}

NewsArticle

14/10/2014

Nesër hapet Fakulteti i Sigurisë Publike

Vushtrri, 14 tetor  2014 – Nesër në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike (AKSP), mbahet Ceremonia e fillimit të vitit të parë akademikë 2014/2015, për studentët e Fakultetit të Sigurisë Publike.

Akademia tani më ka pranuar 69 studentë në vitin e parë të programit studimor  Bachelor në fushën e sigurisë publike për të gjitha agjencitë (oficerëve të zbatimit të ligjit).

 Ky program studimor, është akredituar nga Agjencia e Akreditimit, është rezultat i projektit dy vjeçar të binjakëzimit “Përmirësimi i arsimit në sektorin e rendit dhe sigurisë publike”, i financuar nga Komisioni Evropian. 

Në ceremoninë e hapjes pritet të marrin pjesë përfaqësues të Qeverisë së Kosovës, Kryeprokurori i Shtetit Zoti Sylë Hoxha, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Zoti Shpend Maxhuni, drejtues të Agjencive të Sigurisë Publike si dhe përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare. 

Ceremonia e hapjes bëhet me  15.10.2014  në ora 10:00. Ftohen mediat të marrin pjesë. 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Njoftim për studentet e pranuar në Fakultetin e Sigurisë Publike
Njoftim për studentet e pranuar në Fakultetin e Sigurisë Publike

Vushtrri, 01 tetor  20014 - Në Fakultetin e Sigurisë Publike i cili është në kuadër të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike që nga data 15 tetor të këtij viti do të fillojë studimet 69 pjesëtarë të sigurisë publike në vend.

Të gjithë studentët  të cilët janë pranuar në Fakultetin e Sigurisë janë të obliguar që të regjistrohen. Regjistrimi fillon nga data 02.10.2014 deri më datën 08.10.2014 çdo ditë pune nga ora 09:00 deri në ora 15:00 

Studentë të cilët nuk paraqiten për regjistrim brenda afateve të lartëcekura, konsiderohet se kanë hequr dorë nga studimet.

Studentët e pranuar me rastin e regjistrimit duhet të paraqesin, fletëregjistrimi i cili mund të merret në zyrën për Shërbime Studentore, si dhe mund ta shkarkoni  në web-faqe të Akademisë. Dy fotografi (formati 4x6), të cilat duhet të jenë sipas normave dhe rregullave për dokumente personale.

Listën e kandidatëve dhe fletëregjistrimin e gjeni të bashkangjitur më poshtë

Kliko këtu:  http://www.aksp-ks.net/repository/docs/20141001142806_Lista_e_studemteve_te_pranuar.pdf

 

Fleteregjistrimi: http://www.aksp-ks.net/repository/docs/20141001153755_Fleteregjistrimi.pdf

Lexo më shumë
U hapë Fakulteti i Sigurisë Publike
U hapë Fakulteti i Sigurisë Publike

Vushtrri, 15 tetor 2014 – Në Fakultetin e Sigurisë Publike sot fillojë viti i parë akademikë  për vitin 2014/2015  ku do ti ndjekin studimet 69 pjesëtarë të sigurisë publike në programin studimor Bachellor në fushën e sigurisë. Fakulteti i Sigurisë Publike i cili është në  kuadër të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike është i akredituar nga Agjencia e Akreditimit. 

Në ceremoninë e hapjes së këtij fakulteti morën pjesë: zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni,  ud/i Kryeprokurorit të Shtetit, Sylë Hoxha, drejtues të Agjencive të Sigurisë Publike, si dhe përfaqësues të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare


Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka tha se Akademia e Kosovës për Siguri Publike, ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në ngritjen e kapaciteteve, fillimisht të Policisë së Kosovës, pastaj Doganës, Shërbimit Korrektues, Menaxhimit të Emergjencave, Shërbimit Sprovues dhe Inspektoratit Policor.


“Ministria e Punëve të Brendshme ka vlerësuar lartë punën e Akademisë e cila në përkrahje të Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë dhe pas një angazhimi të jashtëzakonshëm po hapet  Fakulteti i  Sigurisë Publike, përkatësisht fillimi i funksionimit të programit studimor katërvjeçar Bachelor, në sigurinë publike, i dizajnuar në pajtueshmëri me sistemin e Bolonjës për arsimin e lartë”, tha Zeka. 


Ndërsa drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, ka përgëzuar Akademinë për një arritje kaq të rëndësishme, siç është hapja e Fakulteti të Sigurisë Publike. 


“Hapja e këtij Fakulteti është bërë me qëllim të avancimit të punës profesionale në të mirë të të gjithë qytetarëve të Kosovës. Hapja e këtij fakulteti është një etapë e re me qëllim të avancimit profesional, i cili do të ndikojë në mënyrë pozitive në punën e pjesëtarëve të sigurisë publike”, u shpreh Maxhuni.


Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike, Ismail Smakiqi e quajti moment historik hapjen e Fakultetit të Sigurisë Publike. 


“Akademia që  nga sot fillon në praktik funksionalizimin e nenit 2, pika 1 të Ligjit për Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, i cili Akademinë e bënë institucion përgjegjës për ofrimin e trajnimit dhe arsimit të lartë, si dhe zhvillimin e kapacitete në fushën e sigurisë publike”, tha Smakiqi. 


Drejtori i AKSP-së Ismail Smakiqi, theksoi se Akademia është i vetmi institucion kombëtar i trajnimit dhe arsimimit, ku më shumë se 12 mijë të punësuar në agjenci të sigurisë publike kanë përfunduar trajnimin bazik në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike. 

Ai tha se gjatë 15 vjetëve në Akademi janë shënuar mjaftë të arritura ku tash më hapjen e fakulteti po shënohet një e arritur  e madhe. Gjatë fjalimit drejtori Smakiqi ka përmendur disa faktet  të rëndësishme për Akademinë;

“Për çdo vit së paku 5000 vijues kryejnë trajnime të specializuara dhe të avancuara, së paku 20% e këtyre trajnimeve vazhdojnë të përkrahen nga instruktor ndërkombëtar, akademia çdo vit është duke dëshmuar se dëshiron të jetë ‘Qendër e eksilencës’ për trajnimin e oficerëve të lartë të zbatimit të ligjit, është përfshirë në të gjitha asociacionet e akademive dhe kolegjeve të zbatimit të ligjit në Evropë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, bashkëpunon ngushtë me komunitetin, në përputhje me vizionin e saj, me qëllim të ruajtjes së paqes dhe ngritjes të sigurisë të qytetarit”, tha Smakiqi duke falënderuar të gjithë Institucionet vendore dhe ndërkombëtare për kontributin e tyre dhe përkrahjen e Akademisë. 

Para studentëve të vitit të parë akademik 2014/2015 një fjalë rasti ka mbajtur edhe dekani i Fakultetit të Sigurisë Publike, Nazmi Iballi. Ai tha se programi studimor i akredituar përmban në vete traditën e vlerave civilizuese evropiane në fushën e sigurisë. 

 

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës