}

NewsArticle

05/08/2014

Drejtori Smakiqi priti në takimi disa kadetë ushtarak nga SHBA dhe Kosova

Vushtrri, 05 gusht 2014 – Kadetët e Akademive Ushtarake nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe ata të Forcës së Sigurisë së Kosovës vizituan Akademinë e Kosovës për Siguri Publike, ku u priten nga Drejtori i Përgjithshëm, Ismail Smakiqi.  Si çdo herë ata edhe kësaj radhe zgjodhën Akademinë  për ta vizituar për tu njoftuar më për se afërmi me trajnimet dhe aktivitetet tjera që zhvillohen në Akademi.
Gjatë takimit ata u njoftuan edhe për proceset tjera të rëndësishme siç janë hapja e Fakulteti të Sigurisë Publike etj.

Drejtori Smakiqi gjatë këtij takimi falënderoi SHBA-në për ndihmën e vazhdueshme që po i bënë Kosovës në gjitha fushat konkretisht në fushën e sigurisë.
Ndërkaq kadetët  ushtarak  nga  SHBA-të u interesuan rreth trajnimeve dhe aktiviteteve që zhvillohen në Akademi.  

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Nesër mbahet testi me shkrim
Nesër mbahet testi me shkrim

Vushtrri, 04 korrik 2014 – Të gjithë zyrtarët e agjencioneve të sigurisë publike të cilët kanë aplikuar në Fakultetin e Sigurisë Publike i njoftojmë se nesër me datën 05.08.2014 në ora 10:00 në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike do të mbahet testi me shkrim.

Ju njoftojmë se listën me emrat e të gjithë zyrtarëve të cilët kanë për t’iu nënshtruar testit me shkrim e gjeni më poshtë. 

Lista e kandidatëve të cilët kanë të drejtë t’i nënshtrohen testit

Lexo më shumë
Në Akademi u mbajt provimi pranues
Në Akademi u mbajt provimi pranues

Vushtrri, 05 gusht 2014 - Më shumë se 200 zyrtarë të agjencioneve të sigurisë publike iu nënshtruan provimit  pranues në vitin e parë akademik 2014/2015, në Fakultetin e Sigurisë Publike i cili është në kuadër të Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP).

Të drejt aplikimi kanë pasur të gjithë ata zyrtarë që janë të punësuar në Policinë e Kosovës, Shërbimin Korrektues të Kosovës, Dogana e Kosovës, Agjensionine Menaxhimit të Emergjencave, Shërbimin Sprovues të Kosovës dhe Inspektorati Policor të Kosovës.
Fakulteti i Sigurisë Publike këtë vit ka hapur dyert për 65 studentë të cilët do ti vijojnë studimet në fushën e sigurisë.

Akademia e Kosovës për Siguri Publike dhe  Fakulteti i Sigurisë Publike, në vitin e parë të studimeve, për vitin akademik 2014/2015 do të regjistrojë 65 sipas kuotës së përcaktuar në drejtimet e programit të studimit bachelor në sigurinë publike, siç janë drejtimi policor, doganor, menaxhimi emergjent,  korrektuese dhe sprovues.

Ndryshe në Fakultetin e Sigurisë Publike studimet bachelor për pjesëtaret e agjencive të sigurisë publike ofrohen falas dhe pa shkëputje nga puna.
 

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës