademia është i vetmi institucion kombëtar i trajnimit dhe arsimimit, ku më shumë se 12 mijë të punësuar në agjenci të sigurisë publike kanë përfunduar trajnimin bazik në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike. 

Ai tha se gjatë 15 vjetëve në Akademi janë shënuar mjaftë të arritura ku tash më hapjen e fakulteti po shënohet një e arritur  e madhe. Gjatë fjalimit drejtori Smakiqi ka përmendur disa faktet  të rëndësishme për Akademinë;

“Për çdo vit së paku 5000 vijues kryejnë trajnime të specializuara dhe të avancuara, së paku 20% e këtyre trajnimeve vazhdojnë të përkrahen nga instruktor ndërkombëtar, akademia çdo vit është duke dëshmuar se dëshiron të jetë ‘Qendër e eksilencës’ për trajnimin e oficerëve të lartë të zbatimit të ligjit, është përfshirë në të gjitha asociacionet e akademive dhe kolegjeve të zbatimit të ligjit në Evropë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bashkëpunon ngushtë me komunitetin, në përputhje me vizionin e saj, me qëllim të ruajtjes së paqes dhe ngritjes të sigurisë të qytetarit”, tha Smakiqi duke falënderuar të gjitha Institucionet vendore dhe ndërkombëtare për kontributin e tyre dhe përkrahjen e Akademisë. 

Para studentëve të vitit të parë akademik 2014/2015 një fjalë rasti ka mbajtur edhe dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike, Nazmi Iballi. Ai tha se programi studimor i akredituar përmban në vete traditën e vlerave civilizuese evropiane në fushën e sigurisë. 

 

Lexo më shumë
Përfundoi trajnimi Shkolla e Stafit Policor dhe Komandës
Përfundoi trajnimi Shkolla e Stafit Policor dhe Komandës

Pas një trajnimi dhjet javor në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, përfundoi trajnimi Shkolla e Stafit Policor dhe Komandës. 

Në ceremoninë e diplomimit morën pjesë, zëvendës ambasadorja Jennifer Bachus, ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi, drejtori i Përgjithshëm i AKSP-së Ismail Smakiqi, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës Naim Rexha, drejtori i Qendrës për Siguri Publike i Universitetit Northwestern David Bradford, menaxheri i Programit ICITAP për Kosovë Camerun Fisher  si dhe përfaqësues të Universitetit “Northwestern”.

Në këtë trajnim kanë marr pjesë 40 udhëheqës të lartë të policisë nga vendet e rajonit nga Kosova Shqipërisë, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia,  Maqedonia dhe Mali i Zi.

Nga të pranishmit ky trajnim u vlerësua lartë në ngritjen e nivelit profesional dhe përfitimit të njohurive të shkëlqyera nga fusha e sigurisë publike. Ky trajnim është organizuar nga ICITAP-i, ndërsa ligjërues në këtë trajnim ishin profesor nga Universiteti Northwestern.

Akademia edhe kësaj here ka qen nikoqire e mbajtjes së trajnimit Shkolla e Stafit Policor dhe Komandës.


 

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës