}

NewsArticle

24/06/2014

Zv/ministri i Punëve të Brendshme nga Afganistani Ikramuddin Yawar vizitoj Akademinë

Vushtrri, 24 qershor 2014 – Drejtori i Akademisë së Kosovës për Siguri Publike (AKSP), Ismail Smakiqi, priti sot në takim zëvendësministrin e Punëve të Brendshme nga Afganistani, Ikramuddin Yawar .  Delegacioni i përbërë  prej pesë anëtarëve është interesuar rreth rolit, trajnimeve dhe aktiviteteve që zhvillohen në Akademi.
Më këtë rast  drejtori Smakiqi, e njoftoj delegacionin për trajnimet, aktivitetet  dhe të gjitha zhvillimet  në AKSP. Ai po ashtu e informoi delegacionin për proceset e fundit në Akademi si dhe për progresin e vazhdueshëm që po bën institucioni ynë drejtë realizmit të qëllimeve të saj. Smakiqi foli edhe për qëllimin i cili është që Akademia të marrë karakter regjional në Evropën Juglindore për studime në fushën e sigurisë publike.  Delegacioni u informua edhe për anëtarësimin e Akademisë në disa organizata ndërkombëtare që kanë të bëjnë më fushën e sigurisë publike.
Ndërsa zv/ministri, Ikramuddin Yawar,  duke shprehur falënderimin e tij për pritjen theksoi rëndësinë e bashkëpunimit  mes institucioneve të sigurisë nga Kosova dhe Afganistani.  Të dy palët u dakorduan për avancimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit ndërinstitucional. Në fund delegacioni nga Afganistani bënë një vizitë në gjithë objektin e AKSP-së.
 

  • Share:

Lexo lajme tjera:

Bordi i Akademisë mbajti takimin e radhës
Bordi i Akademisë mbajti takimin e radhës

Vushtrri,  18 qershor 2014 – Bordi i Akademisë së Kosovës për Siguri (AKSP), mbajti sot takimi e shtatë të radhës  në të cilin morën pjesë, Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë, Ismail Smakiqi, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, i cili njëherit është kryesues i bordit,  përfaqësues të agjencioneve tjera të sigurisë publike si dhe bashkëpunëtor ndërkombëtarë nga OSBE-ja dhe ICITAP-i.
Gjatë këtij takimi u shqyrtuan pikat të cilat ishin në rënd dite si raportimi mbi zhvillimin e procesit të akreditimit të Akademisë; plani për mundësinë e barabartë si dhe përcaktimi rreth mënyrës së kryerjes së studimeve të zyrtarëve të institucioneve për siguri publike.
Në takim drejtori i Akademisë, Ismail Smakiqi ka raportuar për procesin e akreditimit. Duke analizuar kushtet që ka Akademia si dhe ofrimin e trajnimeve që bëhet sipas standardeve evropiane drejtori Smakiqi u shpreh se procesi i akreditimit do të përfundojë më sukses. Smakiqi po ashtu foli edhe për hapat e mëtutjeshëm pas akreditimit.
Ndërsa duke folur rreth planit të mundësive të barabarta drejtori Smakiqi, tha se krijimi i mundësive të barabarta duhet të jetë në të gjitha fushat e jetës
Shoqërore, po ashtu edhe në institucionet e sigurisë publike.
Ndërsa kryesuesi i Bordit të Akademisë, Shpend Maxhuni, përgëzoj stafin për punën e bërë rreth akreditimit.
Sa i përket barazisë Maxhuni tha se të gjitha institucionet kanë arritur që të krijojnë mundësi të barabarta. “Unë propozoj që barazia të shkoj pesëdhjetë me pesëdhjetë, aty ka  mundësi”, tha Mazhuni.
Po ashtu gjatë takimit u vendos për mënyrën e vijimit të pjesës teorike dhe praktike të mësimit për zyrtarët e institucioneve të sigurisë publike të cilët do të vijojnë studimet në programin bachelor në fushën e sigurisë publike në Akademi.

 

Lexo më shumë
Akademia shpallë konkurs për pranimin e studentëve  në vitin e parë të studimeve themelore - bachelor në vitin akademikë 2014/2015
Akademia shpallë konkurs për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore - bachelor në vitin akademikë 2014/2015

Vushtrri, 10 korrik 2014 – Akademia e Kosovës për Siguri Publike pas akreditimit të programit për studime të sigurisë shpallë konkurs për pranimin e studentëve në vitin e parë të studimeve themelore bachelor në vitin akademikë 2014/2015.Të drejtë aplikimi kanë vetëm zyrtarët e institucioneve të sigurisë publike si; Policia e Kosovës, Dogana e Kosovës , Agjencioni i Menaxhimit të Emergjencave, Inspektorati Policor si dhe Shërbimi Sprovues.Për më shumë informata klikoni këtu:

http://aksp.rks-gov.net/repository/docs/KONKURS.pdf

 

Aplikacioni gjeni të bashkangjitur: http://aksp.rks-gov.net/repository/docs/Aplikacion_shqip-serbisht.pdf


Manuali për provim pranues - Për më shumë informata klikoni këtu: http://aksp.rks-gov.net/repository/docs/Manuali_per_provim_pranues_-_Shqip.pdf

 

Prirucnik za pripremu prijemnog ispita:

http://aksp.rks-gov.net/repository/docs/Manuali_per_provim_pranues_-_Serbisht.pdf

Lexo më shumë
Logo

Na ndiqni në rrjetet sociale!

Lokacioni:

Rr: "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", Nr.60, 42000 Vushtrri, Republika e Kosovës